Mikel Maruli, poeti me prejardhje arvanitase

Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane.

Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonëse martesa nuk zgjati shumë. Neaera, së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë, duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante, shkruan në “Historia e Letërsisë Shqiptare” Albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500.

Ishte fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XV kur Kostandinopoja ra ndër duart e barbarëve osman të cilët nuk kursyan asgjë, përfshirë edhe kulturën e artin (si mund të dojë një barbar artin?!). Familjet e kulturuara që e donin artin nuk mund të vazhdonin të jetonin në një vend që po gëlonte nga dhuna dhe spastrimi kulturor, prandaj morën rrugët e atyre vendeve të Evropës ku akoma nuk kishte hyrë tymi i zjarrit të injorancës osmane.

Në Kostandinopojë, duke qenë se ishte një ndër dy qendrat e krishtërimit, qenë vendosur për t’u mbrojtur edhe familje nga vende ku tanimë osmanët qenë “turrur” duke marrë para çdo gjë. Mes tyre ishte edhe familja e Marulëve e cila u shpërngul nga Moreja, vendi të cilit i kushtohet edhe kënga “Moj e bukura More” kur osmanët erdhën dhe u vendos në “të pathyeshmen” Kostandinopojë.

Në fillim të vitit 1453, kjo familje përjetoi një gëzim të shumëpritur. Një djalë i vogël i cili do të pagëzohej me emrin Mikel lindi që ashtu sikurse engjëlli Mikel është rojtar i Parajsës, të bëhej rojtar i Atdheut.

Fare pak pas lindjes së tij, Kostandinopoja ra dhe Marulët u shpërngulën në Raguzë, vend ku Mikeli jetoi deri në rininë e hershme. Formimi i marrë aty la mbresa të pashlyeshme në kujtesën dhe krijimtarinë e tij në të ardhmen, gjë që shihet qartë në poezinë “Lavdi Raguzës”, shkruar vite pasi qe larguar nga aty.

Marulët e panë se Raguza nuk ishte vendi “ideal” për to, prandaj vijuan sërish udhëtimet, këtë herë drejt bregdetit apenin ku pas disa zhvendosjesh jo të gjata, përfundimisht u vendosën në Ankona.

Duke qenë se qysh në Raguzë xhevahiri i diturisë së Mikel Marulit pati shkëlqyer, me t’u vendosur në Itali ai vijoi studimet fillimisht në Venedik e më pas në Padova, njëlloj si paraardhësit e pasardhësit e tij humanistë.

Ai nuk ishte aspak indifernet ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tani më i marrë nga osmanët rrezikontë të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale ku u mbyt në Çeçino të Toskanës teksa kalonte me kalë në vitin 1500.

AlbertVataj / KultPlus.com

522 vjet nga vdekja e poetit arbëresh Mikel Maruli

Dje u shënua 522-vjetori i vdekjes së poetit të periudhës së Rilindjes, Mikel Maruli (1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Sipas historianëve, mendohet se ai ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja, pak muaj pas rënies së Konstandinopojës.

Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës.

Ai nuk ishte aspak indiferent ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tanimë i marrë nga osmanët rrezikonte të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina, më 11 prill 1500. / KultPlus.com

521 vjet nga vdekja e poetit arbëresh Mikel Maruli

Sot shënohet 521-vjetori i vdekjes së poetit të periudhës së Rilindjes, Mikel Maruli (1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Sipas historianëve, mendohet se ai ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja, pak muaj pas rënies së Konstandinopojës.

Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës.

Ai nuk ishte aspak indiferent ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tanimë i marrë nga osmanët rrezikonte të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina, më 11 prill 1500. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com