Arkitekti belg krijon një dizajn të mahnitshëm për Notre Dame

Arkitekti belg, Vincent Callebaut krijon një ri-dizajn të mahnitshëm të pjesës së djegur të katedrales Notre Dame në Paris.

Pjesa e djegur sipas projektit të arkitektit Callebaut, do të zëvendësohet me një xham të kristaltë me energji diellore, që ka një kopsht në krye të katedrales 850-vjeçare, ku do të mbillen 21 tonë fruta dhe perime çdo vit.

Vincent Callebaut ka paraqitur dizajnet e tij të reja për rindërtimin e katedrales së famshme, që do ta transformonte atë në një ndërtesë moderne, eko-miqësore.

Katedralja Notre Dame më 15 prill ishte përfshirë nga një zjarr i madh, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shumë shtete, biznesmenë e emra të njohur janë zotuar se do ta ndihmojnë rikonstruktimin e kësaj katedraleje, duke dhuruar shumë parash./KultPlus.com

Franca nuk ka pemë të mjaftueshme për ta bërë çatinë e Notre Dame siç ka qenë

Kur katedralja e Notre-Dame të rindërtohet, ka shumë gjasë që të mos duket siç ka qenë më parë. Kjo për shkak se Franca nuk ka pemë aq të gjata sa për ta bërë çatinë e saj siç ishte.

Kështu ka bërë të ditur Bertrand de Feydeau, nënkryetari i organizatës për mbrojte dhe promovim të trashëgimisë së Francës “Fondation du Patrimoine”.

“Ne do të duhet të zbatojmë teknologji të reja që do të lënë pamjen e katedrales ashtu siç ne duam,” deklaroi ai.

De Feydeau për CNN tha se nuk është e sigurtë nëse ka pemë të mjaftueshme në Evropë që përputhen me përshkrimin e asaj që do të nevojitet për ta rindërtuar kulmin ashtu siç ishte.

Sipas faqes së internetit të Notre-Dame, për ndërtimin e saj ishin prerë 1 mijë e 300 pemë, në mes viteve 1160 dhe 1170, e shumë prej tyre ka gjasë të kenë qenë 300 deri në 400 vite të vjetra aso kohe.

Kompania e sigurimit “Groupa”, ka ofruar të paguajë për 1 mijë e 300 pemë për rindërtimin e çatisë. Kompania tha se lisat duhet të jenë nga pyjet e Normandisë, në mënyrë që të përputhen me ndërtimin origjinal të saj.

Drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Botërore, të UNESCO-s, Mechtild Rosslertha se katedralja duhet të rindërtohet siç ishte në fillim.

“Ne do të përdorim metoda moderne, por duhet të bëhet ashtu sic ka qenë”, ka deklaruar Rossler.

E disa ekspertë të tjerë kanë një tjetër mendim. Sipas tyre bazuar në zjarrin e së hënës (15 prill), druri nuk do të ishte një ide e mirë për rindërtimin e kulmit.

Katedralja e Notre Damit u përfshi nga një zjarr masiv të hënën rreth orës 18:30 i cili shkatërroi dritaret e qelqit dhe enterierin prej druri.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore 850 vjeçare nga guri, përfshirë dy kullat e saj, por pjesa e sipërme dhe çatia u shembën krejtësisht.

Shkaktari kryesor i zjarrit ende nuk është vërtetuar po hetimet e para kanë treguar se dyshimi kryesor është tek qarku i shkurtër elektrik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është zotuar se brenda pesë vitesh do të bëhet rindërtimi i saj, madje se kjo katedrale do të bëhet edhe më e bukur se që ka qenë më parë.

Deri tani për rindërtimin e saj janë grumbulluar më shumë se 1 miliardë dollar./Ndërtimi.info/ KultPlus.com

Walt Disney ofron pesë milionë dollarë për rindërtimin e Notre Dam

Gjignati amerikan “Walt Disney”, që ka fituar miliona dollarë të ardhura nga filmi vizatimor “Kurrizo i Notrë Damit” i publikuar në vitin 1996, bëri sot një dhurim prej pesë milionë dollarësh për rindërtimin e katedrales Notre Dam në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri që ra të hënën.

“Notre Dam është një simboll shprese dhe bukurie që ka farkëtuar zemrën e Parisit dhe shpirtin e Francës ndër shekuj, arkitektura e tij frymëzon respekt dhe nder”, theksoi drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes, Robert Iger, i cituar sot në një komunikatë të sipërmarrjes.

“Kompania Walt Disney qëndron në krahë të miqve dhe fqinjëve tanë (…), duke ofruar mbështetjen tonë të sinqertë si dhe një dhuratë prej pesë milionë dollarësh për restaurimin e kësaj vepre arti të pazëvendësueshme”, shtoi Robert Iger.

Filmi i rreth katedrales, “Kurrizo i Notrë Damit”, i ka sjellë më shumë se 300 milionë dollarë fitime “Disney”/ ATSH-AFP. / KultPlus.com

Shqipëria solidarizohet me Francën, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame

Shqipëria solidarizohet me Francën duke u bërë ndër kontributorët e parë financiarë për rindërtimin e  katedrales së Notre Dame.

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro.

Fondi i mbledhur deri më tani kap shifrën rreth 1 miliard euro. Vetëm në harkun e 24 orëve u mblodhën 700 milion euro.

Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë. 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada./Ora News.tv/ KultPlus.com

Rindërtimi i Katedrales “Notre-Dame” mund të bazohet në një video-lojë

Një zjarr i madh dje ka shkatërruar Katedralen 850-vjeçare, “Notre-Dame”, në Paris.

Struktura, duke përfshirë dy kullat kryesore të saj, ka shpëtuar por maja e saj u rrëzua para se zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen e famshme. Ai në një postim në Twitter në gjuhën frënge ka shkruar: “Ne do ta rindërtojmë atë. Të gjithë së bashku”.

Një burim potencial ndihmës, në këto përpjekje për rindërtim, është video-loja e vitit 2014 “Assassin’s Creed Unity” e cila është e bazuar në Paris, shkruan businessinsider.

Image

Katedralja “Notre-Dame” në video-lojën “Assassin’s Creed Unity” e vitit 2014/Ubisoft

Siç është detajuar në bazë të veçorive të vitit 2014 të publikuar në “The Verge”, Caroline Miousse, një artiste e kompanisë “Ubisoft”, ka kaluar dy vjet duke analizuar detajet e katedrales në mënyrë që të krijojë katedralen “Notre-Dame” sa më të saktë që është e mundshme në video-lojë.

“Kam bërë disa gjëra të tjera në video-lojë, por 80 për qind nga koha ime ia kam kushtuar ‘Notre-Dames’”, ka thënë Miousse në atë kohë.

Kjo është për shkak se katedralja është një koleksion në “Unity” (“Unitet”) ku lojtarët mund të eksplorojnë brenda dhe jashtë, përcjell Koha.net. Seria “Assassin’s Creed” është e njohur për rikrijimet e saj të detajuara me dashuri të vendeve historike dhe Katedralja “Notre-Dame” në “Unity” nuk është përjashtim.

Për fund, mbetet të shihet nëse “Ubisoft” do t’i ofrojë informacionet e saj digjitale qeverisë franceze. / KultPlus.com

Haradinaj i premton mjete ambasdorit francez për rindërtimin e Notre Dame

Shteti i Kosovës do të ndihmojë financiarisht në rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.

Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.

Ishte presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i cili të martën kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame. / KultPlus.com