Nesër pritet që përfundimisht të votohet Pako për Rimëkëmbje

Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=100&abp=1&zoneid=1409947&cb=51794688186&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fneser-pritet-qe-perfundimisht-te-votohet-pako-per-rimekembje%2F Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Express/ KultPlus.com

Pas instalacionit përmes të cilit kritikon pakon e rimëkëmbjen ekonomike, ftohet në polici Arianit Beqiri

Përmes një instalacioni të vendosur para Qeverisë së Kosovës e të quajtur “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike”, Arianit Beqiri ka kritikuar pakon e rimëkëmbjes.

Sipas tij, në kohën kur populli po mbyllet, bashkë me të po mbyllen edhe shumë biznese. Nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodhë sepse Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim. Sot, vendosa ta bëjë këtë aktivitet duke e vendosur një kosë të arit në një paketë të vogël. Paketë e vogël sepse aq është Pakoja e Rimëkëmbjes, e kosa e arit sepse më shumë po flitet për të sesa që është punuar që ajo të jetë e duhura.

Pos, pas përfundimit të shfaqjes së kësaj vepre artistike ai është ftuar që të paraqitet në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.

Sipas Beqirit, prokurori ka kërkuar gjithashtu që të ngritët aktakuzë  ndaj tij, me pretendimin për kërcënim.

“Ndonëse u prit që të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngritët aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim. Në Polici deklarova se ky instalacion nuk ka për qëllim kërcënimin ndaj askujt. Vepra në vetvete ka karakter artistiko-politik dhe është kritikë për Pakon e dobët e të varfër të Rimëkëmbjes Ekonomike. Pra, nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodhë sepse Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim”, ka shkruar Beqiri.

Ai tutje ka shpjeguar se me ftesën e Prokurorisë së Shtetit do të paraqitet për të deklaruar rreth kësaj vepre.

“Ashtu siç i pyeta zyrtarët policorë se si e parasheh procedura për vepër penale një vepër artistike bashkëkohore, jam kurioz ta dëgjoj edhe prokurorinë se çfarë përgjigje ka”, thotë Beqiri. / KultPlus.com