‘Kam qenë kaq budalla, nga këmisha në gunë!’

Poezi nga Dritero Agolli

Në femijëri

I vogël, i shtrirë në shtrat, i sëmurë,
Digjem nga bajamet në flakë,
Dhe qaj me lotët curkë,
Tek lutet gjyshi: ”ha darke”.

Andej nga ahuri gjyshja troket me nallanet,
Ne grazhd pëllet laramania lope…
“Po lopën e zënë bajamet?”
Pyes unë budallai i vogël.

Dhe gryka e lopës më shfaqet në gjumë
Si furrë e kuqe me bajame si vezë pate.

Bretkosat këndojnë si zoga uji në lumë,
Edhe ato me bajame…

Cudi! Si mbiu poezia tek unë!…
Kam qenë kaq budalla, nga këmisha në gunë!./KultPlus.com