Al Pacino, ylli i parë i kinematografisë që takon Papa Leone XIV

Aktori, i cili ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth manjatëve të automjeteve “Maserati” zhvilloi një takim zyrtar me papa Leone XIV – në Vatikan – së bashku me producentin e filmit, Andrea Iervolino, sipas “Guardian”.

Al Pacino është personazhi i parë i famshëm që pati një takim zyrtar me papën e sapozgjedhur.

Aktori, 85 vjeç, u takua të hënën me papa Leone XIV, në Vatikan.

Ai, aktualisht ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth manjatëve të automjeteve “Maserati”.

“Jemi të nderuar të njoftojmë se këtë mëngjes Shenjtëria e tij, papa Leone XIV priti në një takim privat në Selinë e Shenjtë një delegacion nga filmi “Maserati: Vëllezërit”, përfshirë aktorin fitues të çmimit “Oscar”, Al Pacino dhe producentin e filmit Andrea Iervolino”, shkroi Iervolino në një postim ne media sociale.

“Takimi ishte një moment frymëzimi shpirtëror dhe kulturor, i përqendruar rreth vlerave të përbashkëta që qëndrojnë në zemër – si të kishës katolike ashtu edhe të filmit – uniteti familjar, dashuria, dhembshuria dhe rëndësia e kontributit për të mirën e përbashkët”, thuhet në postim.

“Këto vlera, të cilat Papa Leone XIV i ka theksuar vazhdimisht në mesazhet e tij të fundit drejtuar botës, rezonojnë thellë me historinë e vëllezërve Maserati – një familje, trashëgimia e së cilës u ndërtua jo vetëm mbi inovacionin dhe përsosmërinë, por mbi respektin e thellë të ndërsjellë, solidaritetin dhe një vizion të përbashkët”, tha Iervolino.

Në film, Pacino luan rolin e biznesmenit Vincenzo Vaccaro – një investitor i hershëm në kompani.

Gjithashtu në film luajnë aktorë të tjerë të mëdhenj si, Anthony Hopkins, Andy Garcia dhe Jessica Alba.

Pacino u rrit si katolik nga prindërit e tij italianë në Nju Jorkun e viteve 1940./ KultPlus.com

Papa Leone XIV: IA duhet të mbrojë dinjitetin njerëzor dhe punën

Gjatë një takimi me kardinalët në Vatikan, Papa i ri Leone XIV paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale (IA).

Papa i parë nga Shtetet e Bashkuara, ku kanë selinë kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale, e përshkroi teknologjinë si një nga sfidat më të mëdha të viteve të ardhshme “për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe punës”.

LeoNE XIV shprehu gjithashtu qëllimin e tij për të vazhduar rrugën e ndërmarrë nga paraardhësi i tij i ndjerë, Françesku.

Amerikani, emri laik i të cilit është Robert Francis Prevost, u zgjodh të enjten si papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.

Françesku konsiderohej një papë i popullit, pasi kishte zgjedhur të jetonte në shtëpinë e mysafirëve në Vatikan në vend të lagjeve tradicionale papnore brenda pallateve të Vatikanit.

Ndërkohë, një kandidat kryesor, i parë nga shumë vëzhgues të Vatikanit si Papa i mundshëm i ardhshëm, tha të shtunën se ishte i kënaqur që një kardinal tjetër, Prevost i lindur në Çikago, ishte zgjedhur për t’u bërë Papë në vendin e tij./KultPlus.com