Agron Gërguri
Natën e tretë të Etno Fest 2025 e nisi këngëtarja Vjosa Robelli – Mripa me këngë të njohura të përpunuara në jazz.
Shumë këngë të mia janë investim në identitet dhe vijnë nga trashëgima e pasur e identitetit tonë kulturor tha në nisje të koncertit të saj këngëtarja Vjosa Robelli. Këngët e përpunura në jazz preknin thellësin e vlerave të etnosit dhe përpikshmërisht intehrohesjin në ambientet dhe frymen e Etno Fest-it i cili po bëhet vendtakim jo vetëm i artistëve dhe traditës por tashmë edhe me artistë e arye të kombeve tjera.
Këngëtarja me një zë të ëmbël të cilën e përcillte trio e instrumentistëve: Nikos Ziarkas (gitarë), Theodoros Ziarkas (kontrabas), Gizem Altınordu (perkusion) përveç tjerash solli një rrëfim për vitet e 90 – ta kur pësuan shumë fëmijë me një kënga dedikuar atyre që shkaktojë emocione të fuqishme. Vjosa këndoj për Nënën si mbretëreshë e jetës, vajzërinë e dashurinë duke përmbushë kënaqësin e spektatorëve të cilët disa nga këngët i kënduan bashkë me Vjosën.


Spektakël i vallëzimit dhe akrobacioneve mahnitëse të grupit ” Sarkassi dancer” nga Kenia
Në skenën e re të Etno Festit në platon e së cilës dominon piktura “Qilimi fluturues i gjyshes” u paraqiten dance grupi “Sarakassi Dancer” nga Kenia të cilët me vallëzim e akribacione mahnitëse rrëfyen për
jetën, dashurinë, vdekjen, lirinë, gëzimin, pikëllimin të gjitha me një ritëm.të “çmendur” si shprehje fundamentale e mundësive fizike, duke krijuar figura të kuptueshme që prodhonin emocione dhe krahasueshëm shtrohej pyetja njerëzit gjithëandej kanë kaluar nëpër shumë ravgime e krajata për ta dëshmuar identitetin dhe se ky pikëtakim sonte në etno fest ishte madhështor. Përveçse një spektakël i lëvizjes harmonisë ritmit dhe shprehjes plotë ndjenja përmes vallëzimit dhe akrobaconeve në fund vallëzuan bashkë me grupin të gjithë spektatorët që ishinë sonte në Etno Fest, edicioni i 25 -të. Një pamje madhështore që krijoj emocione gëzimi e hareje e cila e përligjte thënien ” ate që s’ta them dot me fjalë ta tregoj me vallëzim”.

Për të vazhduar etno nejen me grupin e Nezafete Shalës “Melodia e vjetër” të cilët e kapen emocionin aty ku e la danc grupi nga Keni, vallëzimi e kënga vazhduan duke u bërë një me dëshirat e shumë spektatorëve të etnofestit i cili sivjet po prek dimensione të reja të vlerave të etnosit si urë komunikimi midis popujve në shërbim të identitetit njerëzor ku dashuria dhe respekti për tjetrin bëhen mënyrë e komunikimit.
Konstatojmë se në natën e tretë të Etno Festit përmes muzikës, vallëzimit dhe zërit dhe gjuhës së trupit dhe melodisë u prekën rrënjët e identitetit njerëzor.

