Ekspertët po përpiqen të zgjidhin misterin se pse Spider-Man: No Way Home bëri kaq shumë para

No Way Home vendosi disa rekorde në arkë, duke treguar se njerëzit vërtet i pëlqejnë filmat e Spider-Man, transmeton KultPlus.

Edhe pse për shumë njerëz nuk ishte befasi, megjithatë filmi i ri i Spidermanit ka arritur që të fitojë një shumë të madhe të parave, mjaftueshëm sa për tu bërë filmi i tretë që mbledh më së shumti para në të gjithë botën në premierën e tij.

AV CLUB raporton se ekspertët e “Box Office” janë mbledhur për të shqyrtuar mënyrën se si mblodhi kaq shumë para filmi i ri i Spiderman.

Kur njerëzit flasin për “Box Office” apo edhe të njohura me emrin arkat, ata i referohen shkallës së suksesit të një filmi ose shfaqjeje për sa i përket numrit të njerëzve që shkojnë për ta parë atë ose sasisë së parave që fiton. /KultPlus.com