Rahela Pashaj një prej tre nxënësve më të mirë të Italisë

Me origjinë nga Durrësi banuese në Taranto, Rahela Pashaj ditën e djeshme është vlerësuar nga Presidenti Italian me çmimin “Alfiere del Lavoro”.

Në ceremoninë e mbajtur dje në pallatin Quirinale Sergio Mattarella ka vlerësuar tre nxënësit ekselent në Itali Giacomo Calogero (student nga Taurisano), Rahela Pashaj (nga Taranto) dhe Giuseppe Scialpi (nga Martina) të përzgjedhur nga 3181 aplikimet e paraqitura nga drejtues shkollash nga e gjithë Italia.

Rahela Pashaj verën e kaluar u diplomua në shkollën e mesme “Galileo Ferraris” në Taranto me rezultate të shkëlqyera ndërsa aktualisht është studente në universitetin “Bocconi” në kursin “Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare”.

Çmimi “Alfieri del Lavoro” u krijua në vitin 1961, me rastin e njëqindvjetorit të Bashkimit të Italisë dhe vitin e kaluar festoi 60-vjetorin e tij. Nga viti 1961 deri në vitin 2022 janë akorduar 1,558 çmimi “Alfieri del Lavoro”. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com