Pandeli Evangjeli, kryeministër, politikan dhe një nga veprimtarët më të shquar

Më 14 shtator 1949, vdiq Pandeli Evangjeli, kryeministër, politikan dhe një nga veprimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare në diasporën shqiptare të Rumanisë.

Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë, si edhe një nga mbështetësit e mëdhenj të Ismail Qemalit. Pas Kongresit të Lushnjës dhe me zgjedhjet e para të mbajtura, zgjidhet deputet i Këshillit Kombëtar.

Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Dy herë kryeministër  nga tetor 1921 deri më dhjetor 1921 si dhe nga 1930-1935, gjithashtu kryetar i Asamblesë Kushtetuese, kryetar i Senatit e ministër i Jashtëm.

Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe të Sami Frashërit, të abetareve të ndryshme të gjuhës shqipe, si edhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.

Ai ishte i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar dhe si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për dëbimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë arsimit grek në Korçë.

Pandeli Evangjeli, një nga veprimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot, Pandeli Evangjeli një prej politikanëve dhe veprimtarëve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare. Qe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të kolonisë së Bukureshtit. Pas ardhjes në Shqipëri, Evangjeli do të mandatohej si deputet i prefekturës së Korçës dhe më pas, si kryetari i parë i Parlamentit Shqiptar (prill 1921- 1922).

Seancat parlamentare që do të drejtonte, do të sillnin një revolucionarizim të kulturës politike. Krahas kërkesave për fqinjësi të mirë, në këto seanca u pranua për herë të parë nga deputët që të hiqej dorë nga titulli “bej”, që do të zëvendësohej me fjalën “zotëri”.

Shërbeu në postet kyçe të aparatit shtetëror:

  • Kryeministër (tetor 1921- dhjetor 1921); (1930-1935);
  • Kryetar i Senatit (1 qershor 1925- 7 qershor 1928);
  • Ministër i Jashtëm (korrik 1921- dhjetor 1921); (dhjetor 1922- shkurt 1924); (nëntor 1930- prill 1931).

Po ashtu, Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës. U nda nga jeta më 14 shtator të vitit 1949./KultPlus.com