Lebibe Topalli pikturon figurën e madhe të Nexhmije Pagarushës

Edicioni i tretë me radhë i Ekspozitës Tradicionale të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës u hap sot, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë, u paraqit edhe një pikturë e figurës së madhërishme të “Nexhmije Pagarushës”, e punuar nga artistja Lebibe Topalli.

KultPlus ua sjellë këtë pikturë të Nexhmijës:

Piktura e Nexhmije Pagarushës

Përmasat e kësaj pikture janë “110×150” /KultPlus.com

Largohet reklama e biznesit mbi muralin e Nexhmije Pagarushës, Tahiri: Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla

Murali i Nexhmije Pagarushës i përuruar pak ditë më parë në Prishtinë, sot është mbuluar nga një reklamë e biznesit privat, Vip Line Kosova, e pas reagimeve të shumta është njoftuar Inspeksioni dhe reklama është larguar, përcjell KultPlus.

Ky veprim nxiti reagime të shumta nga publiku të cilët këtë pakënaqësi e kanë shprehur në rrjete sociale.

E një reagim për veprim e ka bërë edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, i cili edhe ka njoftuar inspekcionin për ta larguar atë reklamë, pasi që kopmania nuk ka kërkuar leje nga komuna për vendosjen e asaj reklame.

Reklama u hoq, dhe pala u dënua!
Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!
“, ka shkruar Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Murali i Nexhmije Pagarushës mbulohet me reklamë biznesi, Berisha: Kjo reklamë është vendosë pa leje të Komunës së Prishtinës

Murali i Nexhmije Pagarushës i përuruar pak ditë më parë në Prishtinë, sot është mbuluar nga një reklamë e biznesit privat, Vip Line Kosova, përcjell KultPlus.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta nga publiku të cilët këtë pakënaqësi e kanë shprehur në rrjete sociale.

E një reagim për veprim e ka bërë edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.

Sipas Berishës, kjo kompani nuk ka kërkuar leje nga komuna për vendosjen e kësaj reklame.

“Jemi në pritje të inspeksionit për ta larguar këtë reklamë” – tha ai në një video që publikoi në Facebook./KultPlus.com

Heroina dhe emblema e shumë gjeneratave inaugurohet në kryeqytet, Nexhmije Pagarusha ‘frymon’ përsëri në Prishtinë

Muralet janë bërë objekte qendrore të komunitetit që i bashkojnë njerëzit për të festuar trashëgiminë dhe historinë e kulturës së tyre, shkruan KultPlus.

Buzëqeshja e Nexhmijes i rikthehet kryeqytetit, figura e jashtëzakonshme e artistes shqiptare do të jetë në qendër të Prishtinës përsëri.

Mural Fest ka inauguruar një punim për Nexhmije Pagarushën në pjesën afër Filarmonisë së Kosovës, për të ‘rikthyer’ në kryeqytet buzëqeshjen që i ka munguar Kosovës për një kohë të gjatë.

Njëra ndër personat më të afërt me Nexhmijen qysh nga fillimi i karrierës së bujshme të artistes, Flora Durmishi, pohoi me shumë emocion se një mural i tillë i ka munguar për një kohë të gjatë kryeqytetit dhe jo vetëm.

“Është gjëja më e bukur që ka ndodhur kohëve të fundit, të shoh të na rikthehet imazhi i Nexhmijes që na mungon që sa kohë, që ka ikur fizikisht nga kjo botë. Tani e kemi një vend ku mund të vijmë ta shohim, turistët që vijnë dhe shumë të tjerë” – ka thënë ajo në një prononcim për KultPlus.

Tutje, Durmishi kujtoi kohën me Pagarushën dhe gëzimin që ajo ndjeu kur pa të rikthehet figura e saj në Prishtinë.

“U gëzova shumë që Prishtina tani të identifikohet edhe me muralin e Pagarushës. Është mirë, është afër qendrës, afër Filharmonisë nëse do të jetë këtu. Mendoj që po të ishte në qendër do të ishte shumë më bukur. Por, këtu është gjetur hapësira dhe mundësia, mirë është shumë” – vazhdoi  tutje ajo.

Në fund, ajo tregoi që sa herë që do të kalojë në këtë pjesë të qytetit, do të jetë sikurse një bashkëbisedim me Nexhmijen.

Drejtoresha ekzekutive nga Mural Fest, Lebibe Topalli, falënderoi të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këtij punimi të madh për gjithë Kosovën.

“Ne si Mural Fest jemi një organizatë artistike dhe qëllimi ynë është të japim kontributin tonë dhe të lëmë gjurmë në qytete të ndryshme të Kosovës. Jo rastësisht kemi filluar me muralin e Rita Orës dhe jo rastësisht po e mbyllim këtë vit me Nexhmije Pagarushën, bylbyli i muzikës shqipe, jo vetëm që është dalluar me zërin e saj por ka dhënë kontribut të ndryshëm edhe në emancipimin e femrës. Në kohën kur ajo ka vepruar ka qenë tepër e vështirë të merrej një vajzë me ato aktivitet, por Nexhmija nuk është ndalur”, përfundoi ajo.

Drejtori i Kulturës, Adrian Berisha, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për këtë mural dhe beson se kjo rrugë duhet të ndryshojë emrin e saj në vazhdim.

“Një emocion i jashtëzakonshëm të jem në praninë e juaj, nuk mjaftojnë qindra mijëra fjalë t’i themi për jetën dhe veprën e të madhes Nexhmije Pagarushës, ndjehem jashtëzakonisht i vogël prandaj edhe hezitova. Ne si përfaqësues të institucioneve publike dhe ekipet tona na mbetet që të punojmë sa më shumë që të përkujtojmë veprën e artistëve tanë që kanë vepruar në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Dëshiroj të falënderoj shumë ekipin e Mural Fest dhe të gjithë që kanë kontribuar. Ka qenë shumë e vështirë që të realizojmë këtë projekt por shpresoj që kjo iniciativë e vogël të shërbejë që kjo rrugë të quhet ‘Rruga Nexhmije Pagarusha’”, tha ai.

Për fund ai falënderoi edhe artisën e njohur nga Barcelona, Alba Fabre, e cila realizoi këtë punim të muralit.

Artistja Fabre para disa ditëve kishe deklaruar për KultPlus se arsyeja kryesore pse ky portret është në bardhë e zi, erdhi si rezultat i mos-humbjes së origjinalitet dhe natyralitetit të Nexhmijes.

Familjarja e  Nexhmijes, Lule Pagarusha, ishte shumë e emocionuar gjatë fjalimit të saj.

“Ky mural këtu tregon dashurinë dhe respektin ndaj Nexhmije Pagarushës. Keni hasur në vështirësi të shumta për realizimin e këtij projekti, nuk hezituat që të ndalni punën asnjëherë përkundër problemeve që u paraqitën. Kontributi i Pagarushës në pozitën e gruas shqipe para 50 a 60 viteve si dhe kontributet tjera që ka dhënë Nexhmija, po shprehet edhe në ditët e sotme. Kam emocione dhe dua të falënderoj të gjithë që ndihmuan në realizimin e këtij punimi”, shtoi në fund.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit./KultPlus.com

Nesër bëhet inaugurimi i muralit ‘Nexhmije Pagarusha’

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, do të bëhet me mural në Prishtinë.

Inaugurimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet.

Në këtë inaugurim do të ketë performancë të Korit “Nexhmije Pagarusha.

Artistja  e realizimit të mualrit vjen nga Spanja dhe është profesoreshë në Akademinë e Barcelonës.

Ndryshe, procedura e punimit të muralit zgjati pesë ditë pune./KultPlus.com

Buzëqeshja e Nexhmije Pagarushës po i kthehet kryeqytetit, murali me portretin e saj në qendër të Prishtinës

Në ditët e sotme, muralet paraqiten përmes artistëve në çdo stil grafik të mundshëm: abstrakt, foto-realist, surrealist, ekspresionist dhe grafiti etj.

Së fundmi, muralet janë bërë objekte qendrore të komunitetit që i bashkojnë njerëzit për të festuar trashëgiminë dhe historinë e kulturës së tyre.

Profesoresha në Akademinë e Arteve në Barcelonë dhe artistja e njohur e muraleve, Alba Fabre, është duke punuar në Kosovë mbi figurën e jashtëzakonshme të Nexhmije Pagarushës, e cila ka filluar me realizim sot, e qw pritet tw pwrfundojw deri nw fund tw javws.

Lebibe Topalli nga Mural Fest, e cila është edhe organizator i këtij projekti ka thënë për KultPlus, se dimensionet e këtij murali shkojnë mbi 150 m2, dhe se ky mural po punohet në bardh e zi.

“Këtë mural nuk kemi mund ta bëjmë kudo, kemi kërkuar për një lokacion që i përshtatet figurës së saj, andaj ne vendosëm që ta bëjmë në këtë ndërtesë që ka qasje mes Filharmonisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, pikërisht institucione që edhe përkojnë me figurën e Nexhmije Pagarushës”, ka thënë Topalli për KultPlus.

Kurse në një intervistë për KultPlus, Fabre rrëfen histori nga puna e saj dhe dashurinë që e ka për vendin e Kosovës.

“Drejtoresha e Mural Fest , Lebibe Topalli, me të cilën kam punuar në të kaluarën ka kontaktuar me mua për një punë të re. Kam pranuar me qejf dhe kam ftuar kolegun tim në fakultet, Mario Castillo për të punuar bashkë”, ka thënë fillimisht ajo për KultPlus.

Fabre tutje shpjegon se si erdhi deri te zgjedhja e fotos së Nexhmije Pagarushës dhe detajet në punë.

“Organizatori, Ardian Ajdini, ka biseduar me familjarët e Nexhmije Pagarushës dhe më pas unë kam zgjedhur se cilën foto do ta paraqes në mural, i cili do të jetë bardhë e zi për shkak të natyralitetit që sjellin këto ngjyra”, deklaroi në vazhdim.

“Pyetja që më bëhet më së shpeshti është ajo se si arrijmë ta transmetojmë një fotografi në diçka kaq të madhe. Ne fillimisht përgatitemi maksimalisht për ta punuar një gjë të tillë. Puna e jonë kryesisht lidhet me pjesën e “fotoshopit”, përmes së cilit punojmë në detajet, format, vijat dhe më pas i transmetojmë ato në murale”, shtoi tutje.

Një histori interesante të cilën Fabre e rrëfen ka të bëjë me teshat e saj, të cilat nuk ndryshojnë pothuajse asnjëherë.

“Teshat e mija i mbulon ngjyra dhe nuk mund t’i përdorë më, kështu që kam vendosur që të përdorë teshat e njëjta, të të njëjtit brend në çdo mural që e bëjë. I njoh brendet në Spanjë, bashkëpunoj me ta dhe i promovoj në vendet të cilat bëjë murale”, rrëfeu profesoresha e Akademisë së Arteve.

E pyetur mbi punën në Kosovë dhe njerëzit këtu, Fabre ka thënë se do të punonte me dëshirën më të madhe në qoftë se do t’i ofrohej rrogë këtu.

“E dua Kosovën dhe njerëzit që më rrethojnë. Është e çuditshme ndjenja se si ndjehem pikërisht sikurse në Barcelonë, aty ku është edhe shtëpia e ime. E vetmja gjë që nuk më pëlqen janë dimrat e ftohtë”, përfundoi muralistja nga Spanja.

Fabre kishte punuar në Ferizaj një tjetër mural në kuadër të Mural Fest, derisa puna e saj njihet në pothuajse gjithë Evropën dhe jo vetëm. Ka punuar në disa shtete sikurse Belgjika, Liban, Barcelonë, Meksikë etj./ KultPlus.com

Poezia që Din Mehmeti ia kushtoi Nexhmije Pagarushës


Kjo është një poezi të cilën Din Mehmeti e ka shkruar për Nexhmije Pagarushën. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.

Këngës i dolën flatrat 

Këndoi e këndoi
Derisa u shndërrua në këngë.

Dashuria për jetë
Ia mori zërin

Këndoi e këndoi
Derisa shkundi shkrumbin
E shpirtit të vet
Derisa bulëzuan pranverat
Në zemrat e njerëzve

Këngës i dolën flatrat
Ajo tash fluturon
Mbi të gjitha fatkeqësitë
E vdekja s’ka ç’ti bëjë. / KultPlus.com

“Vetë ke mbetë, për dashuri s’guxon ta lusish kënd”

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Nexhmije Pagarusha la pas vetës hite të mëdha që vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji.

E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.

Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Sot KultPlus e kujtojn këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm.

Më poshtë videon dhe tekstin e këngës “Vetë ke mbetë”:

Vetë ke mbetë

në dhomën tënde s’është shikimi im,

vetë ke mbetë,

e duart e tua të janë tretë n’errësirë,

gjersa disku i fundit bën tregim,

se të dua,

se të dua.

Vetë ke mbetë,

por tlutem mos qaj e mos rënko,

vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

por unë ende të dua,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua. / KultPlus.com

‘Zani i tij prej së largu më thërret, kam frikë mos është andërr thirrja e tij’ (VIDEO)

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.

Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës ‘Zani i tij prej së largu më thërret”:

Ndalu njëherë dhe vetëm një çast,
Zani i tij prej së largu më thërret,
Kam frikë mos është andërr thirrja e tij.
Që këtë natë spo më lë m’u qetësu,

Dashnia që po m’thërret kaherë ka perëndu,
Veç n’andërr më mundon nganjëherë, pa mëshirë.

Me mijëra dallëndyshe, kur fluturojnë,
Kritht e tij dashnia pushoi.
Kam ftu një prej zogjve me më shoqnu
Zemrëm time të njomë me ndryshu

Dashnia që po m’thërret kaherë ka perëndu,
Veç n’andërr më mundon nganjëherë, pa mëshirë.

Ndalu njëherë dhe vetëm një çast,
Zani i tij prej së largu më thërret,
Kam frikë mos është andërr thirrja e tij.
Që këtë natë spo më lë m’u qetësu,

Dashnia që po m’thërret kaherë ka perëndu,
Veç n’andërr më mundon nganjëherë, pa mëshirë./KultPlus.com

“Vetë ke mbetë, për dashuri s’guxon ta lusish kënd”

 Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Nexhmije Pagarusha la pas vetës hite të mëdha që vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji.

KultPlus ua sjell më poshtë videon dhe tekstin e këngës “Vetë ke mbetë”

Vetë ke mbetë

në dhomën tënde s’është shikimi im,

vetë ke mbetë,

e duart e tua të janë tretë n’errësirë,

gjersa disku i fundit bën tregim,

se të dua,

se të dua.

Vetë ke mbetë,

por tlutem mos qaj e mos rënko,

vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

por unë ende të dua,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua./KultPlus.com

“Kur një ditë të kthehesh ti, i përbuzur nga të gjithë”

Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Ajo u nda nga jeta një vit më parë duke e lënë pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.

Kultplus ua sjell tekstin e këngës “Kur Një Ditë Të Kthehesh Ti” të kënduar nga Nexhmije Pagarusha dhe Ardit Gjebrea.

Fjalët tua aq të rrejshme,

qenë të vrazhda për me zgju dashninë time,

As qe ditën mem ngushllue,

as në çastet kur për ty unë sytë i meksha

Fjalët tua aq të vrazhda

s`qenë në gjendje me pajtue zemrën time

ishin vetëm sytë e tue asgjë tjetër nuk na lidhte

ref…

Kur një ditë të kthehesh ti,

i përbuzur nga të gjithë,

dhe dëshiron ta kesh pranë ndokënd afër vetit

Mos kerko strehim te unë

se ngrohtësia në shpirtin tim

ka shumë kohë që fluturon për ty në amshim

Kur një ditë të kthehesh ti

dhe e kupton se je fajtor

se unë ende po jetoj pa fat dhe dashni

dhe çkado qe tash premton

është shumë vonë për shpresën tonë

për urrejtje dhe dashni për ne të dy

Çdo mesnate unë të shoh në andërr

gjoja se po fle pranë meje si dikur

Çdo mesnatë me zgjon kujtimi

se më lodhi dashuria me këto andrea

Qdo mesnatë un të shoh ne andërr

si largohesh ti i heshtur pa buzëqeshje

Fjalët e fundit janë për ty

sytë e mi janë tuj lotu

ref…

Kur një ditë të kthehesh ti,

i përbuzur nga të gjithë,

dhe dëshiron ta kesh pranë ndokënd afër vetit

Mos kerko strehim te unë

se ngrohtësia në shpirtin tim

ka shumë kohë që fluturon për ty në amshim

Kur një ditë të kthehesh ti

dhe e kupton se je fajtor

se unë ende po jetoj pa fat dhe dashni

dhe çkado qe tash premton

është shumë vonë për shpresën tonë

për urrejtje dhe dashni për ne të dy./KultPlus.com

Kur Nexhmije Pagarusha i këndonte Prishtinës: Jeta e amël me plot’ dëfrim, te ti po ngjallet Prishtinë (VIDEO)

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.

Mirëpo, sonte KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një dashuri të madhe qytetit të Prishtinës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Tash kur natyra ka lulëzu
Qyteti im asht zbukuru
Jeta e amël me plot dëfrim
Te ti po ngjallet Prishtinë.

Të du të du qyteti im
Të du unë si nana fmin’
Të du të du qyteti im
Të adhuroj o Prishtinë.

Qyteti im je plot gjallni
Me vasha t’bukra djem te ri
Gjithçka te ti është plot hijeshi
Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com

‘Kah pranvera’ nën interpretimin e Nexhmije Pagarushës dhe Jordan Nikolicit (VIDEO)

“Kah pranvera” është kënga të cilën e kanë interpretuar bashkë Nexhmije Pagarusha, Bilbili  i Kosovës dhe Jordan Nikolic, i cili përgjatë karrierës së tij ka kënduar këngë të vjetra serbe, shkruan KultPlus.

Në këtë këngë, të dy paraqiten në gjuhë shqipe dhe është një këngë e realizuar vetëm në audio.

Jordan Nikolic në vitin 1976 kishte përfaqësuar ish Jugosllavinë në Eurovizion. KultPlus ju sjellë këtë format të bashkëpunimit./ KultPlus.com  

Kur Ismet Bogujevci e Nexhmije Pagarusha këndonin bashkë këngën ‘Njëri tjetrin duam shumë’

Ismet Bogujevci, këngëtari i njohur i muzikës popullore shqipe, sot ka dhënë lamtumirën e fundit, por zëri i tij do të vazhdojë të kumbojë përherë në veshët e atyre që e deshën muzikën e tij, shkruan KultPlus.

Disa nga krijimet e tij si: ”Martesa”, “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”dhe “Sillma erën e malit”, ende vazhdojnë të dëgjohen nga adhuruesit e muzikës popullore dhe njëkohësisht edhe nga dashamirët e personalitetit të Bogujevcit, një solist i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë trojet shqiptare.

KultPlus ju sjell sot këngën e interpretuar nga i madhi Ismet Bogujevci dhe Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, të titulluar ”Njëri tjetrin e duam shumë”.

Andaj, në këtë ditë ne përkujtojmë këngëtarin me këto melodi që shoqërojnë një tekst mjaft të ëmbël e nostalgjike për secilin. / KultPlus.com

Jeta dhe karriera e Nexhmije Pagarushës nëpër fotografi (FOTO)

Më 7 maj 1933, në fshatin e vogël Pagarusha, afër Malishevës, lindi Nexhmije Pagarusha, këngëtarja dhe aktorja e madhe shqiptare nga Kosova, shpesh e referuar si mbretëresha e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa fotografi të Pagarushës, ku përfshihen fotografi nga koncertet e saj, takimet e saj të shumëta me kolegë e momente të paharrueshme nga karriera e saj. / KultPlus.com

Kur Nexhmije Pagarusha këndonte ‘Këngën e Rexhës’ (VIDEO)

“Kënga e Rexhës” është këngë epike e kënduar nga e madhja Nexhmije Pagarusha.

Ngjarja tragjike, ka ndodhë në fshatin Stubëll , afër Medvegjës – rrethi i Jabllanicës .

Rexha, kur i kishte vetëm dy vjet jetë, i kishte vdekur babai i tij dhe e kishte lënë jetimë nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, ngeli e vejë pa më të dashurin e saj.

Sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, Nëna e Rexhës me qëllim që ta ruaj djalin që të mos mbetet jetimë pa baba dhe pa nënë, kishte pranua që të martohej për kunatin e saj, përkatësisht mixhën e Rexhës.

Mixha i Rexhës, ishte kujdesur për ta rritur nipin e vet – Rexhën, deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën me dasmë dhe krushqi , sipas zakoneve dhe traditave tona.

Ditën e Dasmës së martesës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipë në kokë një mërzi e madhe, nga se mendonte se tash po sa të martohet Rexha, do të ndahet prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë së patundshme, e cila edhe me ligj do t’i takonte nga trashëgimia e babait të tij të ndjerë!

Për këtë qëllim ai e mashtroi Rexhën dhe e qoi tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’iu qitur ushqim kuajve dhe atje e vrau tinëzisht mu në grazhd të kalit./ KultPlus.com

Nexhmije Pagarusha, ikonë nacionale e kulturës sonë

Nga Rafet Rudi

Nexhmije Pagarusha hyn në radhën e atyre personaliteteve në muzikën tonë që fuqishëm e shënojnë kohën e vet. Praktikisht periudha kohore në të cilën ajo veproi, mjedisi në të cilën ajo zhvilloi aktivitet si dhe zhanri të cilit ajo i takon, identifikohen plotësisht me të, me zërin e saj me frymën e saj.

Nexhmija, ka përfaqësuar bukurinë e muzikës sonë popullore. Ajo ka qenë shenja me të cilën muzika jonë popullore është njohur në ish Jugosllavi, në Ballkan dhe më gjërë. Për më tepër, bukuria e zërit të saj (kjo është fatlumsia e jona), ka përcaktuar koordinatet njohëse dhe identifikuese të muzikës sonë popullore. Kornizat e kësaj muzike, historikisht, për të parën herë janë evidentuar si të tilla. Përmes saj, ne kemi filluar ta njohim vetëveten. Në mungesë të shenimeve dhe regjistrimeve, ne nuk i njohim veçoritë specifike të muzikës sonë të epokave të mëhershme. Përmes inçizimeve të para tonike, në periudhën e pas luftës dytë botërore, kur, në mes tjerësh edhe Nexhmija fillon të bën regjistrimet e para në Radio, pikërisht në atë periudhë, ne kemi filluar ta njohim, më për afër, muzikën tonë. Andaj me zërin i saj, Nexhmije Pagarusha, me regjistrimet që na e ka lënë në trashëgimi, historikisht për herë të parë, e ka përcaktuar fizionominë e muzikës tonë popullore. Ne, përmes muzikës së saj, e kemi njohur më në fund veten.

Specifikat e “muzikës kosovare” në zërin Nexhmijes

Ndonëse muzikën e saj, ne e përgjithësojmë dhe e shkrijmë (me arsye) në nocionin “muzika shqiptare”, është interesant, gjithashtu, se me një analizë më të thellë krahasuese, shohim se ajo bartë një origjinalitet edhe më përcaktues, meqë përfaqëson karakteristikat kryesore të këngës popullore shqiptare të veriut. Ajo e ka pasuruar në veçanti muzikën kosovare, duke e bërë të njohur si të tillë. Ndoshta ky dimension është vendimtar që ajo, si askush tjetër, ka qenë e adhuruar edhe në Shqipëri, si përfaqësuese më e denjë e muzikës tradicionale shqiptare në Kosovë.

“Impostimi natyral” i zërit të Nexhmijës

Kaptinë e veçantë e trashëgimisë që na len Nexhmija, është pa mëdyshje, fuqia e vokalit të saj. Nexhmija nuk iu ka nënshtruar një regjimi shkollor sistematik dhe më të gjatë, të zërit. Zëri saj është “i lindur”, dmth., ajo ka një “impostim natyral”, gjithsesi të jashtëzakonshëm, që shumë rrallë mund të haset. Gjithmonë është thënë se zëri i saj ka shtrirje (diapazon) të gjërë dhe absolutisht të jashtëzakonshëm. Zëri i saj ka karakteristikat e një soprani të lartë (gati të një soprani koloratur), njëkohësisht ka karakteristikat e një soprani dramatik dhe në këtë zë shquhen njëkohësisht karakteristikat e një alti të thellë. Te Nexhmija “bashkëjetojnë” në mënyrë të natyrshme të gjitha këto karakteristike. Për më tepër, në të gjitha këto regjistra, ajo gjithmonë e ruan veçantinë e ngjyrës së saj specifike.

Fakti se Nexhmija nuk pat fat të studionte kanton, nuk mendoj se është ndonjë humbje e madhe për profilin vokal të saj. Paradoksale duket por e vërtet është se në perfeksionimin sistematik shkollor të zërit, në procesin e zhvillimit maksimal të teknikës vokale, krahas përparësive që nominalisht ky shkollim krijon, ekziston rreziku real që zëri të bëj transformim radikal në atë masë saqë i humbë veçoritë iniciale të ngjyrës, të karakterit identifikues, humbë butësinë intime, humbë afinitetin personal për melizma specifike etj. Duke iu nënshtruar literaturës të etabluar të zhvillimit teknik të zërit, pësojnë doemos disa parametra tjerë natyral të zërit. Kjo mund të jetë e dëmshme, sidomos, për zëret që kanë “impostim natyral” (të cilin e ka poseduar Nexhmija). Në anën tjetër edhe në domenin e kulturës së frazimit, të shprehjes specifike, mund të zbehen karakteristikat që bartin një bagazh specifik nacional, meqë i nënshtrohen një literature të një muzike të standardizuer dhe unike. Pikërisht, me këtë impostim natyral, të lindur, dhe me një talent muzikor evident të jashtëzakonshëm, Nexhmija arrin të përballon copëzat vokalisht të vështira vokale, sikundër që i gjemë te “Baresha” dhe te “Nje Lule”.

Kënga jonë në duart e Nexhmijës dhe Rexhos

Kapitull i veçantë i jetës së saj ka qenë bashkëpunimi i dendur me kompozitorin tonë Rexho Mulliqin. Rexhoja, si një muziktar inteligjent, e njihte në thelb kapacitetin real të vokalit të Nexhmijës. Ai e optimizonte këto mundësi të Nexhmijës në mënyrë precize dhe në mënyrë unike. Këngët që ai i shkruante për të, janë ekzakt të kompozuara për mundësitë vokale të saja, për ngjyrën dhe karakterin e zërit të saj. Së këndejmi, “Baresha” dhe “Një lule” (këngët emplematike të saja) me vështirësi këndohen nga këngëtarë të tjerë. Nexhmija, është thjeshtë “bashkëautore” e këtyre këngëve, sado paradoksale që kjo duket. Bashkëpunim, në mes këtyre artistëve të veçantë të muzikës sonë (i këtij cifti bashkëshortor), të cilët gjenin frymëzim te njëri tjetri, në mes të cilëve qarkullonte një energji e një kreativiteti të lart, ka ndikuar direkt në profilimin artistik të saj. Për aq sa ata, njëri – tjetrit i dhanë, për aq fitoi kënga jonë.

Në fund të themi se: atë që Édith Piaf paraqet për muzikën franceze (shansonën), Vaçe Zela për muzikën në Shqipëri, Amália Rodrigues për muzikën portugeze (fado), të cilat janë ikona kulturore nacionale dhe shtylla të kulturës së tyre, pikërisht atë paraqet Nexhmija për muzikën shqiptare. “Bilbili i Kosovës” është trashëgimi e madhe, e pakapërcyeshme e këngës shqipe. Ajo mbetet institucion i veçantë kulturës sonë nacionale. / KultPlus.com

Sot ditëlindja e Nexhmije Pagarushës, bilbilit të muzikës shqipe

Më 7 maj 1933, në fshatin e vogël Pagarusha, afër Malishevës, lindi Nexhmije Pagarusha, këngëtarja dhe aktorja e madhe shqiptare nga Kosova, shpesh e referuar si mbretëresha e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Pagarusha fitoi vlerësime si artiste në Kosovë dhe vendet fqinje për gamën e saj të veçantë vokale soprano, të cilën ajo e shfaqi duke interpretuar këngë të ndryshme popullore kosovare gjatë karrierës së saj, e cila zgjati 36 vjet, nga viti 1948, në debutimin e saj në Radio Prishtina, deri në vitin 1984, në koncertin e saj të fundit në Sarajevë.

Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Nexhmije Pagarusha vdiq më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare. / KultPlus.com

“Vet ke mbetë, në dhomën tënde s’është shikimi im” (VIDEO)

E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.

Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Sot po e kujtojmë këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm. /KultPlus.com

Projektohet qendra kulturore ‘Nexhmije Pagarusha’

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka bërë përzgjedhjen e projektit në bazë të së cilit do të ndërtohet kjo qendër kulturore në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Kjo qendër kulturore pritet të kushtojë rreth 23 mijë euro mirëpo ende nuk ka përllogaritje se sa mund të kushtoj konkretizimi i këtij objekti.

Arkitekti Lulzim Gashi, i cili drejton kompaninë që ka fituar këtë tender, ka shpjeguar se formësimi arkitektonik është arritur duke ndërlidhur lokacionin në fshatin Pagarushë, respektin ndaj këngëtares dhe kërkesave për këtë qendër kulturore, transmeton KultPlus.

Sipas Gashit, ky projekt ka formë të pastër gjeometrike, materiale të harmonizuara dhe formësim bashkëkohor. / KultPlus.com

Kur Nexhmije Pagarusha i këndonte Prishtinës: Jeta e amël me plot’ dëfrim, te ti po ngjallet Prishtinë (VIDEO)

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.

Mirëpo, sonte KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një dashuri të madhe qytetit të Prishtinës.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Tash kur natyra ka lulëzu
Qyteti im asht zbukuru
Jeta e amël me plot dëfrim
Te ti po ngjallet Prishtinë.

Të du të du qyteti im
Të du unë si nana fmin’
Të du të du qyteti im
Të adhuroj o Prishtinë.

Qyteti im je plot gjallni
Me vasha t’bukra djem te ri
Gjithçka te ti është plot hijeshi
Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com

Pamje të papublikuara: Nexhmije Pagarusha duke kënduar pak ditë para se të vdiste (VIDEO)

Edhe në ditët e fundit të jetës së saj, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka dashur të këndojë e të ndëgjojë këngët e saj.

Sabrie Reqica e cila është kujdesur për Pagarushën ka treguar se ajo ka dashur të këndoj, të luaj piano e të dëgjojë këngët e saj.

Ajo thotë se sa ishte e shtrirë në spital, pak para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha mirrte telefonin e ndëgjonte këngët e saj, sidomos bareshën.

“Me fol për Nexhën duhet të shkruaj një roman. Nexhmije Pagarusha ka qenë një artiste e madhe. Ka qenë edhe një artiste burnore që ka ditë me pritë prej fëmijës së vogël deri te më i vjetri, edhe pse ka qenë e sëmurë. Në ditët e fundit në spital kam qenë me të dhe ka pasur dëshirë t’i ndëgjojë këngët e saj, sidomos këngën e bareshës”, ka thënë ajo në Studion A.

Reqica  ka treguar se në ditët e fundit të jetës së saj, Pagarusha ka luajtur piano vetëm për të.

Ajo thotë se me të kanë qenë sikur motra, andaj edhe Pagarusha i kishte thënë se donte të lunate piano për të.

“Ajo ka luajtur në piano veç për mua. Më ka thënë po dua të luaj veç për ty, sepse e kemi dashur shumë njëra tjetrën. Ajo ka qen idol i imi dhe i familjes time. Ngadal me të jemi bërë si shoqe e pastaj si motra. Nexhmia ka qenë sikur me e pas të familjes, sikur halla ime e gjyshja ime”, ka rrëfyer ajo. /express/ KultPlus.com

Pagarusha për institucionet shtetërore: Le t’i mbetet gjithkujt në ndërgjegje se çfarë kanë bërë për artistët

Është bërë një vit që nga vdekja e bilbili të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës, por vitet do të mbeten të mangëta për të numëruar jetëgjatësinë e artit të saj, shkruan KultPlus

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Përtej interpretimeve artistike si këngëtare dhe edhe aktore, Pagarusha ka lënë pas intervistat e saj të cilat mbeten të veçanta.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së bilbilit kosovar, KultPlus ua sjell intervistën e saj të realizuar në vitin 2018:

Si është një ditë e zakonshme e ‘Bilbilit të Kosovës’, cilat janë aktivitetet e përditshme tuaja?

Nexhmije Pagarusha: Dita e ime…. Nuk kam shumë aktivitete , por jam e lumtur që kam miq dhe mikesha të cilat më vizitojnë. Kam vëllain Tarikun i cili çdo mëngjes vjen tek unë. Fillimisht pimë nga një kafe dhe bisedojmë për gjëra të zakonshme. Pak më vonë ai del dhe i blen të gjitha gjërat që më nevojiten. Kam edhe kunatën Lulen e cila për mua bën çdo gjë dhe është e veçantë për mua. Kur është koha e mirë edhe dal në shëtitje.

Ekzistojnë rreth 150 këngë tuaja të incizuara, a i dëgjoni shpesh ato? Nëse po, si ndiheni në ato raste?

Nexhmije Pagarusha: Po i dëgjoj shumë shpesh. I dëgjoj me shume vëmendje, disa nga ato më pëlqejnë se si i kam menduar por ka edhe nga ato qe nuk më pëlqejnë. Disa nga ato me ngjallin kujtime të bukura por m’i kujtojnë edhe vështirsitë dhe kushtet në të cilat kemi punuar për ta incizuar një këngë.

A ka ndonjë incizim të ndonjë kënge që ju e posedoni e nuk e keni bërë asnjëherë të njohur për publikun?

Nexhmije Pagarusha: Të gjitha këngët janë në fonotekën e Radio Kosovës.

Ju i keni kontribuar shumë kulturës dhe muzikës shqipe. Sa jeni e kënaqur me atë çfarë ka bërë shteti për ju? E nga populli, sa ndiheni e vlerësuar?

Nexhmije Pagarusha: Unë gjithë jetën time kam punuar për popullin tim, jam munduar që të popullarizoj këngën e bukur shqipe, ta lartësoj atë. Në kohërat shumë të vështira për një artiste shqiptare dhe për popullin tim, unë me shumë kompetencë e kam prezantuar këngën shqipe pothuajse në tërë botën. Sa i përket institucioneve tona nuk dua të flas . Le t’i mbetet gjithkujt në ndërgjegje se çfarë kanë bërë për artistët.

Gjeneratat e reja ju njohin vetëm përmes prindërve, ata nuk ju kanë parë duke interpretuar. A do të pranonit të shfaqeni sërish në skenë, të këndoni për ndonjë rast të paktën një këngë?

Nexhmije Pagarusha: Unë shumë herët jam larguar nga skena. Më mbetet peng që nuk kam pasur përkrahjen institucionale për ta bërë një koncert solistik në Kosovë. Tanimë nuk besoj që isha kthyer në skenë sepse artisti e ndjen momentin kur duhet të lë skenën.

A e vizitoni ndonjëherë vendlindjen, çfarë ndjesie ju jep qëndrimi atje?

Nexhmije Pagarusha: Po, e vizitoj dhe se atje kam familjarë, ndihem shumë rahat dhe me plot kujtime. /GazetaBlic/ KultPlus.com

‘E kujtoj atë takim me lotët e dashurisë, jetoj në atë përqafim që ma dhurove ti’ (VIDEO)

Teksa janë bërë 1 vit nga vdekja e bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarushës, kontributi i saj artistik në muzikën shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm, shkruan KultPlus.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. 

Një ndër këngët e famshme të saj është “E kujtoj atë takim”, e cila është një elegji e ndjeshme për dashurinë.

KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “E kujtoj atë takim”:

Ma fale atë buzëqeshje , qe e andrroj n’vetmi

Ma fale atë buzeqeshje , e më mbushe lumturi

Asgja nuk më ka mbetur , tani t’gjitha i humba

Dashuria dhe gëzimi , u zhduken për mua

E kujtoj atë takim , me lotët e dashuris

Jetoj në ate përqafim , që ma dhurove ti (2X)

Kaluan shumë kohë , vite të tëra ndër ne

Ti ike shumë largë , pa më thëne ku je

Asgja nuk me ka mbetur,tani t’gjitha i humba

dashurija dhe gezimi,u zhduken per mua

E kujtoj ate takim,me lotet e dashuris

jetoj ne ate perqafim, qe me dhurove ti(2x) / KultPlus.com