Gjon Keka: Gjergj Kastrioti lexonte jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentarët e Cezarit

Nga Gjon Keka

Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një njeri e gjeneral që mbante shpatë në duar,por edhe burrështeti e njeri i librit, ai lexonte sikur mësohet nga një bashkëkohës i tij ,ai lexonte jetëshkrimet e Plutarkut,komentarët e Cezarit etj.

Sikur shihet edhe nga ky imazh( nga :“Maurice Lachatre, Histoire des Papes, Rois, Reines, Empereurs,…187?“), në të cilin Gjergj Kastrioti mbreti ynë është pasqyruar me libër në dorë ,pra një imazh ndryshe nga ajo që kemi parë vazhdimisht në beteja dhe me shpatë në dorë.

Prandaj,Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm njeri i artit të luftës,një strateg i madh, por edhe një burrështeti i madh,dhe njeri që lexonte libra të ndryshëm të preferuar të tij./ KultPlus.com

Së shpejti publikohet libri ‘Bibliografia e Skëndërbeut’ nga autori Gjon Keka

Nga Gjon Keka

Duke ditur se figura e Gjergj Kastrioti ishte jo vetëm simbol i patriotizmit, lirisë dhe pavarësisë e mbrojtësit të civilizimit, shumë autor, studiuesi, poet e historian kanë shkruar vepra kushtuar atij. Në veprat e shumëta që kam gjetë kryembërti ynë është vlerësuar lartë si për nga veprat e tij ashtu edhe për nga misioni,urtësia e strategjia e tij. Ai ishte bërë sidmos në kohën kur jetoi e më pas e deri në ditët tona si figura universale ,si ylli polar i Arbërisë dhe Europës.

“A mundet ai hero i pakrahasueshëm i shekullit të pesëmbëdhjetë, i cilësuar me të drejtë nga poeti Bajroni si “Princë i Kalorësve të të gjitha Epokave”, Skënderbeu i fuqishëm, i mbiquajtur për veprat e tij të pakrahasueshme të armëve, “Zoti Aleksandër”, në aludim për bashkëvendasin e tij të shquar Aleksandri i Madh, – a mund të kthehet ai luftëtar i pavdekshëm i krishterë në atdheun e tij të dashur,duke shënuar vendet dikur krenare të triumfeve të tij të pashembullta mbi një mori të panumërt armiqsh…Si do të tërhiqej vështrimi i tij i indinjuar nga vëzhgimi i atij vasaliteti poshtërues, në të cilin ai do të shihte pasardhësit e pafat të tij…”

“Flamuri yt i fuqishëm dhe mbizotërues do të ngrihet edhe një herë; emri yt – emri yt i pashoq – do të forcojë çdo zemër të atij populli trim. Veprat e tua madhështore do të mbushin përsëri veshin e kombeve duartrokitëse, të cilëve zëri i ndërgjegjes qortuese do t’u sjellë përsëri traditat e lavdisë sate të shkëlqyer.

Krahu yt fitimtar, i shtrirë nga qiejt, do të tregojë fushat ku ke veshur kujtimin e vendit tënd si me një rrobë shkëlqimi të pavdekshëm.

Po, fëmijët ende të palindur do të mësojnë të dëgjojnë bekimet për shkak të mbrojtjes sate hyjnore. Bijtë e bijat do të pëshpëritin fjalën magjike “Skënderbeu!”

Ndërsa “duke gjetur veten në Romë, vite më parë, shkova në “Biblioteca della Minerva” për të gjetur se nuk e di se çfarë pune atje. E hodha syrin te biografitë e njerëzve të shquar; Doja të lexoja atë të Heroit tonë dhe u admirova shumë kur vura re se si kanë shkruar prozatorët dhe poetët, historianët dhe romancierët, publicistët dhe shkrimtarët e çdo lloji, të çdo gjuhe, të çdo kombi…duke thënë se Skënderbeu kishte aq shkrimtarë, sa ndoshta Bibla nuk ka ekspozues, dhe as Komedia Hyjnore e Alighierit komentues.Pastaj e mbylla librin duke u ndjerë më i madh se vetja dhe duke falënderuar qiellin që linda arbëror! “

Arbërorët e vërtetë mund të frymëzohen nga kjo kur të lexojnë e shohin se si për themeluesin e identitetit arbëror europian, vulosësin e përkatësisë sonë,dhuruesin e flamurit kombëtar, mbrojtësin e qenjes arbërore dhe të civilizimit europian Gjergj Kastriotin janë shkruar me mijëra vepra të karaktereve të ndryshme.Me anë të kësaj Bibliografie jam përpjekur t’i jap një pjese të madhe publikut lexues,një pasqyrë historike të të gjithë veprave dhe sigurisht edhe një kontribut të mirëpritur në vlerësimin objektiv të kësaj vepre me rëndësi për figurën më madhore e të shenjtë të kombit tonë./ KultPlus.com

Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Sipas një legjendë, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre ,ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës ,dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë,Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi dikur në male nën dhe për t’i marrë sërish kur të kthehej.

Nga kjo mësojmë dy gjëra :

së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja ,ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë ,nëse ecim udhës së tij ,idealit të tij, qëllimit të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitet dhe emrit arbëror europian,dhe

së dyti : ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe pasurinë.

Kështu që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi arbëror(shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli, drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri, pavarësi dhe shtet.

Prandaj ,duke parë këtë nuk duhet tzë mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas legjendës, por ,ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.

Me pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë në Gjergj Kastriotin udhën e dritës,e dijes,zhvillimit,bashkimit,thesarit apo pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

Sikur që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari e as mjete të mëdha, sepse po t’i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa,mbretër e perandor të Europës,ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete ,por nuk i dolën në ndihmë në kohën e duhur atij.Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës , i cili në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën , vizionin,urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda kontinentit europian. /KultPlus.com

Intervistë e rrallë e Hasan Prishtinës e vitit 1912

Nga Gjon KEKA

Rastësisht duke kërkuar diçka krejt tjetër e gjeta këtë intervistë me atdhetarin dhe politikanin shqiptar Hasan Prishtina e që ndoshta është me interes për lexuesit shqiptar.
Kjo intervistë është zhvilluar në Prishtinë më 25 korrik 1912 nga Baron E. Winder-Kriglstein,për gazetën“ Neue Freie Presse” e që është botuar më 3 Gusht,1912.( Neue Freie Presse, 3.August 1912, faqe 3,Nr.17221)

Bashkëbisedim me Hasan Bej
Titulli – Raport origjinal nga kryengritja shqiptare.

Autori i kësaj interviste të realizuar me Hasan Prishtinën e fillon me një përshkrim mbi organizimin feudal të Shqipërisë, historikun e saj qysh nga mesjeta e deri sot ,bajraktarizmin defektet tjera e deri të gjakmarrja.Poashtu autori nuk lë pa e përmendur edhe heroin Gjergj Kastrioti sikur që nënvizon. „Dora e fortë e një udhëheqësi të njohur si heroi kombëtar Skënderbeu gati 500 vjet më parë, mungon.Fatëkeqësisht Shqipëria ka shumë Politikan ,por jo ushtarakisht dhe diplomatikisht të shkolluar…“
Pastaj vazhdon me përshkrimin e karaktereve si në aspektin politik ashtu edhe luftarak të disa kryengritësve si Riza Bej,Bajram Curri-Bej dhe Hasan Bej Prishtina. Dhe kështu nis si më poshtë intervista e realizuar me Hasan Bej Prishtinën:
Hasan Bej: Ju nuk besoni se sa i lumtur jam që po shoh këtu një publicist europian. Qëndroni me ne për një kohë të gjatë. Ne duhet të kemi dikë që informon shtypin në mënyrë të paanshme. Ne dëgjojm këtu vetëm atë që raportohet nga burimet turke për ne.Çdo javë jemi në beteja të përgjakshme me ushtrinë turke. Tani mund të shikoni vetë se pavarësisht nga humbjet e supozuara,shqiptarët tanë janë 25.000 metra larg qytetit dhe kanë marrë të gjitha pikat e Shqipërisë së Veriut.Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Vushtrria dhe Prishtina ranë në duart tona, kryesisht pa u ballafaquar, por me anë të manovrave të thjeshta, garnizonin e kapitulluan – por jo, siç thonë ata, për arsye të brendshme politike, por thjesht sepse ata e kanë patur parasysh me javë, se lëvizja jonë është e përgjithshme dhe se suksesi ushtarak kundër nesh nuk është më për t’u shpresuar. Vetëm komandanti i Pejsë mbetet ende, sepse për momentin nuk kemi nevojë për këtë pikë, të cilën e kemi hequr nga çdo lidhje dhe disa qindra shqiptarë janë plotësisht të mjaftueshëm për të parandaluar largimin e tij. Presim nga ai që në ditët në vijim ai të na dërgojë negociatorë për të ofruar dorëzimin e tij. Tani ju lutem më tregoni se çfarë duhet të shpjegoj tjetër. Ju me siguri keni pyetje për të bërë.
Unë:Cili është programi juaj?A keni tashmë pikëpamje të qëndrueshme dhe të palëvizshme për kërkesat tuaja ose suksesi ka ardhur aq befas edhe pse ende nuk keni gjetur kohë për të patur ujdi ?

Hasan Bej:Nuk kemi nevojë tani të flasim për kërkesa.Përderisa turqit nuk hyjnë në lojë koha e programit është e mbauar. Çfarë përdorimi do të kishte një program që është arritur pa diskutim nga turqit dhe premtimet e të cilave janë të pazbatuara dhe kryesisht të paarritshme. Ne e dimë mirë karakterin e vendit tonë, kështu që nuk kemi më iluzione. Mund të bashkohemi vetëm nën presionin e një rreziku gjithnjë kërcënues. Pse nuk duhet të bëhemi Republikë, siç është Zvicra? Atje quhen kantone, këtu quhen Fise, dhe historia jonë, kushtet gjeografike të atdheut na përcaktojnë që ta bëjmë këtë….

Unë:Ju e dini, se çfarë kemi biseduar sot. Ju njëzëri thatë në Kuvend se ligjet turke janë të papranueshme për Shqipërinë, sepse ata injorojnë veçoritë e popujve të ndryshëm… Një ligj që është i shkëlqyeshëm në Bagdad mund të jetë ende në Anatolia – por është e pamundur për Rumelinë dhe tallje për Shqipërinë. Bukur dhe mirë. A nuk mendoni se një formë e qeverisjes si ajo e Zvicrës kërkon një shkallë aq të lartë të disiplinës politike dhe të kulturës së përgjithshme saqë do të krijonte një konfuzion të tmerrshëm nëse Shqipëria papritur do të bëhej autonome?

Hasan Bej:Sigurisht! Ne do të duhet të durojmë një periudhë trazire të brendshme, nuk ka dyshim për këtë.Të gjithë jemi të lodhur nga lufta. Vetëm mendoni, ne kemi qenë duke luftuar turqit që tridhjetë vjet e gjysmë dhe prej katër vjetëshë mundohemi me dhimbje për një vendim. Nëse marrim nesër autonominë, ne do të jemi të lumtur që të vendosim administratën tonë për disa vite, të regjistrojmë ligjet tona të pashkruara dhe të bashkëpunojmë me vullnetin më të ndershëm. Ne nuk njohim asnjë grindje fetare, asnjë fis katolik, ortodoks apo musliman kurrë nuk ka qenë në grindje. Duke krijuar një gjuhë të përbashkët të shkruar dhe duke përdorur kapitalin e huaj, ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë shkolla, të ndërtojmë rrugë dhe të përhapim civilizimin.

Unë:Pardon, nëse ju ndërpres, Bej! Tërheqja e kapitalit të huaj – këtu qëndron çështja e madhe! Një republikë e re nuk ka një hua të butë – në amerikën e veriut ka ndodhur kështu – bankieri më i pasur i Filadelfias nuk donte të pomponte Uashingtonin asnjë dollar. Tregu ndërkombëtar i parasë nuk do t’u japë asgjë, dhe një grup financiar i kufizuar nga qeveria do të rrezikonte pavarësinë e saj.
Hasan Bej:Ne mendojmë ndryshe. Pyjet tona të pamasa, depozitat tona të mëdha minerale do të tërheqin kompani të mjaftueshme private dhe ne nuk mendojmë të shpenzojmë minierat apo koncesionet pyjore. Secili fis duhet të jetë financiarisht i pavarur dhe do të shihni se ambicia për të provuar qëndrueshmërinë tonë sa më shpejt që të jetë e mundur do të nxisë Bajraktarët të ndryshëm për përpjekje të jashtëzakonshme….

Unë:Por çfarë doni të kërkoni nga Komisioni nëse vjen nga Stambolli për disa ditë për të negociuar me ju? Nëse ju tani e konsideroni veten si autonom, nuk keni nevojë për më shumë Pourparlers(Bisedime-diskutime), sepse autonominë nuk do të ua japë Turqia me qëllim të mirë?

Hasan Bej:Ne mendojmë në lidhje me këtë, në këtë mënyrë: Nëse ne mund të komunikojmë në mënyrë të mirë me turqit, të cilët më në fund duhet ta shohin padobishmërinë e rezistencës së tyre, atëherë është më mirë se sa nëse e mbartim luftën në Shkup dhe Salonik.
Ne do të duhet të trajtojmë garnizonet turke të zëna këtu si të burgosur të luftës dhe të lëmë popullin tonë, të cilin ne kemi nevojë për zonat tjera, për dy ose tre muaj në terren. Ne jemi të bindur se turqia me dëshirë do të na jep një autonomi,pasi ajo nuk është më në gjendje ta mbajë Shqipërinë. Pse të derdh gjak? Pas të gjitha gjërave që keni parë dhe dëgjuar prej nesh këtu, a mund të mohoni se ne jemi në pozitë të qeverisim popullin tonë, duke arritur, në interes të idesë së shtetit liberal, pas shekujve grindjesh dhe keqardhjeje të shtypjes ?
E vlerësojmë faktin se Europa e di këtë – a mund të jemi të huaj për kulturën – kjo është faji i qeverisë turke – por ne jemi të lartë në disciplinë … a ka ndonjë mbrojtje këtu? Jo! A ka qenë dikush i abuzuar, i grabitur ose madje i kërcënuar? Jo! A i kemi lidhur me zinxhirë apo varur turqit e zënë, ashtu siç duhet, sipas ligjeve të lashta të shenjta të hakmarrjes sonë? Nuk ka?… Ne presim kalorësit dhe presim që tani e tutje nuk do të konsiderohemi më si rebelë grabitqarë … A jemi ne gaksor … ne e dimë, se simpatitë e kombeve kulturore janë gjithnjë në anën e luftëtarëve të lirisë dhe a nuk e ka demonstruar mjaftë vetëmohimin populli jonë?
Unë:Çfarë do të bëjë Komisioni në lidhje me këtë?
Hasan Bej: …nëse ajo mbetet kokëfortë. Pastaj ne diktojmë ligjin tonë…

Emrin Vojsava nuk e kishte vetëm nëna e Gjergj Kastriotit, por edhe shumë gra fisnike arbërore

Nga Gjon Keka

Vojsava, nëna e Gjergj Kastriotit, Vojsava ishte arbërore e pastër, ashtu sikur ishin shumë nëna e gra arbërore tjera që mbanin po të njëjtin emër. Si p.sh: Vojsava bashkëshortja e Karl Topisë, Vojsava e bija e Gjergj Arianitit-Komnenit dhe motra e Donikës si dhe shumë Vojsava tjera arbërore.

Madje edhe sot në mesin e fiseve tona arbërore ka emra Vojsava edhe pse të rrallë ka emra të tillë të fisnikërisë arbërore./ KultPlus.com

Gjergj Kastrioti mbante në dhoma thesare të paçmuara sikur perandorët, princat e mbretërit tjerë

Nga Gjon Keka

Gjithmonë ka qenë zakon i zotërve,perandorëve, princave dhe mbrëtërve të mëdhenj të mbanin dhoma të veçanta të thesareve të paçmuara, antikuariati, galeri, biblioteka etj, në të cilat ruheshin gjëra të vjetra, të rralla, të mrekullueshme, qoftë për lavdinë e përjetshme të artistëve, qoftë për kënaqësinë e syve, apo për të ndezur mendjen dhe frymëzuar nga heronjtë dhe studiuesit fisnikë ,ose edhe për të gjetur e zbuluar gjëra të përzemërta për ta.

Në dhomat apo sallat e tilla të mëdha që ata i kishin projektuar më kohë, ishin të mbushura me gurë mermeri, diamante, ari, statuja ose kolona portretesh të ndryshme, shqiponja të punuara etj. Kjo është parë edhe në kohën e Cezarit, i cili mbante edhe ai gjësende të tilla, por edhe portretin e tij që ishte zbukuruar me një kurorë dafine, si i pari i të gjithë perandorëve romakë.

Poashtu edhe Aleksandri i Madh në botën e tij të madhe,mbante figurat e Jupiterit, Saturinit e të ngjashme, të heronjëve, si dhe shumë gjësende me vlera të paçmuara.

Ndërsa, njihet edhe biblioteka e famshme e Ptolomeo Filadelfi (Faraonit) mbretit të Egjiptit i cili mblodhi njëqind mijë libra nga më të jashtëzakonshmet. Biblioteka e mbretit Xerxes të cilën e ngriti dhe e zbukuroi në Athinë ishte me famë të madhe.

Edhe arkiduka Ferdinand i Austrisë i cili e ktheu kështjellën mesjetare Ambras në muze të famshëm e të mrekullueshëm, në të cilën u ruajtën gjësende me vlera të paçmuara, në mesin e relikteve të tilla të jashtëzakonshme ishin edhe armët dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit të cilat tani qëndrojnë në muzeun e historisë së artit në Vjenë.

Një muze të tillë e ngritën edhe shumë perandor, e princa tjerë të Europës dhe Botës.

Është e mundur që edhe mbreti arbëror Gjergj Kastrioti të ketë ngritë një sallë apo dhomë të tillë të veçantë të ruajtjes së gjësendeve me vlerë, kjo për faktin se nga përshkrimi i jetës dhe veprës së tij, shihet se ai është shumë i lidhur me figurat e lashta heroike, me lashtësinë dhe njeri që e donte artin dhe leximin. Mendoj se është e pamundur që ai të mos ketë patur një muze, bibliotekë apo sallë të tillë me vlera të paçmuara. Dhe duke qenë se ai është e mundur të ketë patur të tilla gjëra me vlera të rralla e të paçmuara, atëherë pas vdekjes së tij nuk dihet se ku kanë mbetur, apo ndoshta disa nga gjësendet me vlerë i ka marrë me vete në anijen me të cilën lundruan për në itali bashkëshortja e tij Donika me të birin e saj Gjonin. / KultPlus.com

Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti-Kastrioti

Nga Gjon Keka

Deri më sot janë ngritur buste të kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti i cili udhëhoqi suksesshëm shtetin e Arbërit deri në vdekjen e tij duke e bërë atë të famshëm anë e mbanë botës,

Por, ne si duket kemi harruar, se një pjese të kësaj periudhe qeverisës,vendin e udhëhoqi edhe bashkëshortja e tij Donika në mënyrë tepër të suksesshme.

Prandaj,duke ditur këtë dhe meritën e saj të madhe, do të ishte e udhës që edhe kësaj mbretëreshe arbërore t’i bëhet një bust apo statujë ashtu sikur iu është bërë deri më sot edhe Gjergj Kastriotit.

Ky do të ishte një vlerësim për këtë grua fisnike arbërore e cila e udhëhoqi Arbërinë në kohën me sfiduese duke e mbajtë në binarë të sigurtë mbretërinë e Gjergj Kastriotit kur ai ishte në vizita të ndryshme jashtë vendit./ KultPlus.com

Portret i rrallë i kryeheroit Gjergj Kastrioti, në mesin e figurave tjera të historisë botërore

Nga Gjon Keka

Një portret i rrallë i kryeheroit dhe mbretit Arbëror Gjergj Kastrioti, në mesin e portreteve të mbretëve, perandorëve dhe figurave tjera të historisë botërore si Karli i Madh, Justiniani, Juda Makabeut, Davidit mbret etj.

Një renditje e tillë në mesin e perandorëve, mbretërve dhe figurave historike botërore me ndikim edhe të portretit të Mbretit tonë arbëror Gjergj Kastrioti tregon vlerësimin e madhe që i është kushtuar këtij personalitetit ,burrështeti dhe vizionari të madh të Arbërisë dhe Europës.

Aty tek shigjeta poshtë gjendet portreti i mbretit,strategut dhe vizionarit Gjergj Kastriotit, ky portret është nxjerrë nga një kronikë e vitit 1648 (I.m.e.s.mdb.Giorgio Castrioto,1648], ku poashtu ka edhe përshkrimin mbi jetën dhe veprën e tij./ KultPlus.com

“Kombi shqiptar dhe fati i tij”, publikohet libri i ri nga Gjon Keka

Nga Gjon Keka

Historia tregon se çfarë është një komb, si e ka nxjerrë në dritën e kohëve identitetin e tij, dhe a e ka ruajtur ai komb apo popull nderin, lirinë dhe të vërtetën e tij. Dhe, siç do të thoshte Schiller: “Kombi është i pavlerë, nëse nuk e jep gjithçka për nderin e tij!”. Por një gjë e tillë nuk mund t’i japë vetes nder më të madh sesa kur i mban dhe i respekton bijtë e bijat më fisnikë të gjakut dhe shpirtit iliro-arbëror, të cilët qëndrojnë përgjithmonë aty si dekor e stoli i atdheut para botës, si një këshillë sublime. Këta janë shembulli i madh dhe i përsosur i brezave të kombit.

Për të gjitha këto vlera të pashembullta të kombit tim, edhe në këtë libër i kam kushtuar vëmendje e rëndësi figurës së pavdekshme të mbretit tonë arbëror Gjergj Kastrioti, i cili e ka vulosur identitetin tonë si një komb europian, me bëmat e tij na ka lënë themelet e shtetit, si dhe na ka dhënë flamurin si simbol të fitores, sakrificës e lirisë.

Edhe në këtë libër studimor, unë e shikoj dhe e analizoj botën e brendshme të Gjergj Kastriotit në shumë dimensione, përqendruar më së shumti te vepra e tij e paçmuar ndaj atdheut, si dhe jetën dhe vizionin e strategjisë së tij. Këtu qëndron thellësia e hyrjes në botën e këtij personaliteti mbikohor dhe të papërsëritshëm të historisë së kombit tonë. Me shekuj është folur, rrëfyer e janë shkruar vepra të tëra për këtë figurë emblemë të kombit shqiptar, duke e trajtuar atë në tërësi nga këndvështrime të ndryshme. Ka ndodhur që gjatë trajtimit të kësaj figure monumentale nuk i është hyrë në thellësi epokës kur ai jetoi, aq më tepër botës së tij të brendshme, si një shembulli i pavdekshëm i një udhëheqësi, mbreti, komandanti, diplomati, heroi, strategu e, mbi të gjitha i të qenit njeri, në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndërsa figura të fuqishme të nderit të kombit tonë, si Marin Barleti, Pal Engjëlli, Frang Bardhi, e më pas edhe rilindës si Naim Frashëri e shumë të tjerë deri në ditët e sotme, i kanë analizuar në detaje epokën dhe bëmat e tij, botën e brendshme morale, jetën dhe veprën, e mbi të gjitha vizionin e strategjisë së tij. Për të gjithë këta studiues legjendarë, Gjergj Kastrioti ishte mishërim i të mirës morale, asaj kombëtare të shtetit të Arbërit, por edhe si një shembull i edukimit të brezave në frymën e lirisë dhe të atdhedashurisë.

Një pjesë tjetër e këtij botimi iu është kushtuar shqiptarëve, si pasardhës të pellazgo-ilirëve, bazuar në dokumente historike edhe të autorëve europianë që janë marrë me historinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Gjithashtu, në fund të librit mund të gjenden edhe dokumente mbështetëse të nxjerra nga bibliotekat dhe arkivat e ndryshme e që shërbejnë për ta përforcuar më shumë gjithçka që është trajtuar në këtë libër. Nuk është lënë pa përmendur edhe Kongresi i Berlinit, por edhe ato të Konferencës së Londrës dhe Parisit. Nuk mund të lë pa nënvizuar gjithashtu edhe kontributin e Austro-Hungarisë dhe Italisë në formimin e shtetit shqiptar, si dhe mbrojtjen e Shqipërisë prej tyre në qarqet ndërkombëtare, aty ku rrezikohej integriteti territorial i shtetit shqiptar. Në vazhdim trajtohet rrugëtimi i kombit, pasojat e ndarjes apo të copëtimit të trojeve të vendit, haxhiqamilizmi, ballabanizmi dhe fati i kombit tonë. Njëherësh përmendet edhe udha e dritës së kombit tonë, rruga që ai duhet të ndjekë, si një komb i lashtë me Gjergj Kastriotin në ballë. Ndaj, kurdoherë që të rikthehet në familjen europiane, ky komb do ta zinte vendin e vet të merituar e që i takon me shumë të drejtë.

Libri botohet në kuadër të SHB“Lena Grafik”, Prishtinë.

Libri i ri nga e Hëna (javën tjetër) mund të gjendet në: Librarinë Artini-Toena dhe Librarinë Dukagjini. / KultPlus.com

Dokumentet historike dëshmojnë vazhdimësinë e gjuhës iliro-arbërore

Nga Gjon Keka

Gjuha jonë iliro-arbërore është folur e shkruar edhe përkundër pengesave e ndalesava që i kanë bërë pushtues të ndryshëm.

Si para, por ,sidomos gjatë pushtimit otoman ,gjuhën e kanë ruajtur kleri i krishterë arbëror të cilët shumica prej tyre kishin formim intelektual dhe ishin të arsimuar si brenda ashtu edhe në kolegjet dhe universitetet e vendeve tjera europiane.Ndërsa vazhdimësia e gjuhës sonë iliro-arbërore deri në ditët tona dëshmohet nga dokumente të shumta historike, sikur që është edhe ky që kam nxjerr nga “Oratio Dominica,Anno R.S.,18.05”./ KultPlus.com

Me rastin e përvjetorit të 554 të vdekjes, përjetësimit të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti ishte njeriu më i madh i kohës së tij.Sikur që dihte botërisht i gjithë fokusi kur është folur për të mëdhenjtë është drejtuar tek dy figura ,tek ajo e Aleksandrit të Madh dhe Cezarit. Ata ishin heronjtë politikë të së kaluarës.Por,Gjergj Kastrioti ynë ishte në lidhje me këta personalitete të fuqishme po aq i madh,madje i ka tejkaluar ata në disa aspekte të qeverisjes dhe vlerave që kishte në veten e tij. Ai e njihte kohën e tij, i shfrytëzoi dobësitë e saj dhe sundoi mbi to. Kombin që ai udhëhoqi dhe skeptri i tij ishte po aq i butë dhe i dobishëm për të gjithë pa dallim.Për të ngritur shtetin e tij të Arbërit në lartësinë e tij të diellit ishte plani i tij.

Edhe pse pas vdekjes së tij pothuajse u shkatërruan gjërat e vjetra që ai kishte ndërtuar ose për të cilat ai i kishte hedhur themelet; kështu që vetëm sa dëshmon më shumë për lartësinë e tij në të cilën e la Arbërinë dhe se sa poshtë që nga vdekja e tij e deri më sot ka rënë ajo nga kufomat e gjalla që kanë mbetë,nga mbetjet,renegatët dhe pushtetarët e vëllazëruar me turq.

Në atë kohë, kur edukata dhe morali u mbulua me terrë, ai ishte një yll i të mëdhenjve të parë në Gadishullin Ilirk dhe kontinentin Europian. I gjithë mbretërimi i tij ishte një epokë e lumtur për Arbërinë ,Europën dhe Njerëzimin.

Ai vdiq dhe kështu perëndoi dielli përgjithmonë për Arbërinë duke mbetë në terrin otoman deri më sot.Gjergj Kastrioti zotëronte talent të madh politik, diplomatik dhe ushtarak. Standardi politik që ai aplikoi në kohën e tij ishte i thjeshtë dhe pikërisht për këtë arsye ishte më i përshtatshmi.Ndarjen katastrofike të të mëdhenjve ai e kundërshtoi me dinakërinë dhe forcën e karakterit.Një pasojë e hekurt në ekzekutimin e planeve të tij politike ishte cilësia e tij e gjithanshme. Jo të gjithë menjëherë ai mund të përballej me armiqtë e tij së bashku.

Por,ai i mundi ata veç e veç, me strategjinë e tij, që kurrë mos t’i lënte hapësirë që dy apo më shumë armiq të tij ta sulmonin në të njëjtën kohë.Kudo,si në Arbëri, ashtu edhe në Itali e kudo ku ai shkonte me qindra e mijëra janë parë sipas kronistëve duke tundur kokën para madhështisë së tij, para shkëlqimit të dritës së këtij mbreti e udhëheqësi të papërsëritshëm të kombit tonë arbëror europian.

Ai promovoi tregtinë dhe ndryshimin.Sidomos me vendet tjera si Raguzën, Hungarinë Venedikun,Romën etj. Kombet që ishin më larg njëri-tjetrit ishin bërë miq sikur që ishte rasti i miqësisë së tij me Mbretin e Napolit.Fama e tij u përhap në të gjithë botën. Princat më të largët donin që të luftonin nën flamurin e tij, donin të ishin miq dhe aleatë të tij. Ai u kap pas atdheut të tij e jo pas karriges, ai i dha Arbërisë ,identitet,paqe,begati dhe famë.

Papët vraponin pas tij dhe jo ai pas papëve.Feja katoliko-romake gjeti tek ai një mbështetje të dukshme.Ata e panë se ai ishte i vetmi që bashkë me Arbërorët e tij u bënë mburojë për civilizimin e përbashkët europian.Nga ana tjetër, disa nga papët e kohës së tij ishin mirënjohës,por jo edhe disa papë e perandor ,princa të tjerë që e shikon më shumë karrigen papale,mbretrore, e princërore dhe interesat e tyre egoiste se sa mbështetjen e tij në kohën më të vështirë që ai u gjend sidomos në fund të vitit 1467.

Vërtetë, ai ka rrëzuar sulltana,tartara,perandor e ushtarë të armikut dhe i ka dërguar ata që të vdisnin në inatin e tyre; por,për nga natyra e tij ai ishte një njeri që e donte më shumë lirinë,paqen dhe lumturinë e popullit të tij se sa çdo gjë tjetër ,prandaj,ai nuk lejonte që armiqtë kushdo qoftë ata t’ia shkatërronin atdheut të tij ato që populli i mbanë në gjoksin e tij si vlera të tij të natyrshme.

Gjergj Kastrioti ishte në çdo aspekt për kombin e tij pa dallim një gjeni që dha fryte të mëdha.Ai,thuhet se fliste nëntë gjuhë të ndryshme të kohës.Me një fjalë, ai ishte njeriu kryesor i popullit dhe kohës së tij në çështjet politike, ushtarake dhe diplomatike.

Çfarë brezi mund të kishte mbirë nga gjaku i këtij njeriu të madh i cili në fakt e zhvilloi një karakter po aq gjigant në botën e vogël si në botën e madhe të tij.Prandaj duke parë që nga gjaku i tij nuk ka mbetë asnjë ,e as nga kombi nga i cili doli që t’i ngjajë atij dhe botës së tij të madhe të brendshme e të jashtme ,ai tani qëndron mbi historinë; sepse ai është një flijim për kombin e tij, Europën në përgjithësi dhe të mirën e përbashkët ,dhe të ardhmen e ndritur të popullit të tij. Arbëria e tij dhe ai, si të thuash, u bënë si një mur mbrojtës kundër otomanëve pushtues.

Sikur që dihet me rikthimin e tij në Arbëri populli vetë e uli në fronin mbretëror e thirri si mbret të tyre.Prandaj, ai e dinte se një mbret i ri në një vend që ishte i ndarë në principata vendase nuk e bënë shumë të sigurt fronin dhe as nuk do të kishte rezultate lufta kundër armikut otoman(turk) ,pa një bashkim të të gjithë fisnorëve të vendit.

Zëri i popullit ishte që ai të printe në gjithçka,sepse ai ishte i duhur për kohën dhe vendin,prandaj edhe u zgjodhë në krye të të gjithë principatave të vendit i bashkoi ato në Kuvendin e Lezhës(2.Mars 1444) dhe fitoret ishin pjesë e Betejave përpara tyre kundër armikut të tyre otoman.Politika e tij në brendësi të atdheut tonë ishte kështu e lehtë për t’u vlerësuar,sepse flinsin më shumë veprat se fjalët.

Me bashkimin e principatave ai e dëshmoi veten se ishte një udhëheqës sikur t’ia kishte zbritur qielli për të mirën e përbashkët të vendit dhe qytetarëve të tij arbëror pa dallim.Ky ishte qëllimi i tij që përpos bashkimit që bëri ,ai nuk ndërhyri në popull e as në principatat në asgjë tjetër si p.sh. karakteri i tij, ligjet dhe sjelljet e mira të popullit arbëror.Prandaj, ai i la ato të paprekura,sepse ishin e pjesë e natyrshme e vetë popullit arbëror.Por,ai punoi në fusha tjera që e bënë Arbërinë të fuqishme politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht.Edhe pse në forca të pakta ai me to e bëri Arbërinë të mbante stafetën e fitores në Europën e asaj kohe.

Nga dita që ai shkeli në atdheun e tij ,nga ai moment i parë, interesimi për atdheun, nuk u harrua kurrë nga ai.Ai në veten e tij ,në brendësi të tij ishte një njeri i lirë, me ide të thella iluministe e humaniste dhe vizionar që e shihte atdheun e tij nga e kaluara me syrin drejt të ardhmes duke punuar me djersë dhe llambën me dritë në dorë për Arbërinë e tij.Kjo është një dëshmi e qartë se ai donte të punonte me gjithë energjinë e tij dhe dijen e tij,për kombin e tij.

Gjergj Kastrioti si një komandant i madh për kohën e tij e krijoi ushtrinë e fuqishme arbëror me të gjitha kapacitetet,gradat ushtarake, pozita tjera brenda hierarkisë së ushtrisë.

Kështu p.sh. grada e luftëtarit në ushtri, lloji i armës me të cilën ishte i armatosur dhe cilësia e detyrave të tij vareshin nga shkalla e komandës së tij. Mbështetja e ndërsjellë në pajisjen dhe sigurimin e tyre u bë e detyrueshme si për ata që ishin në pozita të ulët ashtu edhe për ata me pozita më të larta.Në ushtrinë e tij nuk kishte cili mbanë atë pozitë apo këtë,aty ishin të gjithë të barbartë dhe të respektuar.Madje sikur që thuhet Gjergj Kastrioti si komandant i tyre i njihte të gjithë me emra dhe fytyra të gjithë ushtarët e tij.

Me pakë fjalë ai jetoi, veproi dhe dha djersën e gjakun, dhe dijen e tij për të mirën e Arbërisë për lirinë,paqen dhe pavarësinë e saj deri në vdekje.Kështu më 17.Janar 1468 vdiq nga ethet e egëra të cilat e kishin kapluar pas rikthimit të tij nga Roma dhe të cilat e mbajtën për disa ditë në shtratë ,në fakt deri në atë ditë kur edhe vdiq. Edhe nga shtrati ai korrte fitore, emri ,fryma e tij ,shpirti i tij heroik ishte ai që i printe ushtrisë arbërore. Kështu ai vdiq në Lezhë, aty ku edhe e bashkoi Arbërinë dhe popullin për të mirën e përbashkët në luftën kundër pushtuesit otoman(turk).

Nga dhimbja e madhe për këtë humbje të madhe për Arbërinë princi arbëror Lekë Dukagjini doli në rrugë dhe i mbuluar nga lotët e dhimbjes së shpirti bërtiste ,gjamonte sipas traditës së vjetër duke nxjerrë këto fjalë: “Ejani këtu o qytetarë, e princa fisnikë arbëror! Mbrojeni veten! Sepse,sot muret e Arbërisë janë bërë pluhur, u tretë e tërë forca e jonë,u varrosën fuqia dhe shpresa jonë,froni i mbretërisë është përmbysur me vdekjen e këtij njeriu”.

Ndërkaq trupi i tij u ekspozua sipas traditave dhe u varros në Kishën e Shën Kolit.Në varrimin e tij ishte i gjithë populli ,të gjithë qytetarët derdhnin lot e me dhimbje të thellë e përcollën trupin e tij në varrin prej nga ai do t’i frymëzonte rilindasit dhe neve deri më sot. Varri i tij u bë vend i pelegrinazhit për arbërorët që i mbetën besnik idelit të tij dhe gjakut të tij të pastër iliro-arbëror europian./ KultPlus.com

Epoka e Gjergj Kastriotit e ka pasuruar historinë e Arbërisë dhe të Europës

Nga Gjon Keka

Epoka e Gjergj Kastriotit e ka pasuruar historinë jo vetëm të Arbërisë ,por,edhe atë të Europës,

Fatosi ynë Gjergj Kastrioti është arbërori i madh e fisnik që la vepra ,emër dhe udhën e bekuar dhe të vërtetë të kombit tonë se kah është e ardhmja e tij e natyrshme.

Nuk ka vepra e studime,kronika etj, mbi Europën e të mos përmendet emri i kryezotit tonë Gjergj Kastriotit.

Edhe kjo vepër e vitit 1774 i kushton një kapitull të veçantë emrit të Gjergj Kastriotit ,jetës së tij veprat dhe ndikimin që ai pati për fatin e atdheut të tij arbëror të Europës dhe shpëtimit të saj./ KultPlus.com

Vdekja e Gjergj Kastriotit ishte për arbërorët humbje e shpresës dhe mburojës së tyre

Nga Gjon Keka

Populli arbëror e përjetoi thellë vdekjen e mbretit Gjergj Kastriotit, si humbjen e një të shenjti, e një mburoje të tyre.

Atë ditë qielli i Arbërisë ishte i errët. Nuk kishte njeri që nuk vajtonte. Madje sipas legjendave edhe malet vajtonin.

Populli arbëror dhe fisnorët e vendit vajtonin duke derdhë lotët e dhimbjes së thellë të shpirtit, ku ata e shprehën me këto fjalë:

Skënderbe, Mbreti ynë i mirë, i shenjtë, shpresa jonë, ati ynë, vëllau ynë, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë kështu të gjithëve, si bagëti pa bari? Si do të jemi na të aftë me shpëtue nga duart e armiqve turq, Mjerë popujt tanë! Mjerë të mëdhenjtë e të vegjlit! Mjerë Arbëria e gjithë krahinat, po ashtu princat dhe banorët e vendeve të tjera fqinje!” / KultPlus.com

Medalje apo monedhë e rrallë e Lezhës

Nga Gjon Keka

Lezha e cila u bë vendi i Kuvendit të madh arbëror në epokën e Gjergj Kastriotit ka qenë historikisht vend i rëndësisë historike, sipas dokumentit në fjalë Lezha përmendet që në vitin 464 p.K., dhe është vendi ku heroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti është varrosur aty.

Se Lezha në kuptimin historik të kombit tonë është një vend i shenjtë për ne arbërorët aty u themelua Kuvendi i Lezhës, po aty gjendet edhe varri i mbretit arbëror e që më pas ky varrë u bë frymëzim për ringjalljen e kombit tonë dhe të shumë brezave për lirinë, pavarësinë dhe unitetin arbëror.

Është e rëndësishme të nënvizohet edhe kjo, aty në medaljen apo monedhën e vjetër shihen dy plisa që tregojnë qartë lashtësinë dhe simbolin e popullit tonë iliro-arbëror si dhe ylli apo dielli Ilir që poashtu janë simbole të lashtësisë sonë. Pastaj, shihet edhe këllëfi i shigjetave në formë kryqi dhe me harkun zingjiror të cilën e kanë përdor në lashtësi iliro-arbërit.

Këtë përshkrim dhe simbolet në fjalë i kam gjetë gjatë hulumtimeve të mia të vazhdueshme si për lashtësinë e kombit tonë iliro-arbëror, ashtu edhe për epokën e artë të fatosit dhe mbretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit. Për arsye që të mos keqpërdoret dhe të përvetësohet nga të tjerët burimi i këtij shkrimi dhe simbolet kam vendos t’i ruaj vetëm në arkivin tim personal si burm dhe si referëncë të mëpastajme. / KultPlus.com

Historia e Gjergj Kastriotit e lavdërueshme dhe e dobishme për të gjithë

Nga Gjon Keka

Se jeta, vepra dhe qeverisja e urtë e mbretit tonë Arbëror Gjergj Kastrioti ishte tepër e njohur ,por edhe si një shembull për të gjithë mbretërit e princat ,shihet nga kjo se si vepra e Marin Barletit për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit e përkthyer në gjuhën gjermane u vlerësua tepër shumë si një vepër model për të gjithë madje edhe për kombin gjerman në atë kohë.

Përkthyesi në gjuhën gjermane i veprës së Barletit për Gjergj Kastriotin, Theodor Funccium respektivisht Theodor Funck në faqet e para të hyrjes së librit të përkthyer në gjuhën gjermane në vitin 1606 të cilën ia solli kombit gjerman e përthakon më këto fjalë veprën tepër të dobishme që ai pati mundëisnë t’ia sjell kombit të tij dhe princave e pushtetarëve ,si vijon:

„Sikur e kam rishikuar shpesh me zell në gjuhën latine, vendosa ta përmbledh e bashkoi shkurtimisht dhe pastaj edhe ta shtyp në gjuhën gjermane,lehtësisht të kuptueshme.

Gjendja aktuale e botës, veçanërisht atdheu ynë i dashur, kombi gjerman, më dha rastin,mundësinë, dhe besimin e mirë që për rrjedhojë ta sjellë këtë vepër tepër të lavdrueshme për ithtarët regjentët, pushtetarët, e udhëheqësit e luftës ,pastaj do të jetë veçanërisht tepër e dobishme për ata që merren me artin e luftës si dhe princa e mbretër…që të njihen me talentet,virtytet , burrërinë dhe trimërinë e heroit Skënderbe.

Tek ky hero trim e luftëtar u shfaqën të gjitha virtytet, siç kërkohet nga një Imperatore bellico.

Dhe për shkak të kësaj, ata që duan të mësojnë nga arti i luftës mund të përfitojnë shumë më shumë nga kjo histori , aq sa do të munden të mësonin në një Academia rei militaris.“/KultPlus.com

Gjergj Kastrioti në epokën e tij arriti të bashkonte Dardaninë dhe krahinat tjera Iliro-arbërore

Nga Gjon Keka

Në kohën e Gjergj Kastriotit trojet arbërore mbanin vulën e trojeve iliro-arbëore, prandaj edhe kuvendi i Lezhës i 2 Marsit të vitit 1444 u quajt Kuvend i fisnikëve iliro-arbëror.

Pokështu edhe qytetet tjera të lashta ,më saktësisht kryeqyteti i asaj kohe Kruja mbante emrin e një nga qytetet apo vendbanimet e Ilirëve. Këtë e përforcojnë edhe shumë dokumente historike se në atë epokë të ndritur të arbërorëve ,pra epokën e Gjergj Kastriotit Arbëria kishte nxjerrë më shumë se kurrë imazhin e asaj Arbërie të lashtë që mbante vulën e paraardhësve të vetë pellazgo-ilirë. Ndërkaq Gjergj Kastrioti ishte i vetmi që donte më çdo kusht rikthimin e kufijëve të lashtë e të natyrshëm të gadishullit Ilirik, respektivisht kufijëve iliro-arbëror europian.

Për të parë se kjo vërtetë ishte ashtu ,kështu tregojnë edhe dokumentet si nga udhërpërshkuesit e studiuesit e ndryshë europian sikur që shkruante një udhëpërshkues e studiues në vitin 1826 si vijon:“Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu ,i cili në fakt është më i famshmi nga të gjithë, jo vetëm riktheu të gjitha krahinat ilire, të cilat më parë përbënin prefekturën Prevalitane…së bashku me tokën e Dardanëve, që ishin atëherë në atë që është sot deri në rrethet e Prizrenit,por ai bashkoi gjithashtu pjesën më të madhe të Epirit të lashtë me shtetet e tij.“ Madje për ta bërë edhe më të bindshme këtë ,edhe vetë historiani bizantin ,Leonik Chalkokondili si një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit në një dokument historik të botuar në vitet 1514/30 e quante Krujën e Gjergj Kastriotit si një vend e qytet të Ilirëve./KultPlus.com

Të shkruash histori në kurriz të tjetrit nuk mund të jetë profesionalizëm

Shkruan: Gjon Keka

Librin e Konstantin Mihalit të Ostrovicës  të cilën e paska publikuar Jahja Drançolli në dsai media si gjetje të tij ,në fakt e pata gjetë unë gjatë hulumtimeve të mia.

Një bashkëkohës i Gjergj Kastriotit i Ostrovicës së Novobërdës, i cili në Kronikën e tij respektivisht veprën në fjalë sjell dëshmi të kohës edhe mbi figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Duhet ditur se Konstantin Mhali i Ostrovicës ishte arbëror i Novobërdës dhe bashkëkohës i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pasi ai shkruan edhe për figurën e Skënderbeut, është e mundur ta ketë njohur atë dhe të jetë dëshmitar i asaj kohe. Madje vetë në kopertin të librit emri i Gjergj Kastriotit është i pashmangshëm. Kështu duke hulumtuar e pata gjetë në një librari të Antiquariatit këtu në Austri dhe e pata ble, poashtu një kopje e këtij libri gjendet edhe në Arkivin shtetëror të Austrisë dhe në Biblioteka të Landeve. Vepra në fjalë rreth kësaj figure është botim i vitit 1565 dhe mban titullin „Historya neb Kronyka Turecka od Michala Konstantina z Ostroëicze…„ (Historia ose kronika turke e Konstantin Mihalit të Ostrovicës)Në këtë vepër mbi figurën e Konstantinit të Ostrovicës së Novobërdës, një pjesë e madhe i kushtohet edhe Gjergj Kastriotit dhe veprave të tij heroike kundër pushtuesit turk.

Poashtu duhet përmendur se e pata lutur një mik timin këtu Bibliotekist që të bëhet një skanim i këtij libri, sepse është në interes për historinë dhe periudhën në fjalë dhe e patë bërë një skanim për mua dhe për ta vendos pastaj për ta lexuar edhe të tjerët, pra për të patur qasje edhe të tjerët studiues duke e ruajtur gjithnjë burimin. Një kopje të skanimit që është bërë publike të librit ja pata dërguar edhe z.Jahja Drançollit pasi ma patë kërkuar që ta bëjmë një studim mbi këtë figurë dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra një studim krahasues. Do të ishte mirë madje është vetë metodologjia shkencore që me nënvizu emrin e se kush e ka gjetë këtë libër në arkiva këtu. Në fakt për këtë libër që e pata gjetë pata shkruar edhe në faqen time më 4 Janar 2018. Por sidoqoftë le të mbetet në ndergjegje të tij që nuk e ka përmend se kush e ka gjetë këtë libër me vlerë. Po e përmbyll këtë sqarim me fjalët që i thoshte Aristoteli ndaj Platonit:

“E dua Platonin, por më shumë e dua te Vërtetën.”

Ja çfarë thoshte Garibaldi për Arbërorët

Nga Gjon Keka

Për Garibaldin është shkruar pakë tek ne, por fakti se ai i vlerësonte shumë arbërorët dhe njihte historinë tonë, këtë ai e dëshmon përmes këtyre rreshtave që po ndaj me ju si më poshtë.

Madje ai, jo vetëm se njihte historinë dhe paraardhësit tanë të lavdishëm si Gjergj Kastriotin dhe të tjerët, por edhe i ftonte arbërorët që të zgjohen,që të ngrihen dhe t’i ngjajnë paraardhësve të tyre, apo më mirë të nxjerrin edhe nga një Gjergj Kastriot të ri si ata të mëdhenjtë tanë që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e njerëzimit.

Dhe ja se si nënvizon ai në një letër që e gjeta në një dokument të vitit 1857:

Pra,zgjohuni e ngrihuni, o bij heronjësh të Arbërisë!

Ju të gjithë keni një histori të shkëlqyer: Leonidasi, Akili, Aleksandri, Skënderbeu dhe Spartaku kanë lindur mes jush.

Madje akoma edhe sot ju duhet t’i nxirrni nga mesi i popullit tuaj të fuqishëm Spartakun, Leonidasin, Aleksandrin dhe Skënderbeun e ri.

Mos u mbështetni në diplomaci,kjo shtrig pa zemër sigurisht që do t’iu mashtrojë!”  / KultPlus.com

Zgjim i ëndrrës Kastriotiane për lirinë, flamurin dhe pavarësinë

Nga Gjon Keka

Pas vdekjes së udhëheqësit të papërsëritshëm kombëtar Gjergj Kastrioti, Arbëria nuk pati më forcë dhe udheheqës tjetër të tillë si ai që t’u vinte përballë pushtuesve otoman të cilat bënin masakra të panumërta në trojet arbërore.Edhe përkundër përpjekjeve të fisnikëve tjerë që kishin mbetë nga Kuvendi i Lezhës, ata nuk arritën ta mbanin flamurin e fitores dhe të bashkimit sikur që e mbante shpirtmadhi dhe kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti.

Kështu nuk kaluan pak vite dhe filluan vërsuljet e mëdha të barbarëve otoman drejt trojeve tona arbërore, nga zemërimi i madh që kishte sulltani ai pushtoi qendrat kresore të rezistenës arbërore ,kështu Kruja dhe Lezha u pushtuan më 1478, pastaj Shkodra më 1479 ,Durrësi më 1501 ,paashtu edhe Ulqini dhe Tivari më 1571. Megjithkëtë përpjekjet nuk u ndalën për ta vazhduar aty ku e kishte lënë Gjergj Kastrioti i madh Arbërinë ,biri i Gjergj Kastrioti ,Gjoni u përpoq në vitet 1481, për të vazhduar poashtu më 1488 e deri në vitin 1500 të merrte zotërimet e trojeve të pushtuara nga otomanët, por ai nuk kishte aftësinë, urtësinë,forcën, strategjinë ,vizionin, talentin etj të babait të tij ,prandaj edhe përpjekjet nuk patën sukses.

Nga ajo kohë ,kishte herë pas herë përpjekje për ta hequr zgjedhën otomane, por mungonte uniteti dhe urtësia e vizioni për të dal nga zgjedha. Kështu nga ajo kohë otomanët pushtues e futën Arbërinë në prapmbeturi e njorancë të thellë,pothujse ishte i vetmi vend në gadishullin Ilirik që nuk kishte asnjë të drejtë ,as shkolla,as universitete,as rrugë,as fabrika ,as biblioteka etj, thjeshtë asnjë të drejtë elementare. Ky mjerim dhe këto zingjirë otomanë mbi qafën e Arbërisë vazhduan t’ia bëjnë plagët e mëdha si fizike ashtu edhe shpirtërore ,madje vendi ishte mbyllur dhe nuk kishte asgjë europiane brenda tij, as kulturë e as shpirtin e saj origjinal të rrënjëve që ajo mbante historikisht.

Otomanët e vendosën murin e tyre në Arbëri që e ndante Europën e civilizuar nga pjesa tjeter që i kishte futë në prapambetje pushtuesi otoman dhe kjo vazhdoi deri në nëntorin e vitit 1912 kur shqiptarët e zgjuan sërish ëndrrën Kastrioatiane(28.Nëntor 1443) për ta rifituar lirinë e tyre, për ta pasur flamurin e tyre, gjuhën e tyre, dhe për ta rilidhur veten sërish me Europën së cilës i përkasin natyralisht dhe rrënjësisht si për nga gjeografia ashtu edhe për nga djepi i civilizimit të përbashkët europian.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 28.Nënëtor 1912 ,është akti i rikthimit të vendit në djepin e saj të natyrshëm , i lirisë dhe i rimarrjes në duar të fatit të saj brenda fatit të përbashkët europian. Shqipëria më 1912 iu rikthye vetvetes, iu rikthye familjes së kombeve të lira, të pavarura dhe me shikim nga një e ardhme e përbashkët europiane,, duke u larguar nga ndikimi oriental i prapambetjes dhe mjerimit.

Sidoqoftë kombi ynë pas vitit 1912 e deri më sot nuk pati udhëheqës të urtë e vizionar që e ndjekin udhën e paraardhësve si Gjergj Kastrioti për ta bërë kombin shqiptar të kulturuar, të zhvilluar,të përparuar dhe krah dinamikës së përbashkët me kombet tjera europiane dhe në fund edhe të rikthimit në bashkimin europian. / KultPlus.com

A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)?!

Nga Gjon Keka

Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura  prapa perdës së mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke.

Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gjakun e dëshmorëve e të martirëve ,mjafton t’i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e vizionarit ,Gjergj Kastriotit.

Kishin kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gjakatare e Perandorisë otomane dhe marrja pengë e shërbimi në oborrin e sulltanit ,ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gjak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe ,ky akt heroizmi i burrave e nënave arbërore ,tregon më së miri se sa e shtrenjtë ishte liria që populli e nxorri nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë,strategu e mbreti Gjergj Kastrioti.

Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe,se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenjë e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua.Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Europës së asaj kohe.

Ai,jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë,por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e sukseshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund.Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Europës.

Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij ,por ai u pa nga sytë e popujve të Europës edhe si shpresa e tyre dhe mbrojtja e tyre ,për aq kohë sa ai jetoi,veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij ,por të gjithë qytetërimit europian.Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.

Megjithkëtë, në kuadër të kësaj do të ndalem pak tek simboli që ai e ngriti pasi u kthye në Arbërinë e tij. Pyetja që është shtruar dje, e shtrohet sot dhe do të shtrohet edhe nesër e deri në zgjidhjen e kësaj enigme ,ishte se kush e punoi, ruajti dhe mbajti flamurin me Shqiponjën e Yllin që ai e ngriti me rastin e Pavarësisë së Arbërisë më 28.Nëntor 1443? Kam hasur gjatë hulumtimeve të mia në kronika ,pastaj disa autor që janë marrë me historinë e popullit tonë që nuk arrijnë edhe ata ta zgjidhin këtë enigmë ,e përmendin ngritjen e flamurit, dhe aktin e asaj dite me rëndësi,por nuk e tregojnë kush e solli flamurin, kush e punoi atë dhe e ruajti.

Sidoqoftë për t’i hapë udhë dhe zgjidhje kësaj enigme, dhe duke analizuar rrethanat,pastaj atdhetarinë e babait dhe nënës së Gjergj Kastriotit ,është e mundur që simboli i Shqiponjës së fisnikërisë së Kastriotëve që më pas u bë flamur i pavarësisë dhe Shtetit Arbëror nga nëntori i vitit 1443 të jetë punuar e ruajtur nga nëna e Gjergj KastriotitVojsava e cila ,më shumë gjasë i ka lënë testament të bijave të saj që nëse i kthehet një ditë biri i saj Gjergji ta mbajë , ruaj e ngritë atë si flamur të fitores përballë të keqes dhe armiqëve. Kjo mund të ketë ndodhur ashtu për faktin se nëna dhe babai i Gjergj Kastriotit e kishin edukuar atë dhe fëmijtë tjerë të tyre në frymën e patriotizmit.Kjo rrënjosje e kësaj atdhedashurisë nuk mund të mos jetë ndryshe,pos ajo se ai nuk e harrojë asnjëherë Atë-Mëmdheun – Arbërinë e tij,por iu rikthye asaj si një shpëtimtar. / KultPlus.com

Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror i flamurit dhe pavarësisë

Shkruan Gjon Keka

Gjergj Kastrioti ishte njeri që e fshihte dhimbjen përballë armikut, kjo u pa sidomos me rastin e helmimit të vëllezërve të tij nga armiku otoman(turk) dhe më pas edhe të babait dhe nënës së tij që vdiqën,në kohën kur ai ishte në oborr të sulltanit.

Në fakt nga kjo ai e shfaqi shpirtin e tij qëndrestar edhe përballë çdo beteje si asaj jetësore edhe asaj në fushën kundër armikut.

Se sa i fortë ishte ai ,shihet nga kjo se ai sa ishte në oborr të sulltanit përballoj shumë gjëra, pa vëllezërit që i vdiqën nga helmimi i armikut ,pastaj vdekja e nënës dhe babait të tij, dhe prapë ai qëndroi, nuk reagoi me zemërim edhe pse e dinte se kush ishte shkaktari i vdekjes së tyre.Por,ai e fshehu brenda lotin e dhimbjes ,e fshehu sëbashku me dritën brenda tij që do t’ia dërgonte si dritë lirie atdheut të tij kur ai vendosi të kthehet sëbashku me arbërorët e tij për t’i vendos gjërat në vendin e vetë, për t’ia rikthyer lirinë, identitetin dhe pavarësinë Arbërisë së tij të skllavëruar nën prangat e armikut otoman(turk).

Ky është heroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti që e ngrohu nëntorin e ftohtë dhe me këtë i ngrohu gjithashtu edhe zemrat e arbërorëve duke e valvit sëbashku flamurin e pavarësisë dhe lirisë.

Flamur ky që valvitet edhe sot në shekullin XXI ,flamur ky që ka një domethënie të madhe historike rrënjësore për këdo që mbanë atë dhe jeton me nder sipas asaj që na e la ai testament./KultPlus.com

Çmimin Nobel për Paqe ajo ua dedikoi të varfërve të saj dhe jo vetes së saj

Nga Gjon Keka

Me rastin e përvjetorit të nderimit me çmimin Nobel për paqe të Nënë Terezës sonë.

Nënë Tereza e përdori gjithë reputacionin e saj, nëpërmjet vetë shembullit të jetës së saj, për një botë më të ndjeshme e me më shumë dinjitet. Për të përhapur njohurinë dhe dashurinë qiellore ,ajo përdori gjuhën e saj të ëmbël, çapat e saj të lehta, por të shpejta, për t’u ndodhur aty ku është vuajtja.Ajo e dinte mirë se qëllimi i të gjitha ligjeve bazohet te dashuria.

Ditën e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, me dorën e saj ka shkruar këtë porosi:

Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shum luti Zotin qi Pagja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Lutuni shumë për fukarat e mij – edhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve.” (M.Tereza Bojaxhiu,Oslo, më 10.12.79)

Te këto fjalë, të dala nga thellësia e zemrës së Nënë Terezës, shprehet dashuria për atdheun që ajo la pas e që për të ishte një vend i rëndësishëm, si dhe për popullin e saj të vuajtur që kurrë nuk e harroi. Kjo lidhje e fortë dhe e ndjerë me atdheun është më se e kuptueshme, pasi Nënë Tereza kishte marrë nga prindërit jo vetëm edukatë të mirëfilltë, por ishte mëkuar edhe me ndjenjën e fortë kombëtare, se në venat e saj rridhte gjaku arbëror, ndaj dhe frymonte si arbënore kudo ku shërbente.

Figura e arbënores Gonxhe Bojaxhiu qe e thjeshtë, por zemra ishte e artë dhe e bekuar; e tillë shkëlqeu ajo edhe me veprat e saj të bamirësisë, duke i kthyer sytë e botës te popujt e vendeve të shkreta, të braktisura, por edhe të harruara.

Ajo foli me gjuhën e dashurisë, të tolerancës, të së vërtetës së thjeshtë – pra, me atë gjuhë që gjithkush e ndjen, nëse e ka dëshirën për ta kuptuar atë. Nisur nga kjo, Nënë Tereza iu përkushtua si askush tjetër dashurisë për të afërmin.

Prandaj ,Çmimin Nobel për Paqe ajo ua dedikoi të varfërve të saj dhe jo vetes së saj. / KultPlus.com

Hartë e rrallë me emrin e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Një Hartë e rrallë në të cilën figuron emri i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe selia e mëparshme e tij e Krujës.

Kjo hartë ka një domëthënie të madhe për faktin se si Arbëria dhe selia e kohës së tij identifikohej me emrin e tij të famshëm e të njohur kudo në botën europiane dhe më gjerë.

Poashtu kjo tregon se selia e tij Kruja poashtu Lezha si dhe vetë Arbëria në epokën e tij ishin më të famshme se çdo seli e Princave,Papëve e Mbretërve të Europës së asaj kohe. Harta nuk dihet e cilit vit është ,por e gjeta gjatë hulumtimeve të mia në një atlas të vitit 1797./KultPlus.com

‘Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane’

Nga Gjon Keka

Do të ishte tepër e dobishme për kombin tonë, nëse institucionet tona akademike, ato të arkivave, bibliotekave instituteve të historisë e albanologjisë dhe fushave tjera kërkimore të ishin të interesuara të nxirrnin dokumentet arkivore e bibliotekare mbi historinë e kombit tonë arbëror europian nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane që ruhen aty.

Një kordinim i mirë me këto institucione dhe formimi i një grupi studiuesish e historian të fushave të ndryshme e periudhave të ndryshme historike, pastaj lidhja apo bashkëpunimi me arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane do të kishte një dobi të madhe në përmbushjen e misionit të madh të gjetjes dhe mbledhjes së dokumenteve të historisë së kombit tonë e cila është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe do t’i shërbente të vërtetës dhe forcimit të themeleve të autoktonisë ,gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar arbëror europian.

Prandaj nisur nga kjo, i ftoj institucionet, si ato akademike, të arkivave e bibliotekave dhe instituteve që të bëjnë të mundur me anë të mbështetjes së shtetit tonë dhe ambasadave në vendet ku ka dokumente historike të kombit tonë që të krijohet një grup studiuesish, specialistësh e historianësh dhe të nxjerrin si bletat mjaltën për historinë e kombit tonë, ashtu që brezat ta mësojnë të vërtetën dhe bota të njohë edhe më mirë të kaluarën dhe kontributin e iliro-arbërorëve në historinë e njerëzimit.

Nëse kjo iniciativë e imja dëgjohet do të ishte në dobi të kombit tonë dhe historisë së saj, unë këtu ku jam do të jem i gatshëm që së bashku të nxjerrim dokumentet historike që ruhen në arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane e në këtë rast në bibliotekat dhe arkivat e Austrisë.

Por, nëse kjo iniciativë nuk dëgjohet atëherë, nuk kam se çfarë të bëjë, duhet që me forcat vetanake dhe mundësit t’i qasem e të vazhdojë hulumtimet në arkiva dhe biblioteka që deri sa të jem gjallë të nxjerrë dokumentet historike që janë mbuluar nga pluhuri i harresës e që janë të shumëta dhe me shumë vlerë e interes për zbardhjen e plotë të së vërtetës së historisë së kombit tonë arbëror europian. / KultPlus.com