Të gjithë fituesit në ceremoninë ‘Oscars 2019’

 

Janë ndarë të gjitha çmimet e edicionit të 91-të të Academy Awards. Në përmbledhjen e mëposhtme, Telegrafi jua sjell të gjithë fituesit në ceremoninë ‘Oscars 2018’.

Skenari më i mirë origjinal: Green Book (Nick Vallelonga, Brian Currie dhe Peter Farrelly)

Skenari i përshtatur: BlackkKlansman (Charlie Wachtel, DAvid Rabinowitz, Kevin Wilmott dhe Spike Lee)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Regina King (If Beale Street Could Talk)

Regina King, aktorja më e mirë në rol dytësor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Kostumografia: Black Panther (Ruth Carter)

Dizajn produksioni: Black Panther (Hannah Beachler dhe Jay Hart)

Makijazhi dhe stili flokëve: Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)

Kinematografia: Roma (Alfonso Cuaron)

Editimi filmik: Bohemian Rhapsody (John Ottman)

Lady Gaga fitoi Oscar për këngën më të mirë (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Muzika – kënga origjinale: Shallow

Editimi i zërit:  Bohemian Rhapsody (John Warhurst dhe Nia Hartstone)

Miksimi i zërit: Bohemian Rhapsody (Paul Massey, Tim Cavagin dhe John Casali)

Efektet vizuale: First Man (Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm)

Filmi i shkurtër i animuar: Bao

Filmi i animuar: Spider-Man: Into the Spider-verse

Filmi i shkurtër dokumentar: Period. End of Sentence.

Filmi më i mirë dokumentar: Free Solo

Filmi i shkurtër (live action): Skin

Filmi i huaj më i mirë: Roma (Meksikë)

Mahershala Ali, aktori më i mirë në rol dytësor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktori më i mirë në rol dytësor: Mahershala Ali, Green Book

Kolona zanore: Black Panther (Ludwig Goransson)

Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Olivia Colman

Aktori më i mirë në rol kryesor: Rami Malek

Rami Malek, aktori më i mirë në rol kryesor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Filmi më i mirë: Green Book

Ngjyra rozë dominoi në Oscars (FOTO)

Julia Roberts, Gemma Chan, Helen Mirren e shumë aktore tjera të famshme Hollywoodiane, zgjodhën ngjyrën rozë për t’u veshur në Oscar 2019.

Kjo ngjyrë, u bë e famshme në natën e madhe të kësaj ngjarje.

Gazeta prestigjioze New York Times, ka përgatitur një listë të shumë artistëve që veshën rrobat me këtë ngjyrë, transmeton Koha.net. / KultPlus.com

“Green Book”, filmi më i mirë në Oscar 2019

Ceremonia e Oscarit tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.

Gjithashtu, ceremonia e 91-të e Akademisë së çmimeve ka filluar të mbahet të dielën në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës.

Gjatë tërë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë, por çmimin prestigjioz e vodhi “Green Book” si “Filmi Më i Mirë” ndërsa si “Regjisori Më i Mirë” është zgjedhur Alfonso Cuarón me filmin “Roma”, transmeton Koha.net. Po ashtu, çmimin “Aktori Më i Mirë” e mori Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”, ndërsa “Aktorja Më e Mirë” e mori Olivia Colman me filmin “The Favourite”.

Rami Malek, Olivia Colman, Regina King e Mahershala Ali con il loro premi Oscar (Frazer Harrison/Getty Images)

Gjithashtu, çmimin si “Aktori më i mirë mbështetës” e mori Mahershala Ali me filmin “Green Book” ndërsa atë si “Aktorja më e mirë mbështetëse” Regina King me filmin “If Beale Street Could Talk”.

Gjatë ceremonisë, po ashtu, aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhënë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow” nga filmi ‘A Stari Is Born”, këngë e cila fitoi çmimin “Kënga Më e Mirë Origjinale”.

Në vijim Koha.net ju sjell listën e plotë të fituesve në Oscar 2019:

Best Picture (Filmi më i mirë):

  • Black Panther
  • BlacKkKlansman
  • Bohemian Rhapsody
  • The Favourite
  • Green Book – FITUES
  • Roma
  • A Star Is Born
  • Vice

Best Director (Regjisori më i mirë):

  • Spike Lee, BlacKkKlansman
  • Paweł Pawlikowski, Cold War
  • Yorgos Lanthimos, The Favourite
  • Alfonso Cuarón, Roma – FITUES
  • Adam McKay, Vice

Best actor (Aktori më i mirë):

  • Christian Bale, Vice
  • Bradley Cooper, A Star Is Born
  • Willem Dafoe, At Eternity’s Gate
  • Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES
  • Viggo Mortensen, Green Book

Best actress (Aktorja më e mirë):

  • Yalitza Aparicio, Roma
  • Glenn Close, The Wife
  • Olivia Colman, The Favourite – FITUESE
  • Lady Gaga, A Star Is Born
  • Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?

Best actor in a supporting role (Aktori më i mirë në rolin mbështetës):

  • Mahershala Ali, Green Book – FITUES
  • Adam Driver, BlacKkKlansman
  • Sam Elliott, A Star Is Born
  • Richard E. Grant, Can You Ever Forgive Me?
  • Sam Rockwell, Vice

Best actress in a supporting role (Aktorja më e mirë në rolin mbështetës):

  • Amy Adams, Vice
  • Marina de Tavira, Roma
  • Regina King, If Beale Street Could Talk – FITUESE
  • Emma Stone, The Favourite
  • Rachel Weisz, The Favourite

Best Animated Feature Film (Filmi më i mirë i animuar):

  • Incredibles 2
  • Isle of Dogs
  • Mirai
  • Ralph Breaks The Internet
  • Spider-Man: Into The Spider-Verse – FITUES

Best Cinematography (Kinomategrafia më e mirë):

  • Cold War
  • The Favourite
  • Never Look Away
  • Roma – FITUES
  • A Star Is Born

Best Costume Design (Dizajni më i mirë i kostumeve):

  • The Ballad of Buster Scruggs
  • Black Panther – FITUES
  • The Favourite
  • Mary Poppins Returns
  • Mary Queen of Scots

Best Documentary Feature (Dokumentari më i mirë):

  • Free Solo – FITUES
  • Hale County This Morning, This Evening
  • Minding the Gap
  • Of Fathers and Sons
  • RBG

Best Documentary Short Subject (Dokumentari më i mirë i shkurt):

  • Black Sheep
  • End Game
  • Lifeboat
  • A Night at The Garden
  • Period. End of Sentence. – FITUES

Best Film Editing (Filmi me teknik më të mirë):

  • BlacKkKlansman
  • Bohemian Rhapsody – FITUES
  • The Favourite
  • Green Book
  • Vice

Best Foreign Language Film (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj):

  • Capernaum
  • Cold War
  • Never Looks Away
  • Roma – FITUES
  • Shoplifters

Best Makeup and Hairstyling (Grimi më i mirë dhe stili i flokëve):

  • Border
  • Mary Queen of Scots
  • Vice – FITUES

Best Original Score (Muzika/Kompozimi më i mirë):

  • Black Panther – FITUES
  • BlacKkKlansman
  • If Beale Street Could Talk
  • Isle of Dogs
  • Mary Poppins Returns

Best Original Song (Kënga më e mirë):

  • “All The Stars,” Black Panther
  • “I’ll Fight,” RBG
  • “The Place Where Lost Things Go,” Mary Poppins Returns
  • “Shallow,” A Star Is Born – FITUES
  • “When A Cowboy Trades His Spurs For Wings,” The Ballad Of Buster Scruggs

Best Production Design (Produksioni më i mirë):

  • Black Panther – FITUES
  • The Favourite
  • First Man
  • Mary Poppins Returns
  • Roma

Best Animated Short Film (Filmi më i mirë i shkurt i animuar):

  • Animal Behaviour
  • Bao – FITUES
  • Late Afternoon
  • One Small Step
  • Weekends

Best Live Action Short Film:

  • Detainment
  • Fauve
  • Marguerite
  • Mother
  • Skin – FITUES

Best Sound Editing (Zërimi më i mirë):

  • Black Panther
  • Bohemian Rhapsody – FITUES
  • First Man
  • A Quiet Place
  • Roma

Best Sound Mixing (Miksimi më i mirë i zërimit):

  • Black Panther
  • Bohemian Rhapsody – FITUES
  • First Man
  • Roma
  • A Star Is Born

Best Visual Effects (Efektet më të mira vizuale):

  • Avengers: Infinity War
  • Christopher Robin
  • First Man – FITUES
  • Ready Player One
  • Solo: A Star Wars Story

Best Adapted Screenplay (Skenari më i mirë i përshtatur):

  • The Ballad Of Buster Scruggs
  • BlacKkKlansman – FITUES
  • Can You Ever Forgive Me?
  • If Beale Street Could Talk
  • A Star Is Born

Best Original Screenplay (Skenari më i mirë origjinal):

  • The Favourite
  • First Reformed
  • Green Book – FITUES
  • Roma
  • Vice

Sonte Oscar 2019, ceremonia që sjell emocione dhe surpriza


Ceremonia e Oscar tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.

Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.

Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”.

“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka gjithsej 7 nominime.

Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.

Nominimet për aktorin më të mirë:

Christian Bale (Vice)

Bradley Cooper (A Star Is Born)

Willem Dafoe (At Eternity’s Gate)

Rami Malek (Bohemian Rhapsody)

Viggo Mortensen (Green Book)

Nominimet për aktoren më të mirë:

Yalitza Aparicio (Roma)

Glenn Close (The Wife)

Olivia Colman (The Favourite)

Lady Gaga (A Star Is Born)

Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)

Nominimet për filmin më të mirë:

Black Panther

BlacKkKlansman

Bohemian Rhapsody

The Favourite

Green Book

Roma

A Star Is Born

Vice

An Oscar statue stands during a preview for the Governors Ball during the 91st annual Academy Awards week in Hollywood, on California, February 15, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

Tracee Ellis Ross dhe Kumail Nanjiani shpallin nominimet për Oscars 2019-të

Aktorja Tracee Ellis Ross është zgjedhur që bashkë me Kumail Nanjiani të shpallin nominimet për Oscars 2019-të.

Nanjiani u nominua vitin e kaluar për një Oscar për skenarin më të mirë të shkruar ndërsa Ross ka organizuar ceremoninë e American Music Awards gjatë dy vjtëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Tracee Ellis Ross është një aktore amerikane, modele, komediane. Ajo është më  e njohur për rolin e saj si Joan Clayton në serialin komedi Girlfriends dhe Dr. Rainboë Johnson në serialin komedi Black-ish.

Ndërsa Kumail Nanjiani është një komedian, aktor dhe shkrimtar pakistanezo-amerikan. Si shkrimtar ai është më i njohur për të qenë një anëtar kryesor në HBO-n e Emmy Award në seritë e nomunive të Silicon Valley si dhe zërimin e Prismo në Emmy Aëard –dhënien e cmimit fitues për Adventure Time. /KultPlus.com

Mbrëmja ‘Oscar 2019’ mbetet pa prezantues

‘Academy of Motion Pictures Arts & Sciences” po merr në konsideratë mundësinë për të hequr dorë nga një prezantues për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2019”.

Sipas “Variety”, pas heqjes dorë nga Kevin Hart, pas polemikave “social”, organizatorët po mendojnë të gjitha opsionet për ta zëvendësuar, por sipas burimeve, po mendohet edhe për një spektakël pa prezantues tradicional. “Variety” shkruan se modeli për këtë është marrë nga “Saturday Night Live”.

Kevin Hart hoqi dorë nga prezantimi i “Oscar”, pasi Akademia i kërkoi që të shprehte ndjesë publike për disa postime të vjetra në “Twitter”, ku aktori komik ofendonte komunitetin LGBT. Hart fillimisht tha se nuk e shikonte të nevojshme ta bënte për diçka që ka ndodhur në të shkuarën. Por, më pas bëri falje publike dhe njoftoi se nuk do të prezantonte ceremoninë e “Academy Awards”.

Nata “Oscar” do të transmetohet më 24 shkurt 2019. Nominimet pritet të prezantohen një muaj përpara, më 22 janar dhe votimet do të hapen që më 7 janar./KultPlus.com