‘Sepse unë nuk jam plepi i brishtë që dridhet në ajër’

Poezi nga Nadia Anjuman

Nuk kam dëshirë t’hap gojën.
Për ç’farë duhet folur?
dua apo nuk dua, jam një e nëpërkëmbur e dënuar.
Si mund të flas për mjaltin,
kur helmi më ka pushtuar fytin?
Ç’farë më ka mbetur
për t’u qarë e t’u qeshur.
Për ç’farë ia vlen të vdesësh,
e për ç’farë të jetosh?
Jam e hedhur në një cep të burgut
mbaj zi për keqardhjen time,
unë e lindura kot,
e me gjithë dashurinë,
gojën përplot.
E di, zemra ime, ka pasur pranverë dhe kohë gëzimi,
por me krahë të thyer nuk mund të fluturohet.
Kam heshtur për një kohë të gjatë, por këngët, këngët
nuk i kam asnjëherë- harruar.
Edhe nëse zemra mund të flasë vetëm për mort,
duhet shpresuar të thyej kafazin një ditë;
e lirë nga poshtërimi dhe e dehur me këngë.
Sepse unë nuk jam plepi i brishtë që dridhet në ajër.
Unë jam një vajzë afgane,
me të drejtën e bërtitjes
por kam dhe të drejtën e ulëritjes.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com