Sonte, gjahtari dhe preja e tij do të takohen

Poezi nga Maram Al-Masri. Përktheu Dashamir Malo.

Sonte
një burrë do të dali
duke kërkuar
prenë
që të kënaqi misteret e pasionit të tij.
Sonte
një grua do të dali
duke kërkuar
një burrë që ta bëjë
zonjën e krevatit të tij.
Sonte
gjahtari dhe preja e tij do të takohen
do të bashkohen
dhe ndoshta
ndoshta
do të këmbejnë rolet.
se është kaq e bukur
dhe e dëshirueshme
si ç’ishte ditën
kur e njohe për herë të parë.
Bëj dashuri me të
si ç’bën dashuri me mua
deri sa zogjtë e saj të heshtur
të fillojnë- të çuçurijnë
me gruan
që është
armikja ime./KultPlus.com