Dua Lipa sjellë “Bang Bang” për Patrizia Pepe (VIDEO)

Dua Lipa, ylli i ri në botën e muzikës, së fundi është bërë edhe imazh ekskluziv i fushatës reklamuese të “AW 17/18 Patrizia Pepe”, në Nju Jork, shkruan KultPlus.

Përmes një video të publikuar mbrëmë, Dua shfaqet mjaft joshëse dhe me shumë stil veshur nga brendi Patrizia Pepe, po në këtë video reklamuese Dua këndon edhe këngën “Bang Bang”, këngë kjo e krijuar nga Dua ekskluzivisht për brendin e njohur amerikan.

“Ne po ri-afirmojmë lidhjen tonë të ngushtë me botën e muzikës duke bashkëpunuar me Dua Lipën, shikoni koleksionin tonë të ri dhe shikoni filmin e plotë”, janë shprehur nga brendi në fjalë. / KultPlus.com

Dua Lipa pozon për brendin Patrizia Pepe (FOTO)

Dua Lipa është emri që më së shumti po përmendet në media, kjo falë punës dhe sukseseve të saj, shkruan KultPlus.

Kënga “New Rules” e ka shndërruar artisten kosovare në një yll të përmasave të mëdha, ku vetëm për 1 muaj kjo këngë arriti 100 milionë klikime në YouTube. Por, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për muzikën e saj.

Dua Lipa ka angazhime edhe jashtë muzikës. Ajo ka publikuar imazhe nga fushata e re promovuese për brendin Patrizia Pepe.

Dua edhe më herët ka qenë imazh i kompanive të mëdha botërore, por kësaj radhe ajo ka mahnitur me dukjen e saj shkëlqyese. / KultPlus.com