‘Tramvaj me emrin dëshirë’- shfaqja e radhës e festivalit MEDIUMS

“Për njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë moralin në altarin e lumturisë”, shfaqja e radhës e festivalit MEDIUMS.

Një ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ ku bashkohen forca dhe dobësia, e vërteta dhe gënjeshtra, morali dhe imoraliteti, mirësia dhe ligësia. Një skenë ku dashuria, morali, famila… të gjitha provokohen, por në fund e vërteta mbizotëron.

Është shfaqja ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ e vënë në skenë këtë të hënë në ArTurbina nga aktorët Dina Mušanović, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak and Noa Jugo. Vendosja në skenë e kësaj vepre ikonike, u krijua si temë diplome e aktores Dina Mušanović në departamentin e Akrtrimit në Akademinë e Arteve Performuese Sarajevë. Pjesa është shkruar në vitin 1947 nga dramaturgu Tennessee Williams dhe është ndër më të suksesshmet e këtij dramturgu.

‘Tramvaj me emrin dëshirë’ flet për njerëzit në udhëkryq. Ata që arrijnë ta menaxhojnë një udhëkryq dhe të tjerët që mposhten. Nuk është për njerëz të mire dhe të këqinj, pasi, në fund të fundit, asnjëherë nuk është ky rasti që prezanton letërsia e mire.

Kjo shfaqje nuk është as për të vërtetën dhe gënjeshtrën, edhe përse thuhen shumë të vërteta dhe gënjeshtra. Ne po flasim për njerëz që dashurojnë dhe që janë gati të zhysin duart e tyre në të pamoralshmen për të mbajtur gjallë iluzionin e dinjitetit të tyre. Kjo shfaqje flet për njerëzit të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë moralin në altarin e lumturisë. ‘Tramvaj me emrin dëshirë’ është një shfaqje për ne.

Ne gjithmonë e gjejmë veten në udhëkryqe, dhe shpesh humbasim në to. Ashtu si Blanche Dubois, ne besojmë që e mira ekziston por e kemi frikë atë. Ne besojmë në të vërtetën, por, për sigurinë tonë, shpesh zgjedhim mos të flasim për të.

E vërteta na kafshon, dhe plagët e saj infektohen si plagët e Philoctetes, por sërish me këmbëngulje besojmë që në një moment të caktuar çdo gjë shkon në vendin e duhur, e vërteta, e mira dhe forca, janë ato që do të na shpëtojnë. Ashtu si për Blanche, askush nuk duartroket për ne” thotë aktores Dina Mušanović.

‘Tramvaj me emrin dëshirë’ ishtë shfaqja e radhës e Festivalit të Teatrit Bashkëkohor MEDIUMS.

Kjo ngjarje kulturore mblodhi në kryeqytet artistë dhe trupa teatrore, kuratorë festivalesh e kritikë ndërkombëtare e kombëtare në katër shfaqje duke e përfshirë kryeqytetin në kalendarin artistik ndërkombëtar. Festivali i Teatrit Bashkëkohor është një platformë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe interesin për artin teatror në Tiranë përmes shfaqjeve bashkëkohore ndërkombëtare, të nxisë dialog profesional, të edukojë audiencën në nivel artistik dhe estetik.

Kjo ngjarje artistike synon të kthehet në një iniciativë të përvitshme dhe me një ndikim afatgjatë në rritjen e audiencës, si dhe në rritjen e numrit të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të përfshirë. Festivali do të ofrojë më shumë mundësi për artistët e rinj dhe për qytetarët artdashës./balkanweb/ KultPlus.com

Festivali Mediums, paneli i debatit në ditën e tretë të festivalit

Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali.

Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.. Drejtori i teatrit Kombëtar, Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës, insitivat private përmes të cilave kaloi një periudhë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.

“Më bën përshtypje mungesa e vendosmërise tek të rinjtë  të cilët presin nga insitucionet.. ndërkohë që pavarësia nga institucionet shtetërore është rruga e duhur.  Trokisni nëpër dyer ato duhen shqyer jo thjeshtë trokitur. Askush nuk mund të presë që rruga të jetë e lehtë, kërkon shumë sakrificë.’

Gazetari Ben Andoni  solli në vëmendje Shqipërinë e viteve 30 kur kishte varfëri ekstrem, mungesë të theksuar zhvillimi e kur disa të rinj të të gjitha fushave letërsi, art e profesione të tjera u bashkuan në klube ku prodhuan art e letërsi, prodhuan zhvillim për vendin.

“Kam dy ide, e para  me vjen nga historia jonë në vitet 30 kur Tirana ishte një fshat dhe asgjë më shumë e kur një grup të rinjsh të kulturuar krijuan klubet kulturore atë që Britania, Gjermani, Franca e vende të tjera e kishin bërë  shekuj me heret. Të rinjtë e viteve 30 krijuan klubet kulturore ku shtjelloheshin idetë dhe ashtu nisën të zhvillojnë artin dhe kulturën. Pa ide nuk mund të bësh teatër, nuk mund të bësh art.’

 “Nuk duhet vetëm të ankoheni për mungesën e mundësive. Këshilla ime është mësoni të dështoni se duke dështuar do të krijo përvojë të vlefshme dhe finalja e rrugës drejt skenës do të jetë patjetër e bukur”.

Pas bisedës aktorët profesionistë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen ” Heshtja”, pjesë e këtij festivali. Me akorët Lulzim Zeqja dhe Krist Lleshi./topchannel/KultPlus.com