Ngom Fest bashkon artistët vendor dhe të huaj në edicionin e 9-të

Këtë korrik, prej datës 11 deri në datën 14 në qytetin e Prizrenit, do të mbahet edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest.

Njëjtë si në edicionet e kaluara edhe kësaj radhe festivali zë vend në kalanë e qytetit të Prizrenit. Festivali do të bashkojë artistët vendor dhe të huaj.

Natën e parë festivali fillon me zhanrin e Hip hop-it qe do të prezantohet nga labeli P.I.N.T. Natë e dytë do të jetë për bendet e rock muzikës si: Jericho, Ofchestra e me pas edhe bendet e huaja si Ignore the Elephant dhe Exos.

Kurse në natën e fundit, siç tashmë është edhe traditë e këtij festivali, do të përmbyllet më muzikë elektro, ku do të performoj Dj.James Zabiela. /KultPlus.com


Kalaja e Prizrenit do të mirëpres edicionin e nëntë të Ngom Fest

Edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest do të mbahet në datat 11-14 korrik në qytetin e Prizrenit.

Lokacioni i festivalit si gjithnjë vazhdon të mbetet Kalaja e qytetit të Prizrenit e cila edhe konsiderohet si pjesa më e bukur e këtij festivali.

Tashmë është publikuar edhe lista e artistëve vendorë e të huaj të cilët do të performojnë për tre net rradhazi në dy skena, “Main Stage” apo Skena Kryesore si edhe “Sunrise Stage” apo “Skena e Lindjes” së Diellit.

Festivali fillon me natën e muzikës Hip-Hop ku emri kryesor i kësaj nate do të jenë labeli P.I.N.T. Nata e dytë do të ju ndahet performimit të bendeve, ku do të ketë bende shumë të njohura vendore si Jericho e Offchestra si dhe bende të huaja si Ignore the Elephat dhe Exos. Ndërsa si gjithnje festivali do të përmbyllet me muzikë elektronike dhe emer kryesor i këtij viti do të jetë DJ i njohur anglez James Zabiela. Përpos emrave të njohur festivali jonë edhe kete vit do te vazhdojë t’i përkrah artistet e ri të cilët çdo vit kanë vend të veçantë në skenën tonë. / KultPlus.com

NGOM Fest hap thirrje për aplikim për Promo skenë

Për të gjithë artistët e rijnë, NGOM Fest ka hapur thirrje për aplikim për #PromoSkenë. Edicioni i tetë i këtij festivali do të organizohet gjatë datave 12 – 15 Korrik në Prizren, shkruan KultPlus.

Në thirrjen për aplikim shkruhet:

Ftohen që të gjitha bendet, solo artistët dhe DJ të interesuar për pjesëmarrje në Promo Skenën e Festivalit, të aplikojnë në: [email protected]
Kushtet për aplikim janë:

– BENDET & SOLO ARTISTËT-
1. Të kenë së paku një këngë origjinale të bendit/personale
2. Materialet promovuese (Linqet e Soundcloud apo Mixcloud, Video Inçizimet e ndryshme, etj.)
3. Koverat janë më pak të vlerësuara.

– DJ –
1. Të inçizohet një mini-mix deri në 30 minuta
2. Materialet promovuese (Linqet e Soundcloud apo Mixcloud, Video Inçizimet e ndryshme, etj.)

Afati i fundit për aplikim është 17 Qershor 2018./ KultPlus.com