Parqet arkeologjike, nga janari në korrik patën më shumë se 170 mijë vizitorë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot statistikat e vizitueshmërisë së parqeve arkeologjike. Krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve është rritur dukshëm.

“Parqet arkeologjike janë hapësira fantastike ku natyra e bukur shqiptare ndërthuret me trashëgiminë kulturore.

Shifrat tregojnë se nga viti në vit vizitorët, shqiptarë e të huaj po e kuptojnë magjinë që përcjellin hapësira të tilla”, shkroi ministrja në rrjetet sociale.

Sipas tabelës së publikuar numri i vizitorëve të parqeve arkeologjike në vitin 2020 ishte 29005 persona, në 2021 arriti në 60356, në vitin 2022, në 117635 dhe nga janari e deri në korrik të këtij viti numërohen 173560 vizitorë vendas e të huaj./atsh/KultPlus.com

Rritet numri i vizitorëve në parqet arkeologjike

Mbi 86 mijë njerëz vizituan parqet arkeologjike në gjashtë muajt e parë të vitit, një rritje e konsiderueshme, shkruan KultPlus.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dha shifra 6-mujore për numrin e vizitorëve në parqet arkeologjike, të cilat tregojnë një rritje të dukshme në vitet e mëparshme.

“Parqet arkeologjike janë jo vetëm një pikë takimi me trashëgiminë kulturore, por edhe një hapësirë për të kaluar bukur me familjen dhe miqtë. Statistikat e 6-mujorit të parë flasin qartë! Pas dy vitesh të vështirë pandemie po rikuperojmë sërish në vizitorë. Ftesa ime sot u drejtohet vizitorëve shqiptarë: Njihni vendin tuaj”, tha Margariti.

Statistikat e gjashtë muajve të fundit tregojnë se 86.371 persona kanë vizituar parqet arkeologjike të vendit këtë vit.

Në 6-mujorin e parë vitin 2021 parqet arkeologjike u vizituan nga 38 072 vizitorë, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2020 u regjistruan 15 491 vizitorë. /KultPlus.com

Hyrje falas çdo të diel, në muzetë dhe parqet arkeologjike të Shqipërisë

Turistët  dhe vizitorët të dielave vizitojnë falas, muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin tonë.

Mnistrja e Kulturës Elva Margariti, fton vitorët vendas dhe të huaj të mos e humbasin rastin këtë të dielë, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike, pa biletë.

Në kushtet e situtës së Covid-19, Ministria e Kulturës ka marrë disa masa lehtësuese, që synojnë të nxisin turizmin, një ndër të cilat është dhe hyrja falas çdo të dielë në muzetë dhe parqet arkeologjike.

Vizitat kryyhen gjithnjë duke respektuar protokollet e mbrojtjes kundër përhapjes së Covid-19. / KultPlus.com

Ulëm tarifat e biletave të muzeve dhe parqeve arkeologjike

Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi sot se “tarifat e biletave të muzeve dhe parqeve arkeologjike janë shumë më të ulëta se viti që shkoi dhe kjo është një ndër masat për nxitjen e turizmit kulturor”.

E ftuar në një studio televizive, Margariti u ndal te masat që janë marrë për nxitjen e  turizmit kulturor në situatën e pandemisë.

Ajo theksoi se “nga data 18 maj janë hapur muzetë dhe parqet arkeologjike, ndërkohë që kemi dalë me tarifa të reduktuara”.

“Jemi të bindur që duhet gjithmonë e më shumë të promovojmë turizmin lokal dhe duhet të mbështesim bizneset e vogla dhe të gjitha njësitë akomoduese që mendojmë se kanë kaluar një periudhë tejet të vështirë”, tha ajo.

Margariti u shpreh se “nga janari 2020 kishim rritur tarifat, por bëmë një hap mbrapa duke sakrifikuar arkën e mirëmbajtjes së Ministrisë së Kulturës, për të shtuar sa më shumë turistët”.

“Nga ana tjetër paketat online janë një shërbim i ri që krijon mundësinë për të programuar edhe vizitat nëpër site. Kemi shtuar çdo të diel të muajit falas. Menduam që kjo do të ishte impakt pozitiv”, u shpreh ajo.

Margariti tha se monumentet e kulturës kanë nevojë për mirëmbajtje dhe se është më rëndësi që të shtohet ndërgjegjja qytetare. “Ky është një vit i vështirë. Fokusi ishte që të shtojmë sa më shumë shërbime, një nga mënyrat për të sjellë më shumë vizitorë. Kemi marrë hapa konkretë për rimëkëmbjen e muzeve pas tërmetit duke miratuar një fond të posaçëm për restaurimin e tyre. Biletat nuk janë ato që sjellin të ardhurat më të mëdha, por janë dyqanet e muzeve të cilat mund të sjellin 3-fishin e të ardhurave dhe fokusi është në këtë drejtim, të krijojmë një brendim unikal për të gjithë këto dyqane”, tha Margariti.

Margariti komentoi edhe shkatërrimin e një prej monumenteve në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, ndërsa theksoi se çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë. Ajo shtoi se “është miratuar projekti për restaurimin e saj”.

“Gjatë pandemisë ka ndodhur ky akt, sipas hetimeve të policisë është një akt vandal. Ne po vazhdojmë me hetimet, çështje është në Prokurori. Kemi miratuar projektin e restaurimit dhe shumë shpejt do të procedojmë më fillimin e restaurimit”, u shpreh Margariti.

Margariti shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos. “Ishte një zë kritik, i fort, me kontribut pozitiv me gjithë kritikat e tij për çështjet e artit dhe kulturës. Kemi bërë së bashku një takim vetëm disa muaj më parë në Galerinë e Arteve dhe përtej atyre çështjeve që ai i trajtonte gjithmonë si një person artdashës gjetëm një dialog të mirë”, tha ministrja./ atsh/ KultPlus.com