Sot mbrëmja e fundit e “Opera në Rrota”

Sot është mbrëmja e fundit e rrugëtimit të “Opera në Rrota”. Mbrëmjet operistike u nisen në Istog, vazhduan në Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, dhe sot do të përmbyllen në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në ora 20:00.

Projekti i Fondacionit Rame Lahaj “Opera në Rrota” është i realizuar në partneritet me Operan e Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Shqipëri, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit Tiranë.

Kjo është një iniciativë e nisur për të ofruar mbrëmje të operës në shumë qytete të Kosovës./KultPlus.com

“Opera në Rrota” sonte prezantohet në Gjilan

Projekti “Opera në Rrota” ka ditë që ka filluar dhe tenton të shtrij perfromancat operistike në shumë qytete të Kosovës.

Gjilani do të jetë sot qyteti nikoqir i cili mirëpret artistet dhe publikun në hapësirat e Parkut Urban.

Nga ora 20:00 do të perfromojnë solistët Kaltrina Miftari, Anita Kërhani, Safet Berisha dhe Harris Bajraktari.

Pianiste do të jetë Laura Lila, narratore Uresa Ahmeti dhe aktor Edon Shileku./KultPlus.com