Edicioni i dytë i ‘Peja Jazz’ nis nesër me trion ‘Contraccordiano’

Koncerti i trios “Contraccordiano” nesër vjen në kuadër të organizimit së ‘Peja Jazz’ duke filluar nga ora 21:00, përcjell KultPlus.

Ky koncert organizohet për nder të javës së Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë dhevjen si paralajmërim i edicionit të dytë të “Peja Jazz” i cili do të mbahet nga 15 deri më 17 dhjetor.

Koncerti i cili do të mbahet në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, realizohet në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Anibar.

Programin e parashikuar e gjeni më poshtë. / KultPlus.com

muzika