Gjej kohë…

Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej 
kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi 
tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të 
duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së 
përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër 
për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej 
kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi 
i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës./KultPlus.com

‘Mos jeto kurrë pa jetë’

Poezi nga Nënë Tereza.

Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Mëndjeheqja më e mirë? Puna.
Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e paçmuara? Familja.
Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.
Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria. /KultPlus.com

‘E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë’

Poezi e shkruar nga: Ibrahim Kodra

O NËNË

Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla
ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet,
o nënë.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde,
sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje,
që asnjëherë nuk lodheshin
së ndjekuri ecjen time të pasigurt.
Ishe gjithçka për mua.
Fytyra jote: më e bukura
mes muzave.
Dhe flokët e tu
të gjatë e të zinj
mbulonin faqet e gëzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë
nëpër venat fëminore.
Tani ku je fshehur?
E freskët në kujtesën time,
rikthehu, o nënë,
të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur. /KultPlus.com