Pas lajmit se aktori i madh shqiptar, Rikard Ljarja u nda nga jeta, mesazhe prekëse erdhën nga kolegët e tij. Prekës është edhe dedikimi që miku i tij, regjisori Mevlan Shanaj, i bën Ljarjas, i cili thekson se dhimbja ka emrin e aktorit.
Shanaj thekson se regjisori i njohur do të kthehet në Shkodrën e jetës, qyteti ku ai u lind dhe tashmë do të prehet.
Mesazhi i Mevlan Shanaj
Ej iku RiKard Ljarja! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzeqeshja eshte per te, liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur, zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit dashurise tende, ne tashme dime te vdesin te ndershem. dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte! /KultPlus.com
”Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera”.
Mevlan Shanaj erdhi fiks në orar, i relaksuar dhe spontan.
Ka ruajtur sharmin e dikurshëm, stilin. E kishim lënë për një intervistë, tek
restorant Amici MIEI në Tiranë. Intervista nuk kishte sesi të mos ishte dhe mbi
filmin, por me një artist të përmasave të tilla mund të flasësh për shumë gjëra.
Preferoj të mos ndalem tek karriera.
Kush nuk e njeh Mevlan Shanaj? Por a e di publiku se çfarë
mendon Artisti për realitetin e sotëm? Le të fillojmë me vetë njeriun, pastaj
tek marëdhënia e sinqertë mes njerëzve, guximi i intelektualit. Le të flasim
për qytetarin, për krizën kombëtare, pse jo dhe për politikën. Në dhe për
politikën, por hë për hë ta lemë pak jashtë.
Takimi herët me filmin të jep mundësinë të zbulosh njëriun,
ta duash të bukurën dhe të kuptosh e kritikosh me një sy objektiv realitetin ku
jeton. Mevlani nuk i thotë rëndë kritikat e tij, nuk e përplas në fytyrë
hipokrizinë, por nuk e pranon atë. Mbron një parim të vetin: krijimin e një
marëdhënieje të sinqertë me tjetrin.
Toleranca: “Nuk e kam njohur kurrë xhelozinë apo cinizmin
brenda vetes”, tregon Mevlan Shanaj. “Edhe humbjen e kam pranuar me sportivitet
krejt normalisht. Kjo mesa duket ka ndikuar pozitivisht tek unë. Tjetër gjë
ambicja. Kam dashur ta bëj punën time sa më mirë dhe kam investuar maksimalisht
tek ajo. Nga ana tjetër kam menduar se në këtë botë ka vend për cilindo për tu
shprehur”, tha ai.
Takimi i parë me filmin: “Isha student dhe me thirrën për
një provë. Kisha një rol të mirë në film. Dikush më pa dhe më ftoi. Provimi
është rastësi, më tej duhet të përpiqesh për të arritur atë që do. Duhet të
kërkosh më shumë. Në jetën time nuk kam qenë asnjëherë i kënaqur me atë që kam
arritur, dhe kam kërkuar më tepër. Por më duhet të them se takimi me
televizionin më ka hapur një botë të re. Aty kam eksploruar gjithçka. Isha i ri
dhe doja të kapja majat. Kam filluar më gjëra më të thjeshta, më pas kam kaluar
tek show dhe spektaklet.”
Madhështia: Vetëm puna e bën të madh një artist. Karakteri i
fortë bën njeriun. Mevlan Shanaj vlerëson jashtëzakonisht shumë karakterin e
njeriut dhe kulturën e tij, si tek meshkujt por sidomos tek femrat. “Një
karakter i fortë di të ecë para dhe të kapërcejë situatat që nuk janë të
favorshme. Por kultura është e domosdoshme në çdo profesion që zgjedh apo fushë
të jetës. Pastaj duhet të insistosh, pa të nuk shkon askund.
Morali dhe kultura: Mevlan Shanaj urren hipokrizinë dhe
servilizmin. Por nuk e godas, thjesht e lë të kalojë. Toleron shumë, e thotë
dhe vetë, dhe ka një parim. Krijimi i marëdhënieve të sinqerta me të tjerët.
Kombit tonë i mungon ndershmëria. Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se
çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar
deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera.
A kemi artista të mëdhenj të ardhshëm? “Artisti shfaqet në
produksion. Në rafshin e kinemasë është një djalë që po ecën, Xhelili. Në
Shqipëri nuk kemi talente të pikasur. Në kohën tonë kishte role dhe ngarkesa.
Ndërsa sot nuk ka prodhim, ose janë të limituara nuk janë shumë. “
Kriza kombëtare dhe morali: “Kriza kombëtare ka influencuar
kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë në të gjitha profesionet. Shqipëria dhe
shqiptarët kanë krizë morale. Shikoje si përbaltet njeriu i politikës, që e
kanë zgjedhur vetë njerëzit ti përfaqësojë. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja
është ekonomi e zhvilluar, jo vetëm talent. E keqja është se shqiptarët nuk
arrijnë të imponohen askund. As në zgjedhje”, thotë ai.
I përkëdhelur nga fati? Po. Publiku e do artin, dhe atij i
janë hapur dyert kudo.
Vendi me komod? Me nipin e mbesën. Kur jam me ta jam njeriu
me komod në jetë.
Cfare do e ribënit? Ika nga mjekësia për në art. Besoj se
nuk duhet ta lija.
Radio apo Tv? Mevlan Shanaj pranon se ka një marëdhënie
shumë të mirë me muzikën, dhe radion. Televizionin më pak. Thotë se ky i fundit
është diktator. Të jep informacion pasiv.
Teatër apo film? Preferon lirinë që i jep teatri. Është më
fisnik dhe tolerant. Do filmat me karakter psikologjik, por nuk i ndjek
serialet. I quan “abuzime” me karakter financiar, jo kulturor. “Është abuzuar
skajshëm me shqiptarët. Nga këto telefilma nuk përfitojnë asnjë kulturë.
Marëdhënia më politikën: Cdo veprim që bëhet në Shqipëri nga
politika është në kundërshtim më parimet e Europës në çdo vend. Janë veprime të
patretshme. Europa nuk i pranon. Ajo nuk pranon një parlament ku hynë
kriminelët dhe hajdutët. Ajo nuk pranon 4000 njerëz në kërkim që nuk i gjen dot
policia. Pse ndodhi që parlamenti holandez tha ‘Jo’? Nuk është problem i
drogës, por i mentalitetit të shqiptarit. Vunë re që shqiptarët vrasin.
Shqiptarët për pak të marrin jetën.
Zgjidhja është të shohim brenda vetes. Nëse nuk e kërkojmë
brenda vetes por e hedhim tek tjetri fajin nuk do të ia dalim asnjëherë. Dikur
thonin “ekonomia jonë është më e larta” etj etj. Ishtë koha e diktaturës. Pra
mos shikimi i vetes me sy kritik na ka dhënë këto rezultate. Ne nuk e dimë ku
është bota. Me thuaj një fushë që e dimë. Jemi të distancuar nga të gjitha
fushat. Edhe në familje femra është pronë. Në botë është partnere. Fenomeni
shqiptar është i dhimbshëm, prandaj duhet të punojmë për këtë.
Një recetë e shkurtër, koncentrat i eksperiencës së viteve të kaluara pranë realitetit shqiptar më art, me vërtetësi. Nuk ka sesi të mos ngresh zërin. Eshtë koha, mbi të gjithë e artistit, intelektualit, qytetarit të thjeshtë. Tek e fundit janë qytetarët ata janë prekur më shumë se kushdo nga tranzicioni i gjatë shqiptar. Tani duhet të dëbojmë frikën dhe të ndërtojmë duke mësuar mbi të gjitha nga njohja e vetvetes, asaj që ishim, dhe asaj që duam të jemi. Një model më i mirë ekziston për këdo. Le të kemi kurajon ta ndjekim. GazetaLetrare.com/KultPlus.com
“Një njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja. Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë. Antivlerat shihen si vlera”.
Mevlan Shanaj erdhi fiks
në orar, i relaksuar dhe spontan. Ka ruajtur sharmin e dikurshëm, stilin. E
kishim lënë për një intervistë, tek restorant ‘Amici MIEI’ në Tiranë.
Intervista nuk kishte sesi të mos ishte dhe mbi filmin, por me një artist të
përmasave të tilla mund të flasësh për shumë gjëra. Preferoj të mos ndalem tek
karriera.
Kush nuk e njeh Mevlan
Shanaj? Por a e di publiku se çfarë mendon Artisti për realitetin e sotëm? Le
të fillojmë me vetë njeriun, pastaj tek marrëdhënia e sinqertë mes njerëzve,
guximi i intelektualit. Le të flasim për qytetarin, për krizën kombëtare, pse
jo dhe për politikën. Në dhe për politikën, por hë për hë ta lemë pak jashtë.
Takimi herët me filmin
të jep mundësinë të zbulosh njeriun, ta duash të bukurën dhe të kuptosh e
kritikosh me një sy objektiv realitetin ku jeton. Mevlani nuk i thotë rëndë
kritikat e tij, nuk e përplas në fytyrë hipokrizinë, por nuk e pranon atë.
Mbron një parim të vetin: krijimin e një marrëdhënieje të sinqertë me tjetrin.
Toleranca: “Nuk e kam
njohur kurrë xhelozinë apo cinizmin brenda vetes”, tregon Mevlan Shanaj. “Edhe
humbjen e kam pranuar me sportivitet krejt normalisht. Kjo mesa duket ka
ndikuar pozitivisht tek unë. Tjetër gjë ambicia. Kam dashur ta bëj punën time
sa më mirë dhe kam investuar maksimalisht tek ajo. Nga ana tjetër kam menduar
se në këtë botë ka vend për cilindo për t’u shprehur”, tha ai.
Takimi i parë me filmin:
“Isha student dhe me thirrën për një provë. Kisha një rol të mirë në film.
Dikush më pa dhe më ftoi. Provimi është rastësi, më tej duhet të përpiqesh për
të arritur atë që do. Duhet të kërkosh më shumë. Në jetën time nuk kam qenë
asnjëherë i kënaqur me atë që kam arritur, dhe kam kërkuar më tepër. Por më
duhet të them se takimi me televizionin më ka hapur një botë të re. Aty kam
eksploruar gjithçka. Isha i ri dhe doja të kapja majat. Kam filluar me gjëra më
të thjeshta, më pas kam kaluar tek shoë dhe spektaklet.”
Madhështia: Vetëm puna e
bën të madh një artist. Karakteri i fortë bën njeriun. Mevlan Shanaj vlerëson
jashtëzakonisht shumë karakterin e njeriut dhe kulturën e tij, si tek meshkujt
por sidomos tek femrat. “Një karakter i fortë di të ecë para dhe të kapërcejë
situatat që nuk janë të favorshme. Por kultura është e domosdoshme në çdo
profesion që zgjedh apo fushë të jetës. Pastaj duhet të insistosh, pa të nuk
shkon askund.
Morali dhe kultura:
Mevlan Shanaj urren hipokrizinë dhe servilizmin. Por nuk e godas, thjesht e lë
të kalojë. Toleron shumë, e thotë dhe vetë, dhe ka një parim. Krijimi i
marrëdhënieve të sinqerta me të tjerët. Kombit tonë i mungon ndershmëria. Një
njeri i kulturuar di ta përcaktojë se çfarë është nderi, morali, apo e pamoralshmja.
Një njeri i pakulturuar deformohet, shitet. Kjo është fatkeqësia jonë.
Antivlerat shihen si vlera.
A kemi artistë të
mëdhenj të ardhshëm? “Artisti shfaqet në produksion. Në rrafshin e kinemasë
është një djalë që po ecën, Xhelili. Në Shqipëri nuk kemi talente të pikasur.
Në kohën tonë kishte role dhe ngarkesa. Ndërsa sot nuk ka prodhim, ose janë të
limituara nuk janë shumë. “
Kriza kombëtare dhe
morali: “Kriza kombëtare ka influencuar kudo. Shoqëria kombëtare po kalon krizë
në të gjitha profesionet. Shqipëria dhe shqiptarët kanë krizë morale. Shikoje
si përbaltet njeriu i politikës, që e kanë zgjedhur vetë njerëzit ti
përfaqësojë. Arti ka buxhet minimal. Kinemaja është ekonomi e zhvilluar, jo
vetëm talent. E keqja është se shqiptarët nuk arrijnë të imponohen askund. As
në zgjedhje”, thotë ai.
I përkëdhelur nga fati?
Po. Publiku e do artin, dhe atij i janë hapur dyert kudo.
Vendi me komod? Me nipin
e mbesën. Kur jam me ta jam njeriu me komod në jetë.
Çfarë do e ribënit? Ika
nga mjekësia për në art. Besoj se nuk duhet ta lija.
Radio apo Tv? Mevlan
Shanaj pranon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me muzikën, dhe radion.
Televizionin më pak. Thotë se ky i fundit është diktator. Të jep informacion
pasiv.
Teatër apo film?
Preferon lirinë që i jep teatri. Është më fisnik dhe tolerant. Do filmat me
karakter psikologjik, por nuk i ndjek serialet. I quan “abuzime” me karakter
financiar, jo kulturor. “Është abuzuar skajshëm me shqiptarët. Nga këto
telefilma nuk përfitojnë asnjë kulturë.
Marrëdhënia me politikën:
Çdo veprim që bëhet në Shqipëri nga politika është në kundërshtim më parimet e
Europës në çdo vend. Janë veprime të patretshme. Europa nuk i pranon. Ajo nuk
pranon një parlament ku hynë kriminelët dhe hajdutët. Ajo nuk pranon 4000
njerëz në kërkim që nuk i gjen dot policia. Pse ndodhi që parlamenti holandez
tha ‘Jo’? Nuk është problem i drogës, por i mentalitetit të shqiptarit. Vunë re
që shqiptarët vrasin. Shqiptarët për pak të marrin jetën.
Zgjidhja është të shohim
brenda vetes. Nëse nuk e kërkojmë brenda vetes por e hedhim tek tjetri fajin
nuk do të ia dalim asnjëherë. Dikur thonin “ekonomia jonë është më e larta” etj
etj. Ishte koha e diktaturës. Pra mos shikimi i vetes me sy kritik na ka dhënë
këto rezultate. Ne nuk e dimë ku është bota. Me thuaj një fushë që e dimë. Jemi
të distancuar nga të gjitha fushat. Edhe në familje femra është pronë. Në botë
është partnere. Fenomeni shqiptar është i dhimbshëm, prandaj duhet të punojmë
për këtë.
Një recetë e shkurtër, koncentrat i eksperiencës së viteve të kaluara pranë realitetit shqiptar më art, me vërtetësi. Nuk ka sesi të mos ngresh zërin. Është koha, mbi të gjithë e artistit, intelektualit, qytetarit të thjeshtë. Tek e fundit janë qytetarët ata janë prekur më shumë se kushdo nga tranzicioni i gjatë shqiptar. Tani duhet të dëbojmë frikën dhe të ndërtojmë duke mësuar mbi të gjitha nga njohja e vetvetes, asaj që ishim, dhe asaj që duam të jemi. Një model më i mirë ekziston për këdo. Le të kemi kurajën ta ndjekim sot. /Marrë nga aktoretshqiptare.info/