Papa do të dalë të dielën nga spitali ku qëndroi për më shumë se një muaj

Papa Françesku do të dalë të dielën nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni të dyfishtë, tha Dr. Sergio Alfieri, kreu i skuadrës që kujdeset për Papën ka bërë të ditur.

Papa Françesku ndodhet në spital që nga 14 shkurti, njofton CNN.

Papa 88-vjeçar gjithashtu planifikon të ofrojë një bekim dhe përshëndetje për dashamirësit në fund të lutjes së Angelus të së dielës, tha më herët të shtunën zyra e shtypit e Vatikanit.

Papa zakonisht drejton lutjen e Engjëllit dhe ofron një reflektim çdo javë, por nuk e ka bërë këtë gjatë pesë të dielave të fundit. Vatikani tha se teksti i shkruar i fjalëve të Papës do të publikohet siç është bërë më parë.

Shtrimi aktual i Françeskut ka qenë qëndrimi i tij më i gjatë në Gemelli që nga zgjedhja e tij si Papë 12 vjet më parë. Ndërsa ai nuk është parë prej pesë javësh, prania e tij është ndjerë me Vatikanin duke lëshuar një mesazh të shkurtër audio nga Papa, si dhe një foto fundjavën e kaluar që e tregon atë duke u lutur në kishën e atij spitali.

Vatikani tha të mërkurën se gjendja e papës dukej se po përmirësohej, duke shtuar se pneumonia e tij konsiderohet nën kontroll. Ai nuk ka më nevojë për frymëmarrje të asistuar, por ka vazhduar të marrë oksigjen.

Javën e kaluar, Papa miratoi një proces të ri reformash tre-vjeçare për Kishën Katolike, duke dërguar një sinjal të fortë se ai synon të qëndrojë në detyrë pavarësisht qëndrimit të tij të gjatë në spital.

Reformat në tryezë përfshijnë si t’i jepen role më të mëdha grave në Kishën Katolike, duke përfshirë shugurimin e tyre si dhjakë dhe përfshirjen më të madhe të anëtarëve joklerik në qeverisje dhe vendimmarrje.

Ndërsa përditësimet e fundit mjekësore nga Vatikani kanë folur për përmirësim, ai nuk ka dhënë asnjë detaj se kur Papa mund të lirohet nga spitali dhe nuk është ende e qartë nëse ai do të dalë në kohë për Javën e Shenjtë dhe Pashkët./ KultPlus.com

Papa Françesku: Jemi duke punuar për një vizitë në Kosovë

Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë.

Kështu ka thënë vet ai në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva, të botuar sot.

“Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku.

Ai po ashtu ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.

“Mund të konfirmojmë se Argjentina është në program. Do të shohim nëse do të ndodhë pas vitit zgjedhor 2024. Pasi të mbarojnë zgjedhjet, është e mundur”, tha Jorge Bergoglio, pa specifikuar data konkrete.

Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.

Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator./ Gazeta Sinjali / KultPlus.com