Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Shkruan: Donika Hoti

Qyteti i Vjetër i Prishtinës shtrihet në mes të dy lumenjve Vellushës dhe Prishtevkës (Prishtinës), që rrjedhin nga kodrinat xehetare në anën perëndimore të Malësisë së Gallapit. Gjurmët e banimit në Prishtinë dhe rrethinë i gjejmë që në kohën  e parahistorisë, në lokalitetet e periudhës së bronzit deri në etnokulturën dardane që fillojnë nga shekulli VI deri IV p.e.s sonë e vërteton këtë.

Sipas Feliks Petançiqit, diplomatit dubrovinkas dhe i deleguari në oborrin e mbretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shekullin XVI-të thotë se: “Prishtina është një vend i begatshëm”. Prishtina në këtë kohë ishte e njohur si qendër tregtare, e sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinë mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmendën edhe lojërat kalorëse mesjetare. Ndërsa, sipas autorit sërb A. Bogosavleviq në veprën e tij “O Arnautima”, shkruan se “Prishtina në gjysmën e dytë të shekullit XIX kishte 17.000 banorë me 13 xhami”.

Çarshia e Prishtinës njihet si pjesa kryesore e tregtisë së Prishtinës së Vjetër, që nga shekulli i XV-të. Ajo pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin fizik, ekonomik dhe social për qytetin e Prishtinës. Tregu i vjetër (Pazari i Vjetër) u shkatërrua gjatë viteve 1950 dhe 1960, pas sloganit të modernizmit “Shkatërrojë të vjetrën, ndërto të rejën”.

Çarshia e Vjetër e Prishtinës ishte një kompleks unik tregtar që zhvillonte tregtinë me qytetet e tjera të Kosovës dhe gjetkë në Ballkan, ndërkohë zona ishte nën udhëheqjen e Perandorisë Osmane. Ato u ndërtuan gjatë shekujve XI-të, XVI-të dhe XVII-të, duke arritur formën e tyre përfundimtare të shekullit XIX-të. Këto komplekse tradicionale u zhvillua në dy lloje: Pazari i Mbuluar i njohur si “Bezistani” dhe Pazari i Hapur. I pari ishte kompleks i mbyllur me dyqane, ndërsa, i dyti u karakterizua me nga rreshtat e njëpasnjëshme të zanateve, ku tregtarët ekspozuan produktet e tyre çdo të marte.  

Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shekullin XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftëtarët Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Një karakteristikë të veçantë mund të theksohet se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmën e shekullit XVII-të ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Pas vrasjes së Maliq Pashë Gjinollit, që nga viti 1809, kjo familje kishte organizuar një ekspozitë familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri në vitin 1912. Muzeu i familjes feudale të Prishtinës me origjinë shqiptare bëhet institucioni kulturorë shumë i rëndësishëm dhe i ngjashëm me ato të oborrëve mbretërore feudale të shteteve të Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave ballkanike në vitin 1912.

Në koleksionin muzeor të familjes Gjinolli ka pas një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, e cila njihet për të gjithë prishtinasit si “Çarshia e Vjetër”, në verilindjen e qendrës së qytetit, në afërsinë të Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltani Mehmet Fatihut gjendet “Muzeu Etnologjik” i Prishtinës, i njohur për të gjithë vendasit si shtëpija “Emin Gjikut”, i cili funksionon në kuadër të Muzeut Historik të Republikës së Kosovës.

Ky kompleks është pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit e ndërtuar në fillim të shekullit XIX-të, ku ishte prona private e familjes feudale Gjinolli të Prishtinës.

Kryefamiljari i kësaj shtëpije i cili njihej për të gjithë prishtinasit me noflkën “burrë i vogël” dhe në gjuhën turke si “Eminçik”, që më vonë shëndërrohet në kompleks nga këtu e morri emrin ky kompleks.

Familja Gjinolli në këtë shtëpi jetuan deri në vitin 1956, kur nga politika dhe dhuna e Aleksandër Rankoviçit, si çdo familje shqiptare u detyruan t’i shesin për arsye të mos shpronësimit të pronave të tyre nga organet kompetente të kohës (niveli komunal). Ky kompleks gjatë periudhave (afro dy shekujve) ka pësua ndryshime të shumta si pasojë e ndërtimit të funksionit. Në tërësi, kompleksi i “Emin Gjikut” mbetët nga të pakta ato shtëpi qytetare të fillimit të shekullit XIX, që janë ruajtur në kryeqytetin e Kosovës.

Pas marrjes së vendimit nga niveli komunal i Prishtinës në pronë komunale në vitin 1957, ky kompleks fillimisht është përdorur si “Muze i Natyrës”, ku brenda dhe jashtë mund të shikohen kafshë të ngrira, ku vazhdoi të funksionoj deri në vitin 2000. Pas vitit 2000 deri 2006 kompleksi i “Emin Gjikut” iu nënshtrua restaurimit të tërësishëm. Me 27 korrik të vitit 2006 bëhet inaugrimi i këtij muzeut, ndërsa, instalimi dhe prezantimi i ekspozitave muzeale u bë respektivisht i hapur për publikun me 1 shtator të vitit 2006.

Vlejnë të theksohet se gjatë fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kjo familje në vitet e 40-ta ka qenë njëra ndër familjet më të pasura në qytetin e Prishtinës dhe ka pasur pronësi dhe prona të tjera. Më pas familja Gjinolli e humbi primatin e familjes më të fuqishëm, ndërsa, në vitin 1957, familja vendosë ta shesë kompleksin dhe të shpërngulët në Turqi, që nga ajo kohë kompleksi është pronë në kuadër të Muzeut të Republikës së Kosovës.

Thuhet se kontratën e ka nënshkruar lideri Fadil Hoxha për arsye se ky kompleks u vlerësua si pronë me interes shtetëtorë, ku u promovua ekspozita e familjes Gjina dhe ishte një muze unik i cili e karakterizonte një shtëpi feudale të shekullit XVIII-të dhe të mos humbët vlera e trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Pasi që në këtë kompleks ishin eksponatet e panaihirit të qytetit të Prishtinës të vitit 1812, që filloi të mbahet dy panaihire brenda vitit, si panairi i pranverës dhe vjeshtës, ku merrnin pjesë shumë tregtare nga lindja dhe perëndimi, ku promovohej diplomacia ekonomike e kohës. 

Çka e karakterizojnë kompleksin e “Emin Gjikut”?

Në hyrjen e kompleksit janë dy objekte: Objekti në anën e djathtë është dykatëshe. Dikur në katin e parë ka qenë e vendosur shtalla, ndërsa sipër ishte bujtina.

Ky objekti i takon shekullit XVIII-të, përballë tij gjendet objekti prej guri, që ka dyshime për funksionin e tij në të kaluarën. Objekti është bartur në vitin 1950, prej qendrës së qytetit  të Prishtinës më konkretisht nga vendi ku aktualisht gjendet objekti i Kuvendi të Republikës së Kosovës. 

Kompleksi i “Emin Gjikut” në ndërtimin e tij të parë ishte më i madh me sipërfaqe se sa tani, diku për 1/3 që është tani. Aktualisht ka vetëm dy dhoma, atë të grave dhe fëmijëve si dhe odën qytetare.

Në katin e poshtëm të objektit është dhoma e zjarrit, vendi ku përgatitej dhe shërbëhej ushqimi për anëtarët e familjes dhe bodrumi – pjesa më freskët e objektit, ku është ruajtuar ushqimi dhe i cili ka shërbyer si frigorofer në të kaluarën. Me shtimin e anëtarëve të familjes është shtuar nevoja e ndërtimit të një objekti tjetër.

Ky objekt është ndërtuar në shekullit XIX-të dhe këtu kanë jetuar deri në momentin shpërnguljes. Që nga momentit i hapjes së këtij objekti si muze është improvizuar ekspozita e përhershme në të cilët paraqitet mënyra e jetesës së shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XX-të. Të gjitha dhomat në këtë objekt janë të improvizuara për të paraqitur katër temat kryesore apo ciklin e jetës, si: lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgiminë.

Në objektin e shekullit XVIII-të është dhoma e zjarrit  dhe vendit ku përgaditej ushqimi me objektet përcjellëse si magjja ku mbahet mielli dhe përgaditej buka, oxhaku, sofra me stola (shkëmbinj), pjesën e larjen e enëve dhe bodrumin.

Gjithashtu mund të shihen pjesa e ngrohjës qendrore, dhomat e grave, fëmijëve dhe odën qytetare me hamanxhik.

Në dhomat e objektit të shekullit XIX-të janë ekspozuara veshjet e xhubletës, dhoma e lindjes, si dhe dhoma e çiftit bashkëshortor me elementet përcjellëse si shtrati, arka e pajës (çejzit) dhe djepi.

Në dhomën e artit popullor paraqitet mjeshtëria artizanale kombëtare e zbatuar në objektin materialit të dheut, drurit dhe metalit. Ato janë kryesisht eksponate që përdoreshin në ekonominë shtëpiake, të punuara nga mjeshtërit shqiptarë me teknikë dhe elemente të veçanta dhe motive vendore.

Në korridor mund të shihet këndi i ngrënies së ushqimit nga fëmijët, enët e drurit që shërbenin rreth produkteve të qumështit dhe një improvizimin të odës së fshatit.

Në katin e dytë janë të ekzpozuara veshjet martësore nga trevat e ndryshme të Kosovës që pasqyrojnë një nga vlerat etnkulturore të vendit tonë.

Në një cep tjetër janë të vendosura armët e prodhuara në Prizren në vitin 1878. Dikur ky qytet numëronte më shumë se 200 punëtori të prodhimit të armëve dhe njihej si Perandori dhe si qytet eksportues i tyre.  

Gjithashtu, aty janë ekspozura dekorimi nga argjendi me teknikën e filgranit që i takojnë shek XVIII-të dhe XIX-të dhe që janë trevat e Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Në muzë janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stillin e jetës nga periudha e sundimit të Perandorisë Osmane.

Një veçori në muzeun Etnologjik të Prishtinës është ruajtur tradita e popullit tonë përmes produkteve të prodhuara nga druri të cilat janë kryesisht të përshkruara nga kompleksiteti i veglave të punës mobiljeve, dekoratave, pajisjeve shtëpiake për përdorim të përditshëm. Thuhet se nga kohët e hershme për produktet të drurit janë dy lloje të zejtarëve që duhet dallohet nga tradicionalja dhe mjeshtri profesionalistë. Të dyja këto kategori zejtarësh përdoreshin për të prodhuar në formën dhe mënyrën e tyre, mirëpo mund të themi se zejtarësh përdoreshin për të prodhuar produktet vetanake kryesisht për përdorim shtëpiak, ndërsa zejtari profesional zakonisht do t’i vendoste produktet të tij në treg dhe kjo nënkupton se ajo kishte konceptin universal, më të avancuar dhe që përfshin një pamje artistike dhe produkteve të tij.

Një rëndësi e veçantë patën instrumente muzikore të cilat ishin produktet të rastësishëm, mirëpo ato morrën funksionin e tyre praktik. Meloditë e instrumenteve popullore që janë të trashëguara me breza me rradhë. Dëfrimi nga instrumentet e artit popullor ka qenë një shkollë e edukimit fisnik dhe patriotik të popullit. Ishte njëkohësisht një ruajtëse dhe zhvilluese e trashëgimisë kulturore të popullit me shekuj ka qenë një arkiv i kujtesës popullore të historisë së pas brezave. Mëqenëse nuk ishte njeri aq i arsimuar kishte poetë, prozë, shkrimtarë, artistë humoresh, oratori dhe aktorë të saj të ndritshëm dhe një pjesë prej tyre mbetët anonim. Ajo kishte kompozitorë bujarë dhe kërcimtarë. Arti folklorik i fjalës, tingujve, të ritmëve dhe vallëzimit dhe instrumenteve muzikore ka qenë një forcë e fuqishme e kohezionit midis disa dukurive të tjera  esenciale, të cilat e mbajtjen të bashkuar këtë bashkësi, duke e ruajtur atë të mos shpërbëhet dhe të zhytur ndonjë kulturë tjetër. Duhet veçuar se instrumentet muzikore si lutja (Lahuta) bëjnë një gjatë dhe kjo padyshim konsiderohet si një nga instrumentet më të vjetra të Gadishullit Ballkanik, por sa i përket popullit shqiptar dhe është prodhuar dhe promovuar nga populli. Sipas burime arkiologjike është gjetur edhe një instrument muzikor i njohur si “Okarina”, e cila daton nga epoka neolitetit të hershëm që është gjetur në Runik të komunës së Skënderajit.

Vlejnë të theksohet se kompleksi i banimit “Emin Gjiku” është njëri ndër monumentet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Ky kompleks i shekullit të XVIII-të hyjnë në monumentet kulturorë të kategorisë “Artikekturor”, i miratuar me numër 953/1955. / KultPlus.com

Donika Hoti