Modelja shqiptare pjesë e sfilatës së Guess (FOTO)

Mes shumë markave për të cilat ka sfiluar Oriola Marashi, është edhe e famshmja Guess.

Para pak kohësh, Oriola sfiloi për herë të parë për markën e njohur. Ajo ka sfiluar sërish për këtë markë dhe sërish shkëlqeu. Modelja u kujdes të ndante me ndjekësit momentet më të bukura nga ngjarja e rëndësishme, foto e video, ku shfaqet duke ecur me vetëbesim në pasarelë.

“Gjithmonë kam ëndërruar dhe punuar fort për këtë moment dhe të mund ta përjetoja këtë me skuadrën më të mrekullueshme ka qenë një bekim në jetën time! E lumtur që jam një modele e Guess. Një falënderim i madh për të gjithë”, ka shkruar Oriola përkrah fotove. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/By5fjgph4UH/
https://www.instagram.com/p/By7_Qgrh2HU/