Çeku: Pesë pianistë kosovarë të nivelit botëror i dhuruan publikut kosovar një natë të rrallë

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka cilësuar koncertin e Filharmonisë së Kosovës si një mbrëmje magjike, përcjell KultPlus.

“Mbrëmje e magjishme me Bach, katër koncerte për piano, pesë pianistë kosovarë të nivelit botëror, të përcjellur nga seksioni harkor i Filharmonisë nën dirigjimin e maetros nga Bullgaria Svilen Simeonov.

Menan Bërveniku, Mrika Sefa, Neritan Hysa, Jeta Dumnica dhe Misbah Kaçamaku, ishit të shkëlqyeshëm dhe i dhuruat publikut kosovar një natë të rrallë, ju faleminderit.

I gjithë ky program gati dy orësh është realizim i Filharmonisë së Kosovës, dëshmi e pamohueshme e punës dhe përkushtimit”, ka shkruar ai. / KultPlus.com