Anulohet ‘MTV Europe Awards 2023’, shkak shqetësimet e sigurisë mes luftës Hamas-Izrael

Ceremonia e MTV Europe Music Aëards është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, kanë njoftuar organizatorët, raporton Sky News. Eventi do të mbahej në Paris më 5 nëntor, me yje si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus etj.

Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës. MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi”, tha një zëdhënës i Paramount, i cili zotëron MTV.

Franca po përballet me frikën për sulme terroriste pasi një mësues u vra nga një refugjat çeçen 20-vjeçar, ndërsa policia gjithashtu parandaloi një sulm të ngjashëm në një shkollë tjetër. Dje, gjashtë aeroporte në të gjithë Francën u evakuuan pas kërcënimeve për sulme, ndërsa të hënën dy burra u qëlluan për vdekje në Bruksel nga një person i armatosur që pretendonte se ishte një mbështetës i ISIS./KultPlus.com

Rita Ora shfaqet elegante në të zeza në tapetin e kuq të MTV VMA 2023

Këngëtarja 32-vjeçare Rita Ora kaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë të zi me shpatulla të zhveshura mbrëmjen e së martës (12 shtator) në Qendrën Prudential në Newark, N.J.

Rita mori pjesë në shfaqjen e çmimeve me bashkëshortin e saj Taika Waititi, megjithëse ai nuk është fotografuar këtu.

Paraqitja e Ritës në VMA vjen një ditë pasi mori pjesë në sfilatën e Michael Kors në Nju Jork së bashku me shumë yje të tjerë!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Nicki Minaj, duke shënuar vitin e saj të dytë radhazi në këtë rol. Është hera e parë që ceremonia mbahet të martën.

Duke u transmetuar drejtpërdrejt në më shumë se 150 vende, spektakli global i mbushur me fansa nderon videoklipet më të mira të vitit të kaluar me performanca të paharrueshme, homazhe epike dhe paraqitje mahnitëse nga yjet më të mëdhenj të muzikës./ KultPlus.com

NEWARK, NEW JERSEY – SEPTEMBER 12: Rita Ora attends the 2023 MTV Music Video Awards at the Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by John Nacion/WireImage)
NEWARK, NEW JERSEY – SEPTEMBER 12: Rita Ora and Justin Timberlake attend the 2023 MTV Video Music Awards at Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for MTV)

Shqiptari Gjon’s Tears fiton çmimin ‘Best Swiss Act’ në “MTV Awards” (VIDEO)

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë, me ç’rast “MTV EMA” ka ndarë çmimet për artistët më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian, ku këngëtari shqiptar Gjon’s Tears ka fituar çmimin ‘Best Swiss Act’, shkruan KultPlus.

Për shtetin e Zvicrës ishin të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.

Njëra ndër prezantueset në MTV është edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, në këtë mbrëmje ku bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Ndërkohë, kujtojmë se artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”, është kategoria në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar. / KultPlus.com

Dua Lipa me katër nominime në MTV Video Music Awards

Këtë vit do të mbahet evenimenti MTV Video Music Awards pranë adhuruesve në kushte normale.

Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të kandidatëve në MTV Video Music Awards 2021 .

Pas Yllit të pop-it kryesojnë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo.

Artisti kanadez ka shtatë nominime, duke përfshirë “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin me Peaches.

Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe Rodrigo secili kanë nga pesë nominime.

Bieber dhe Megan Thee Stallion do të konkurrojnë me Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift për artisten e vitit.

Dua Lipa ka arritur të nominohet në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Evenimenti do të mbahet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator.

Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Ndërsa rastet e Covid-19 po vazhdojnë të rriten, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, tifozëve, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një, dhe ajo dhe Barclays Center po punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkohen adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline./KultPlus.com