“MTV Europe Music Awards” këtë vit do të mbahet në Dusseldorf

MTV Europe Music Awards këtë vit do të mbahet në Gjermani.

MTV tha të martën se shfaqja e çmimeve do të zhvillohet më 13 nëntor në PSD Bank Dome në Dusseldorf.

Ceremonia e sivjetme do të shënojë herën e gjashtë që Gjermania është mikpritëse e ngjarjes.

MTV EMA nderon artistë nga e gjithë bota. Shfaqja e këtij viti do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në 170 vende.

“Nuk ka asnjë ngjarje tjetër si MTV EMA që lidh audiencën në çdo cep të botës me artistët e tyre të preferuar”, tha në një deklaratë presidenti i rrjeteve ndërkombëtare, studiove dhe transmetimit të Paramount, Raffaele Annecchino, përcjell Klankosova.tv

“Mezi presim të kthehemi në Gjermani për të sjellë së bashku yjet më të mëdhenj të sotëm dhe super fansat për festën më të mirë të muzikës globale”.

Pritësi i vitit 2022, interpretuesit dhe të nominuarit nuk janë shpallur ende.

Shfaqja e çmimeve 2021 u mbajt në László Papp Budapest Sports Arena në Budapest, Hungari. Saweetie priti ngjarjen, ku performuan Ed Sheeran, Maluma, Imagine Dragons dhe artistë të tjerë. / KultPlus.com