“Oh, krejt kjo a do t’marrë fund?”

Poezi nga William Butler Yeats

PASHKË, 1916

Flijimet e shumta sigurt
zemrën në gur e shndrrojnë. 
Oh, krejt kjo a do t’marrë fund?
Punë e qiellit âsht ajo, detyra jonë 
âsht veç emnat me ua përsëritë 
ashtu si nâna fëmisë mund t’i thojë 
kur gjumi ma n’fund ka zbritë
n’trupin e lodhun gjithë ditën n’lojë. 
A do t’thotë kjo se nata ka râ?
Jo, jo nata, por vdekja që s’ka kthim;
A ishte e kotë vdekja, n’krejt kêt hata?
Anglia ndoshta ende ka besim
n’atë çka âsht bâ dhe thânë.
Ne i dimë ândrrat e tyne; mjafton
me ditë se ata ândrruan dhe flí ranë;
e çka nëse tepria e dashnisë thonë
i hutoi derisa vdekja i shoi? 
Në vargje po i shkruej këta-
MacDonagh, ashtu si MacBride, shkoi,
Connolly dhe Pearse, nuk janë mâ.
Tash dhe në kohët që kanë me pasu’
gjithçka që e veshun n’jeshile qe,
ka ndryshu’, krejtësisht ka ndryshu’: 
nji bukuri e tmerrshme tash ka le.

Përktheu: Orjela StefasaniKultPlus.com

займ на карту без проверок и звонков без отказа на карту