143 vjetori i lindjes së albanologut kroat, Milan Shuflaj, që mbronte tezën se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve

Sot është përvjetori i 143 i lindjes së studiuesit kroat, Milan Shuflaj.

Një ndër themeluesit e Albanologjisë, Shuflaj, dha jetën duke mbrojtur tezën e tij që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Ai u vra nga grupimi nacionalist “Jugosllavia e Re”.

Anëtarë të organizatës së regjimit, ‘Jugosllavia e re’, nën mbrojtje mbretërore, i bënë pritë atij në prag të derës në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekan, duke e mbytur atë. Më pas ia thyen banesën dhe i morën dorëshkrimin e librit të tij të tretë, ‘Codex albanicus’. Kurrë nuk u zhvilluan hetime për kriminelët. Autoritetet mohuan të kenë pasur njohuri për dorasit dhe ndaluan aktivitetet rreth funeralit të tij.

Milan Shuflaj lindi në Lepogllavë të Kroacisë, më 9 nëntor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Ka botuar librat “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj.

Pas Luftës së Parë Botërore, Shuflaj arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë, por serbët nuk i harruan lehtësisht argumentet e tij për lashtësinë e shqiptarëve. Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Ai vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj. / KultPlus.com

141 vjetori i lindjes së albanologut kroat, Milan Shuflaj, që mbronte tezën se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve

Sot është përvjetori i 141 i lindjes së studiuesit kroat, Milan Shuflaj.

Një ndër themeluesit e Albanologjisë, Shuflaj, dha jetën duke mbrojtur tezën e tij që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Ai u vra nga grupimi nacionalist “Jugosllavia e Re”.

“Anëtarë të organizatës së regjimit, ‘Jugosllavia e re’, nën mbrojtje mbretërore, i bënë pritë atij në prag të derës në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekan, duke e mbytur atë. Më pas ia thyen banesën dhe i morën dorëshkrimin e librit të tij të tretë, ‘Codex albanicus’. Kurrë nuk u zhvilluan hetime për kriminelët. Autoritetet mohuan të kenë pasur njohuri për dorasit dhe ndaluan aktivitetet rreth funeralit të tij”, shkruan në Wikipedia.

Milan Shuflaj lindi në Lepogllavë të Kroacisë, më 9 nëntor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Ka botuar librat “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shuflaj arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë, por serbët nuk i harruan lehtësisht argumentet e tij për lashtësinë e shqiptarëve. Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Ai vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj. /Zëri / KultPlus.com

Përkujtohet në Tiranë albanologu Milan Shuflaj

Kroati dëshmor i albanologjisë, Milan Shuflaj u përkujtua në një event të quajtur ditët kroate, por që më shumë kishte për bazë ndërtimin e urave ndërmjet dy vendeve.

Deputetja shqiptare e kuvendit të Kroacisë Ermina Lekaj, si e ftuar speciale theksoi që Shqipëria duhet të sjellë në vëmendje këtë personalitet që u vra nga sllavët.

“Siç e dimë akademiku, albanologu Shuflaj ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, duke shkruajtur historinë e tyre. Milan Shuflaj është i njohur edhe në Kroaci, sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, çdo vit ka manifestime përkujtimore për Milan Shuflaj, sepse ne e shohim atë si një baba të historisë së vërtetë për shqiptarët. Dhe mendojmë që shteti ynë i Shqipërisë, duhet të japë një kontribut ose një shenjë falënderimi për Milan Shuflajin”, tha Ermina Leka, deputete në Kuvendin e Kroacisë, raporton TCH.

Por çfarë do të ishte kjo shenjë falënderimi, kur në Tiranë një rrugë tashmë mban emrin e tij.

“Ky burrë do një shtatore. Dhe ne kemi sajuar fonde që të bëjmë një shtatore në mes të Tiranës, që të bëjmë një shesh në mes të Tiranës, por çuditërisht kryetari i bashkisë nuk e ka miratuar. Ne kemi shumicën e fondeve dhe i kërkojmë kryetarit të bashkisë që ta miratojë sheshin, e ka në sirtar kërkesën, ndërsa fondet i kemi gjetur ne shumicën. Dhe ministria e kulturës të na mbështesë”, tha Pal Trashaj, kryetar i Forumit Mbarëkombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në mbështetje të kësaj është edhe ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, e cila flet për rëndësinë e albanalogut, studimet e të cilit dhe sot janë pothuajse të pazëvendësueshme.

“Ai është në veçanti i njohur për punën e tij lidhur më Shqipërinë. Ai ka ndërtuar një miqësi midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Ai i përkushtoi jetën e tij albanologjisë. Mendoj që ne të gjithë e dimë që kemi rrënjë të përbashkëta. Rrënjë ilire, dhe ky është një tjetër avantazh”, u shpreh Sanja Bujas-Jurga, ambasadore e Kroacisë në Shqipëri./KultPlus.com