Çfarë ndodhi pas ndalimit të gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit?

Nga Aurenc Bebja

“La Turquie” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1910, në faqen n°2, shkresën e atdhetarit Beqir Plangarica drejtuar asokohe Dervish Himës, drejtor i gazetës “Shqipëtari”, në lidhje me ndalimin e gjuhës shqipe në shkollat e Elbasanit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Një gjuhë shqipe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më magjepsëse. Ja një shkresë e re që merr nga Elbasani gazeta “Skipetari” :

Gjuha shqipe e cila prej më shumë se një viti e gjysmë në shkollat tona mësohet me alfabetin tonë kombëtar është ndaluar ditët e fundit me urdhër të drejtorit të arsimit publik në Manastir.

Kjo ndalesë nuk i përgjigjet aspak frymës së një qeverie kushtetuese. Pas peticionit që i bëmë mytesarifit dhe në përgjigje të kërkesës së drejtorit të shkollës së Elbasanit drejtuar drejtorit të arsimit publik të Manastirit, ky i fundit në përgjigjen e tij telegrafike flet në një gjuhë krejt të kundërt dhe të papërshtatshme për një drejtor kushtetues të arsimit publik.

Ai thotë se ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe duhet ta mësojnë atë vetëm me shkronja arabe pasi ajo është fakultative në shkollë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

A është kjo një përgjigje e denjë për një epokë kushtetuese kaq të shkëlqyer ?

Ne ju kërkojmë (lutemi) që të rinisni mësimet e gjuhës shqipe me alfabetin tonë kombëtar.

Shkresa e mësipërme e firmosur nga më shumë se pesëdhjetë nxënës të shkollës së Elbasanit, e paraqitur në zyrat telegrafike në Elbasan, u mbajt (bllokua) nga drejtori i postës dhe telegrafit, i cili u tha se duhej të kundërfirmosej (nënshkruhej) nga drejtori i shkollës. Drejtori, pasi nuk pranoi të firmoste, na u hoq e drejta që të mund të protestonim dhe të ankoheshim në departamentet ministrore. Ajo (shkresa) sjell në vëmendjen tuaj këtë akt kaq pak në përputhje me përshkrimet e ligjit kushtetues dhe vij t’ju kërkoj me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për këtë qëllim që të vihet drejtësia në emër të nxënësve.

(nënshkruar) Beqir Plangarica

Drejtori i gazetës Skipetari, i pyetur nga ana jonë se çfarë synonte të bënte me këtë shkresë, na tha se do të takojë Ministrin e Arsimit Publik për t’i tërhequr vëmendjen ndaj këtij akti antikushtetues të një prej vartësve të tij.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-turquie-1910-pas-ndalimit-te-gjuhes-shqipe-ne-shkollat-e-elbasanit-beqir-plangarica-kerkoi-ndihmen-e-dervish-himes-qe-te-nderhynte-prane-ministrit-te-arsimit-publik/ / KultPlus.com

Beqir Plangarica (1872 – 1924)