Ne nënat e sotme, jemi edhe më heroina se nënat e gjyshet tona

Nga: Klodi Smajlaj

Sa herë që flitet për rritje të fëmijëve, në vesh më kumbojnë fjalët që ngrejnë lart heroizmin e nënave e të gjysheve tona. Një heroizëm aq i ekzagjeruar ndonjëherë, saqë kur i krahason bëmat e tua me të tyret, të duket vetja një nënë koti.

Në këtë post nuk kam ndërmend ta hedh poshtë heroizmin e tyre, veçse dua ta them me të madhe se ne, nënat e sotme, jemi edhe më heroina se nënat e gjyshet tona.

Është e vërtetë se nënat tona kanë pasur shqetësim të vetëm të na mbushnin barkun, në një kohë kur bukë kishte pak e fëmijë shumë, por të shkretat nëna të sotme janë në strapacim të përditshëm për t’u servirur fëmijëve të tyre ushqime me sa më pak toksina e sa më shumë bio. Janë në strapacim të përditshëm për t’u krijuar atyre sa më shumë variacion gatimesh në shtëpi, në mënyrë që ata të mos tundohen nga helmet e mbështjella si ushqime që shiten nëpër dyqane.

Është e vërtetë se nënat e gjyshet tona mundoheshin shumë duke i larë me dorë rrobat, por fati i tyre i madh qe se të gjithë fëmijët visheshin njëlloj. Atë që kishte njëri, e kishin të gjithë. Nënat e sotme vuajnë një presion të vazhdueshëm, që fëmijët u bëjnë në trajtë kërkesash. “O ma, shokët e mi kanë atlete firmato, unë vesh atlete 20 mijë lekshe!”, “O ma, shoqet e mia blejnë fustane ke Myslym Shyri, e unë vesh këto t’falmet”.

Një presion pa fund që të artikulohet në forma të ndryshme çdo ditë. E në fund të ditës, aq shumë t’i kanë përsëritur të njëjtat gjëra, saqë ti përfundon duke ndjerë keqardhje se nuk po ua plotëson dot të gjitha ashtu siç duan, ndonëse brenda vetes tënde e di se po bën maksimumin.

Është e vërtetë se nënat tona patën shumë fëmijë dhe kishin lodhje të madhe fizike duke u shërbyer, por ato nuk e njihnin lodhjen mendore. Ose e njihnin krejt pak. Nuk e dinin se çfarë ishte stresi, depresioni, bulizmi, bipolariteti. Nuk e kishin frikën e fundmuajit, të faturave, të qerasë, të kredisë, të heqjes nga puna. Asnjërën nga këto.

Nënat e sotme, përveç lodhjes fizike me turne, vuajnë mbi kurriz një lodhje tejet të madhe mendore. I lodh edhe lodhja mendore e fëmijëve. Duke qenë se i ka zënë mamllëku në epokën e internetit, ato janë të detyruara ndonjëherë, që të lexojnë me qindra faqe tekstesh psikologjike për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Ja psh se ç’mund të heqë një nënë e adoleshentit të sotëm.

Adoleshenti i ngjan një mine me sahat, që ti ke frikë se do të shpërthejë nga çasti në çast. Ata që kanë vetë adoleshentë në shtëpi, e dinë se për çfarë po flas.

Me fëmijën tënd adoleshent zihesh duke ngrënë bakllava.

Le që ai zihet edhe me mizat që i fluturojnë vërdallë, se me krijesat me dy këmbë po e po.

Kur e ke ndërmend t’i qasesh për t’i folur për diçka, e studion një herë me kujdes nga larg, sheh se si e ka hënën, pastaj avash avaaash, i afrohesh me terezi. Me terezi ëëë, dhe gjithmonë duke mos e hequr nga skenari mundësinë e shpërthimit.

Adoleshenti i sotëm, duke qenë se është i bombarduar nga informacioni, e ka hobi’ që të vetëdiagnostikohet çdo ditë me nga një gjë të re.

Një ditë të thotë se është i stresuar, një ditë tjetër se ka rënë në depresion e pas dy ditësh se ka bipolaritet.

Pasi ia ke shpjeguar me qetësi se kjo është thjesht një fazë delikate që shoqërohet me luhatje emocionale e psikologjike, e që do të kalojë, të dy bini rehat për ca orë.

Të nesërmen, kur kujton se ai e ka harruar tashmë e se ujërat janë qetësuar, ai të vjen e të konfirmon me siguri të plotë, se jo vetëm që ka bipolaritet, por që na e paska edhe të tipit B.

E ti sërish, si nënë, si një qenie me një dashuri e durim të pamatë, ia nis argumentimit nga e para.

Ti e rinis sërish luftën nga e para me mijëra djajtë që i vërtiten fëmijës tënd nga brenda e nga jashtë.

Është një luftë që ngjan e pambarimtë e ku ty të duket se je e vetme.
Por jo! Sa herë që e gjen veten në situata të tilla, dije se me dhjetëra nëna rreth teje e me miliona të tjera në botë, po jetojnë të njëjtën gjë. Po vuajnë të njëjtën gjë. Po përpiqen për të njëjtën gjë.

Nënat tona ishin vërtet heroina se na rritën në fukarallëk. Por përtej kësaj, ato e patën shoqërinë në krah për edukimin e brumosjen tonë me vlera.

Ndërsa nënat e sotme, vërtet mund t’i rrisin fëmijët në bollëk, por e kanë krejt botën kundër kur bëhet fjalë për rrënjosje vlerash te ta.

E megjithatë, ato nuk dorëzohen, por përpiqen që t’i udhëzojnë të shtrenjtët e tyre në atë rrugë që është më e mira për ta. Dhe për mua, ky, pikërisht ky, është heroizmi i vërtetë! / KultPlus.com

‘Merre me nanën telefonin dhe luaje një lojë’

Shkruan: Laureta Berisha Kosumi

E ulur vetëm në një restorant, po shikoja tri zonja tek po hynin brenda, njëra prej tyre me fëmijë. Meqënëse restoranti ishte i mbushur përplot dhe nuk kishte vende të lira, ato kërkuan leje të uleshin në një tavolinë me mua.

“Po, ju lutem urdhëroni uluni, nuk më pengoni”, ju thashë. Teksa porositën ushqimin, ajo që më bëri përshtypje, ishte qasja e nënës ndaj fëmijës i cili me një fytyrë që rrezatonte ëmbëlsi po shikonte me kërshëri dhe sikur priste që të kyqej edhe ai në bisedë. Por nëna i’u qas fëmijës: ” Merre me nanin telefonin dhe luje naj lojë”…

“Merre telefonin dhe luaj”, fjalë që më tingëllon akoma në vesh dhe nga e cila më lindën një mori pyetjesh në kokën time!

Pse nëna t’ia ofrojë fëmijës së saj telefonin, pse nëna ta lërë pasdore fëmijën vetëm e vetëm që të ndihet më rehat? A po prodhojmë vetë fëmijë të varur nga teknologjia. Përse ankohemi pastaj se fëmijët shohin gjithçka në internet, pse ankohemi se fëmijët tanë rrijnë të zhytur në mendime ose janë të dhunshëm, pse ankohemi se fëmija jonë nuk i bën detyrat me rregull, apo është i shpërqendruar?! Pa dashur ta gjeneralizoj shtrirjen e kësaj dukurie tek të gjitha nënat, por nga brenga e madhe karshi kësaj dukurie shumë negative me tendencë përherë në rritje, doja të ndaja mendimin tim.

Përdorimi pa masë i teknologjisë tek fëmijët është problem në rritje në përmasa shumë të mëdha. Duke u nisur nga varësia ndaj teknologjisë, pastaj dëmet shëndetësore që mund të sjellë, secili nga ne duhet të merrë masa paraprake që t’i ruajmë fëmijët tanë. Lind pyetja se si t’i ruajmë kur ata kanë qasje kudo? Shumë prindër u blejnë aparate teknologjike fëmijëve të tyre që t’ua plotësojnë dëshirën për të qenë në hap me kohën dhe për t’ua bërë më të lehtë qasjen në rrjetet sociale, apo në burime të informatave (moshat shkollore). Ata pastaj hyjnë dhe zhyten në detin e pafudëm të internetit, duke harruar madje edhe se duhet ngrënë, apo duke ngrënë me njërën dorë dhe me tjetrën janë në telefon, duke harruar që kanë detyrat e shtëpisë apo duke harruar të shkojnë edhe në shkollë! Të shohësh një fëmijë 4 vjeçar që posedon telefon madje edhe ipad, të duket shumë absurde, aq më absurde të duket kur nëna ja merr me vete kudo të dyja se mos po i shpenzohet bateria njërës dhe i ngelin punët shtetërore pa kryer, pastaj fëmija hyn në rrjetet të ndryshme të videove dhe sheh çkado, skena të dhunshme, dhe nga më të ndryshmet.

Teknologjia na e ka lehtësuar jetën për shumë gjëra dhe nëse përdoret me masë përfitimet dhe burimet informatave që mund të marrim përmes saj janë të mëdha, por për të pasur qasje fëmijët tanë deri në përmasat që shihet tani e që janë alarmante, duhet të mirren hapa konkret nga prindërit në kufizimin e përdorimit të internetit, pasiqë nga nga moshat disa muajshe që u’a vënë prindërit (shumë nga ta) telefonin para me këngë dhe gjëra tjera për fëmijë e deri tek moshat adoleshte, është mbase për t’u preokupuar për shëndetin e fëmijëve tanë qoftë fizik dhe psiqik të tyre. Fëmijët tanë mund t’i ruajmë duke u kushtuar së pari vëmendje ne si prindër, duke ndarë kohën me ta, duke luajtuar me ta dhe duke qenë shumë të hapur me ta në çdo kohë dhe për çdo qështje. Madje vetë duhet të jemi shembull i gjallë në përdorimin e kufizuar të telefonit në prezencë të tyre, pasiqë jemi pasqyra më e mirë për ta dhe ata më shumë imitojnë veprimet tona sesa i marrin për bazë këshillat tona. Duke ua bërë të dashur sportet e ndryshme dhe leximin e librave, si dhe në këtë masë do të mbushim kohën e tyre të lirë dhe do të ndjehen madje shumë të relaksuar, poashtu do të bie gradualisht edhe dëshira për të kaluar tërë kohën e lirë në mjete teknologjike. Nuk mund t’ua heqim me dhunë apo kërcënime, sepse ishim ne ata që ua ofruam, ishim ne ata që i zhytem në këtë botë pasiqë fëmijët janë të pastër dhe imituesit tanë më të mirë, andaj duhet pasur kujdes që qasja jonë ndaj tyre të jetë e butë. Poashtu, mos ta harrojmë institucionet edukative, rrethin e jashtëm dhe shoqërinë ( për mosha më të rritura), e cila ka ndikim të madh në mirë(keq) formimin e një fëmije. Aspak se shoh të arsyeshme lejimin e telefonave tek nxënësit në ambientet e klasës, ku do të jetë vëmendja e atij nxënësi ndaj mësimit kur tërë kohën mendon se si ta bëjë selfien e radhës apo t’ua hedhë një sy të rejave të rrjetet sociale. Andaj patjetër duhet të ndalohet përdorimi i tel. gjatë orëve të mësimit.

Vajza ime e madhe kur ishte 4 vjeçe kërkoi t’ja blej një pije të gazuar, duke ja spjeguar sa e dëmshme është dhe asesi nuk bën për fëmijë mu drejtua ” nani po përse ti me babin e pini ndonjëherë pasiqë është kaq e dëmshme, a sdo ju bëj keq edhe juve si mua ?!” U turpërova nga pyetja e saj dhe më dha një mësim të mirë që të mos e këshilloi një gjë të cilën nuk e praktikoj vetë, aq më pak në një moshë kur i absorbon të gjitha ato që i sheh tek prindërit.

Prindër të dashur.. E di që të gjithë doni t’i shihni fëmijët tuaj në mënyrën më të mirë si: të shëndetshëm, të suksesshëm, të mençur, të mirëedukuar, të mirëkuptueshëm, marrës të këshillave, të dashur ndaj nesh, të dhimbshëm…. Mos të harrojmë se për të gjitha këto jemi vetë burimi, jemi ne ata që në çdo formë dojmë t’ua ofrojmë më të mirën qenieve më të dashura për ne, por gjatë kësaj rruge mund të bëjmë edhe hapa të gabuar, por që do të na kushtojnë në të ardhmen, andaj të kujdesemi për hapat që hedhim, qoftë edhe me mund dhe sakrifica të mëdha, të jenë hapa të sigurtë, të jemi të durueshëm gjatë kësaj rruge aspak të lehtë, pastaj kur shohim sukseset e pritura në fëmijët tanë, gjithsesi që do të themi se ja ka vlejtur i tërë mundi dhe koha e shpenzuar me ta. Të bëjmë atë që ne kemi në dorë dhe sa i kemi në dorë, kurse për tjerat lus Zotin t’i ruajë të gjithë fëmijët tanë dhe t’i bëj akoma më të mirë sesa që mendojmë ne, t’i ruajë nga shoqëria e keqe dhe t’ia dijnë vlerën dy gjërave: shëndetit dhe kohës së lirë./ / KultPlus.com

Fjalët e mjekut që tronditën botën: Ajo kaloi ferrin për t’ju lindur ju, tregoni dashuri për gratë

“Sot është dita më e trishtë e jetës sime. Si doktor, unë kam trajtuar aq shumë gra shtatzëna dhe çdo herë që jam në sallën e lindjes i lutem Zotit t’i bekojë të gjitha nënat.

Dhimbja që gratë kalojnë në sallën e lindjes është e papërshkrueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm nëntë muajt e shtatzënisë. Ato kalojnë shumë më tepër për të sjellë një jetë të re.

Sot qaj me hidhërim, sepse kam humbur një grua, ne lutemi që këto gjëra të mos ndodhin, por ndonjëherë Zoti ka plane të tjera.

Pse rasti i kësaj gruaje është kaq i dhimbshëm?

Ajo nuk mbetej shtatzënë për 14 vjet. Ne kemi provuar fertilizimin in vitro dhe shumë metoda të tjera. Ajo ka vuajtur shumë… Së fundi Zoti e bekoi. Ishte përtej shkencës dhe diturisë njerëzore.

Ajo sapo kishte mbetur shtatzënë pavarësisht faktit që kishte kist ovarianë dhe tumor fibroze.

Fibroidi i saj filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte në rregull, e di se është Zoti, ai bën gjëra vetëm për të treguar lavdinë dhe madhështinë e Tij.

Pas 9 muajsh, ishte koha, burri i saj e solli atë në spital dhe shpejt lashë gjithçka që po bëja dhe ndoqa atë.

Pas 7 orësh, ishte aq e dhimbshme kështu që vendosëm ta operonim.

Ne e humbëm nënën, por fëmija ishte gjallë. Para vdekjes së saj, ajo mbajti fëmijën në krahë, buzëqeshi “Zoti është i madh” dhe më pas mbylli sytë.

Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, pasi dëgjoi lajmin, ai u ligështua, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua…

Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë.

Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e tëra për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe.

I lutem Zotit që të mbrojë të gjithë ata që lexojnë këtë, sidomos gratë shtatzëna. Burrë i dashur, e përsëris, respekto gruan tënde, sepse ajo është vërtet dhënësi i jetës.

Zoti i ndihmoftë të gjitha gratë shtatzëna. Mos e injoroni këtë postim, ndajeni me të tjerët, është shumë e rëndësishme, sepse gratë në jetën tonë duhet të adhurohen.

Ju lutem, nëse keni probleme me nënën tuaj dhe nuk e keni telefonuar për një kohë të gjatë, ju lutem bëjeni tani.

Ajo kaloi ferrin për t’ju lindur ju. Tregoni dashuri për gratë!” / KultPlus.com

“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës”

Thënie të njohura për nënën

Theodore Hesburgh: Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!

Abraham Lincoln: Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!

Erich Fromm: Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!

William Makepeace Thackeray: Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!

George Eliot: Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!

Rumi: Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!

Louisa May Alcott: I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!

Robert Frost: Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!

Marion C. Garretty: Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!

Proverb irlandez: Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!

Arlene Benedict: Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!

Proverb bolivian: Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!

Sophia Loren: Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!

Osho Rajneesh: Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!

Anonim: Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë! /KultPlus.com

‘Kur mësuesit pushojnë, nënat rënkojnë’

Aforizmat pasqyrojnë të gjithë fushat e jetës. Ato janë pjesë e thesaritë të mençurisë së botës, pavarësisht nga popujt e origjinës së tyre, kjo sepse ato i drejtohen të vërtetave universale, që i rezistojnë kohës.

Për kënaqësinë e lexueve tanë kemi përzgjedhur një gjerdan të ndritshëm me brilantët e mençurisë britanike.

Të rinjtë mendojnë se të vjetrit janë të krisur, ndërsa të vjetrit e dinë se të rinjtë janë të krisur.

Tiranët në shtëpi dhe qeveri dallohen vetëm nga madhësia e pushtetit.

Ushqehu si të të pëlqejë, por vishu si të tjerët.

Zemra e nënës është shkolla e fëmijës.

Zoti i shtëpisë gjithnjë kupton i fundit.

Të dobtit, të pasuruarit shpejt, hajduti dhe mashtruesi nuk janë të çiltër.

Të gjitha vajzat janë të mrekullueshme! Prej nga dreqi dalin aq gra të padurueshme?

Të gjithë jemi pjesë e një gjithësie të mrekullueshme.

Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh gjithçka.

Ti je i sinqertë, unë jam xhaxhai yt, ja dy gënjeshtra.

Suksesi ka shumë baballarë, ndërsa dështimi është jetim.

Ruaju nga gratë e këqija dhe nga pranvera e hershme.

Pemës që dëshiron t’i shijosh frutat, mos ia këput lulet.

Përgjigjja më e shkurtër për diçka është ta bësh atë.

Një gardh në mes e mban gjallë miqësinë.

Një vullnetar vlen sa dy të detyruar.

Ngadalësia dhe konstantja fitojnë garën.

Nuk ka shurdh më të madh se ai që s’do të dëgjojë.

Nuk mund të hidhet valle njëkohsisht në dy dasma.

Ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi të krenarisë popullore, në politikë quhen dobësi.

Në Amerikë, presidenti drejton katër vite, shtypi gjithmonë.

Nëse do një pemë, do duash edhe degët e saj.

Nëse këshilla është e mirë dhe e dobishme nuk ka rëndësi kush e jep.

Morali i popujve varet nga respekti që kanë për gratë.

Mos e ndërto portën më të madhe se shtëpinë.

Mund të mos merresh me politikë por ajo merret me ty.

Më mirë të jesh jashtë botës sesa jashtë modës.

Kush tepër përulet, nëpërkëmbet.

Kush krenohet me rrobat, merr famën e rrobaqepsit.

Kishte aq uri, sa nuk mund të priste priftin të thoshte uratën.

Korbi, kur udhëton jashtë shtetit, kthehet përsëri po aq i ri.

Kur dalim në breg, më nuk lutemi.

Kur mësuesit pushojnë, nënat rënkojnë.

Keq kur gruaja di të gatuajë dhe nuk do, po ashtu edhe anasjelltas.

Këshilla e vonuar është si shiu pas të korrave.

Injoranca është një sëmundje vullnetare.

I riu e kërkon lumturinë tek e papritura, i vjetri tek zakoni.

Gruaja dhe anija kurrë nuk janë të pajisura sa duhet.

Gjithë tiranët dhe të ngjashmit kanë besuar në lirinë, por për vete.

Fituesit, jo rrallë shkatërrohen nga fitoret e tyre.

Fyerja më e madhe ndaj të ndershmit është dyshimi për ndershmërinë e tij.

Edhe sikur të rrëzohesha nga mbrapa, njëlloj do të thyeja hundët.

E varfër, dashuria nëse mund të matet.

Deti nuk refuzon asnjë lumë.

Drejtësia që nuk ëshë e njëtë për të gjithë është padrejtësi.

Dashuria është farefis me urrejtjen.

Anglezi do dashurinë, francezi bën dashuri.

Arti është ndërgjegja e njerëzimit, po ashtu edhe pasqyrë jete.

Barkat e vogla duhen mbajtur pranë bregut. Të mëdhatë mund të rrezikojnë më shumë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës”

Thënie të njohura për nënën

Abraham Lincoln: Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!

Erich Fromm: Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!

William Makepeace Thackeray: Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!

George Eliot: Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!

Rumi: Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!

Louisa May Alcott: I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!

Robert Frost: Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!

Marion C. Garretty: Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!

Proverb irlandez: Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!

Arlene Benedict: Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!

Proverb bolivian: Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!

Sophia Loren: Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!

Osho Rajneesh: Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!

Anonim: Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!

Robert Browning: Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!

Napoleon Bonaparte: Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!

Honore de Balzac: Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.

Proverb shqiptar: Nëna është drita e shtëpisë!

Maxim Gorky: Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!

Proverb kinez: Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë! /KultPlus.com