Vlerësoje veten

Paulo Coelho

Vlerësoje veten për atë që je, sepse ti je dashuri
Nga ato dashuri që i kërkon në çdo gjë e në çdo vend.
Mirëprite atë që je, sepse ti je ai që kërkon të jesh
ai që do të jesh, ti je jeta që krijon jetën tënde.
Pranoje veten, dashuri e dashurisë tënde,
sepse ti je ai që ke gjithmonë nevojë të jesh.
Buzëqeshi dashurisë që dhuron
sepse ti je ajo lloj dashurie që kërkon në çdo vend,
paqe e shqisave të tua.

“Loja e perëndive”, poezia fantastike e Paulo Coelhos

Poezi e shkruar nga Paulo Coelho

Ato hedhin zaret,

por nuk pyesin nëse duam të marrim pjesë në lojë.

Nuk duan t’ia dinë nëse ke lënë një burrë,

një shtëpi, një punë, një karrierë, një ëndërr.

Perënditë nuk duan t’ia dinë për faktin se ti do një jetë

ku çdo gjë të jetë në vendin e duhur,

ku çdo dëshirë mund të arrihet me punë dhe këmbëngulje.

Perënditë nuk i kushtojnë rëndësi planeve dhe shpresave tona.

Në një vend të universit, ato hedhin zaret,

dhe rastësisht të zgjedhin ty…

Nga ai moment e më vonë,

të humbasësh apo të humbësh është çështje mundësish.

Perënditë hedhin zaret dhe lirojnë dashurinë nga kafazi i saj.

Kjo forcë mund të krijojë ose shkatërrojë,

në varësi të drejtimit, nga i cili fryn era

në momentin kur lirohet nga burgu i saj.

Dashuria mund të na shpjerë në ferr ose në parajsë,

gjithsesi na çdo gjithmonë në një vend.

Është e rëndësishme ta pranosh gjithsesi,

sepse ajo ushqen ekzistencën tonë.

Nëse nuk e pranojmë,

do të vdesim urie duke parë degët e pemës së jetës plot me fruta:

nuk do të kemi guximin të zgjasim dorën dhe t’i mbledhim.

Është e rëndësishme ta kërkojmë dashurinë atje ku ndodhet,

edhe pse mund të duhen orë, ditë, javë zhgënjimi dhe trishtimi.

Sepse në momentin kur nisemi në kërkim të dashurisë,

edhe dashuria lëviz për të na ardhur pranë.

Dhe na shpëton.

Dhe në dashuri nuk ka rregulla.

Mund të përpiqmi të ndjekim manuale,

të kontrollojmë zemrën,

të krijojmë strategji për sjelljen tonë,

por të gjitha janë të parëndësishme.

Vendos zemra dhe ku ajo vendos, vetëm ai vendim ka rëndësi… / bota.al

Propozojmë librat që duhet të lexohen gjatë muajit prill

Muaji prill veç sa ka nisur.

Jo që ky muaj ka dicka më të vecantë se të tjerët, por është një muaj ideal për të lexuar dicka. Hulumtim, dokument i vjetër, ri-lexim i këndshëm, një histori e guximit njerëzor, gjithcka do të jetë e mirëseardhur për lexim gjatë 30 ditëve të këtij muaji.

Po propozojmë kështu disa vepra dhe lexime që mund të bëhen gjatë muajit prill, me shpresën që do ti ndihmojmë lexuesit tanë të koncentrohen dhe të vendosin për një shfletim që na pasuron mendjen e shpirtin.

BASTARDJA E STAMBOLLIT – ELIF SHAFAK
Një libër fantastik i cili ballafaqon dy familje mes vete, me Turqinë, Amerikën dhe Armeninë si shtete ku personazhet udhëtojnë në kërkim të vetes dhe familjarëve. Asya Kazançi dhe Armanoush Tchakhmakhchian janë dy vajza të reja që e gjejnë një shoqëri për lakmi. Shkrimtarja e librit, Elif Shafak, gati sa nuk morri burg për këtë libër. Libri përngjan shumë me mentalitetin shqiptar, prandaj me një lexim secili mund të bëjë lehtë krahasime me shqiptarët. Libri është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në origjinal është “The Bastard of Istanbul”.

FISET SHQIPTARE – HISTORIA, SHOQËRIA DHE KULTURA – ROBERT ELSIE
Robert Elsie, një prej albanologëve më të mirë, ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe të librave dhe hulumtimeve rreth shqipes e shqiptarëve. Gjatë muajit prill, mund të lexoni librin e tij rreth fiseve shqiptare. Libri hulumton 69 fise shqiptare, analizon kulturën dhe gjuhën e tyre, adetet, legjendat dhe historitë e tyre. Libri ju ndihmon të njihni më mirë shqiptarët dhe fiset shqiptare në Mal të Zi, në Shqipëri e në Kosovë.

INTERVISTË ME VETVETEN – PETRO MARKO
Libri “Intervistë me vetveten” i Petro Markos, u botua fillimisht në vitin 2000, pothuajse një dekadë mbas vdekjes së shkrimtarit. Është ndër librat që jehonën e ka të vazhdueshme, pikërisht për një dëshmi autentike, dramatike, për profilin e njeriut-shkrimtar, për atë qenësi vlerash të njeriut të letrave, i cili komunikoi dramatikisht me kolegët, me lexuesit. Libri i Petro Markos është një formë interesante për të shkruar për veten, por njëkohësisht edhe për të tjerët. Në rrëfimin e shkrimtarit ngjarjet zhvendosen siç zhvendosen pamjet e një filmi. Shkrimtari ka rrëfyer për ato gjëra ku i dhembte më tepër, aty ku shpirti i vlonte më shumë.

ALKIMISTI – PAULO COELHO
Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur. Santiago udhëton nëpër piramidat e Egjiptit pasi ka ëndërruar se atje do të gjejë një thesar. Ai dashurohet në Fatiman. “Kur dëshiron dicka, i tëri universi bashkohet për të të ndihmuar drejt realizimit” është një pjesë e librit, që në fakt cilësohet si pjesa bazë e tij. / KultPlus.com

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava

fragment nga Paulo Coelho – Buzë lumit Piedra u ula dhe qava
përkthimi në shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijmë ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
Ky vogëlush është në gjendje t’i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin. Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brenda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t’u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë. Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë. Le t’ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme. Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t’i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. Është mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit. Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën.

10 Thëniet motivuese të Paulo Coelhos

Autori brazilian, Paulo Coelhos është i njohur me veprën e tij “Alkimisti” ka një mënyrë të veçantë të shprehjes së fjalëve.

Ka një muzikalitet në mënyrën se si funksionon truri i tij, ndoshta sepse ai nuk ishte vetëm një shkrimtar, por dhe një tekstshkrues. Këto janë dhjetë thëniet më të mira të tij.

1. Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës.

2. Dy gjëra na mbajnë larg nga lumturia: të jetuarit në të kaluarën dhe të vëzhguarit e të tjerëve.
3. Kur një person dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.

4. Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.

5. Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.

6. Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.

7. Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.

8. Jeta është gëzim. Mos e bindni vetën se vuajtja është pjesë e saj.

9. Është zemra jote ajo që vendos dhe atë që ajo vendos bëhet ligj.

10. Bota nuk ndryshohet nga opinioni yt por nga shembulli yt.

Shprehjet më të bukura të Paulo Coelho

Paulo Coelho, autori brazilian i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me çmime shumë të rëndësishme. Mes shumë sukseseve të tij, janë edhe shprehjet e librave, të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e çdo lexuesi.

Në kemi përzgjedhur për ju, disa nga thëniet më të bukura të Coelhos:

1. Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.

2. Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.

3. Kur një person dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.

4. Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.

5. Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.

6. Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, ose më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj.

7. Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.

8. Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.

9. Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë.

10. Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj.

11. Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.

12. Kur dikush merr një vendim, ai po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete.

13. Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.

14. Njerëzit mësojnë herët në jetën e tyre se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.

15. Njerëzit janë të aftë në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.

“Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”

fragment nga Paulo Coelho
perkthimi ne shqip nga D. Taçe

Nganjëherë jemi preja e një ndjesie trishtimi që nuk mbërrijme ta kontrollojmë. Kuptojmë që çasti magjik i ditës ka kaluar dhe ne nuk kemi bërë asgjë. Jeta e fsheh magjinë dhe artin e vet. Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh.
Ky vogëlush është në gjendje t’i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin. Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brënda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t’u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë. Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë. Le t’ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme. Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t’i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. Është mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit. Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën.