Ava Max publikon versionin akustik të këngës së fundit (VIDEO)

Ava Max ka publikuar versionin akustik të këngës së saj të fundit “My head and heart”, shkruan KultPlus.

Me një stil të veçantë të flokëve dhe veshjes, artistja shqiptare i ka dhënë zë këngës së saj.

“My head and heart” si një këngë e dashurisë, që nga fillimi i publikimit pati sukses, duke u vlerësuar edhe nga platforma prestigjioze e muzikës, Spotify.

Versioni i parë pa videoklip ishte publikuar në vitin 2020, teksa i takon zhanrit pop. / KultPlus.com