Shfaqja më e veçantë, aktorë profesionistë, në skenë me të rinjtë me nevoja të veçanta

Për herë të parë në Shqipëri të rinj aktorë profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me nevoja të veçanta u bashkuan në një shfaqe teatrale e cila përcolli mesazhe të forta të aktualitetit, përballimit të sfidave dhe rëndësisë së pranimit të njëri tjetrit.

Gjithëpërfshirja dhe integrimi i personave me nevoja të veçanta vijon të mbetet një sfidë e realitetit shqiptar dhe jo vetëm, ndaj dhe shfaqja e titulluar “Hidhur” bëri bashkë në mënyrë brilante këta të rinj për të treguar sa të fortë dhe të jashtëzakonshëm janë të bashkuar.

Spektatori mirëpriti me duartrokitje të forta lojën e tre niveleve aktoriale të cilët për herë të parë gërshetuan mrekullisht talentin e tyre./topchannel/KultPlus.com

Screenshot