Gashi në takim me Ramën: Biseduam për Prishtinën tonë të bukur dhe mënyrën se si të ndërtojmë ura të bukura bashkë

Gëzim Gashi, sipërmarrësi dhe autori ‘bestselling’ i librit ”Unlocked: the power of you”, i cili jetën e zhvillon mes Suedisë dhe Amerikës, këto ditë po qëndron në Prishtinë ku dje është takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan KultPlus.

Përmes një postimit në ”Instagram”, Gashi njoftoi edhe për çka biseduan.

“Dje pata kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Biseduam për Prishtinën tonë të bukur dhe mënyrën se si të ndërtojmë ura të bukura bashkë. Rama ka një energji të jashtëzakonshme dhe ide shumë të mira. Jam i ngazëllyer për kapitullin e ri të Prishtinës. Faleminderit kryetar, po pres me padurim që të takohem me juve edhe herave të tjera”, thuhet në postimin e tij.

Gjatë këtij takimi, Gashi i dhuroi të parit të Prishtinës edhe librin e tij debutues i cili pritet të përkthehet shumë shpejt edhe në gjuhën shqipe. /KultPlus.com

Themelohet zyra koordinuese për Diasporën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot është marrë vendimi për themelimin e zyrës koordinuese për Diasporën në kuadër të Kryeqytetit, përcjell KultPlus.

Rama përmes një shkrimi në Facebook tha se hapja e zyrës koordinuese për Diasporën në nivel lokal ishte nevojë dhe kërkesë e kahershme, duke shtuar se sot ai po përmbush edhe një nga premtimet e tyre.

Sipas tij, kjo zyrë koordinuese, e cila do të funksionalizohet shumë shpejt, në vete do të ngërthejë këto aktivitete:

3.1. Organizimi i ngjarjeve që synojnë promovimin e partneriteteve të reja biznesore, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja nga diaspora në Kryeqytet. I përgjigjet pyetjeve të diasporës lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve te tyre në Prishtinë;

3.2. Ofrimi i këshillave në lehtësim të procedurave administrative dhe shërbimeve të dhëna nga Komuna, veçanërisht gjatë fluksit të madh të vizitorëve nga diaspora gjatë sezonit të pushimeve;

3.3. Zhvillimi dhe shpërndarja periodike e përmbajtjeve të rëndësishme informative me rëndësi për diasporën lidhur me zhvillimet në Kryeqytet, me theks të veçantë në çështjet ekonomike por edhe kulturore;

3.4. Zhvillimi i një mekanizmi për të mundësuar transferimin e njohurive dhe aftësive nga profesionistët e diasporës në departamente të ndryshme komunale (mund të ketë aktivitete të ndryshme në këtë drejtim si trajnime, mentorime, seminare, vlerësime të projekteve, lehtësim i lidhjeve me institucionet, organizatat përkatëse. jashtë vendit);

3.5. Vendos në shfrytëzim marrëdhëniet dhe ndikimin e pjesëtarëve të diasporës në vendet e tyre rezidente, për të promovuar turizmin, produktet vendore dhe sektorë të tjerë ekonomik me interes për Kryeqytetin. Pjesëtarët e diasporës mund ta luajnë lehtësisht rolin e ambasadorit të Komunave në fusha të ndryshme në vendet rezidente;

3.6. Krijimi i databazës përfshirëse të pjesëtarëve te Diasporës nga Kryeqyteti;

3.7. Inicimi i krijimit të platformave filantropike në Diasporë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes financiare në kauzat me interes të Kryeqytetit.

Diaspora jonë, paraqet elementin më fisnik e cila gjithmonë mban lidhjen me atdheun, dhe për kontributin tuaj të vazhdueshëm jemi përjetë mirënjohës! / KultPlus.com

Fillon festivali “Meeting of Styles”, kryetari Rama: Prishtinën e shndërruan në një atelie artistike

Tashmë ka nisur edicioni i gjashtë i “Meeting of Styles Kosovo”, nën moton ‘Truth is Light’, me ç’rast Prishtina ka marr ditëve të fundit një tjetër pamje, pak më gjallëruese se zakonisht, shkruan KultPlus.

Me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili e cilëson këtë edicion si një edicioon që ka gjallëruar Prishtinën.

Për disa ditë, Prishtina ishte nikoqire e qindra artistëve të talentuar nga mbarë bota, të cilët rrugën “B” të Kryeqytetit e shndërruan në një atelie artistike ku u prezantuan stile të ndryshme të artit urban.

Edicioni i 6-të i Meeting of Styles Kosovo, me moton “Truth is Light”, shoqëruar me muzikë e energji t’mirë, edhe këtë vit e gjallëroi Prishtinën tonë!

Kryeqyteti po vazhdon të jetë qendër e artit dhe kulturës“, ka shkruar ai në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Përparim Rama: Lajm fantastik për Prishtinën, Kino Rinia i rikthehet në menaxhim Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se objekti i Kino Rinisë do ti kthehet në menaxhim Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.

Gazeta online KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

Objekti i KINO RINIA i rikthehet në menaxhim Kryeqytetit pas shumë vitesh.

Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë.

https://www.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,%208,611

Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP.

E falenderoj shumë Drejtoren e Pronës, Doruntinë Maloku dhe gjithë stafin për përkushtimin disa mujor për kthimin e KINO RINISË në menaxhimin tonë. Javën tjetër menjëherë do të nisim me planin e rigjenerimit të një prej ikonave të kryeqytetit./ KultPlus.com

Prishtina vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një tjetër artikull të mediave ndërkombëtare, të cilat po vazhdojnë të shkruajnë për “Manifesta 14”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Rama ka thënë se Prishtina vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore!

“CRA-Carlo Ratti Associati i bashkohet Manifesta për t’i dizajnuar ndërhyrjet urbanistike në Prishtinë. 👏🏼

Zyra e inovacionit dhe e dizajnit “Carlo Ratti Associati” shfaq rezultatin e programit dhe të vizionit urbanistik për Manifesta 14, Bienalen Nomade Europiane në Prishtinë mes 22 korrikut dhe 30 tetorit të 2022-ës.

Projekti i zyrës CRA propozon një metodologji të re për rikthimin e hapësirave publike në qytet.

Projekti fillon me një varg ndërhyrjesh të hapura të projektimit që nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i parë dhe për t’i vlerësuar reagimet e tyre gjatë këtyre punimeve në mjedisin e ri. Gjatë shekullit 20, ndryshimet politike dhe ato të regjimit politik nuk sollën tjetër përveçse përplasje të shumta politike në qytetet e Kosovës.

Si rezultat i kësaj, Prishtina vuan nga një mungesë e konsiderushme e hapësirës publike, dhe një numër i madh i banorëve janë të privuar nga e drejta që ta kthejnë ose ta ndryshojnë këtë situatë.

CRA dhe Manifesta 14 paraqitën një shembull të metodologjisë eksperimentale në mënyrë që të krijojnë një risi urbanistike karshi kësaj situate. Kjo metodologji praktike e urbanizmit bazohet në serinë e ndërhyrjeve urbanistike të përkohsme dhe zhvillohet në bazë të reagimeve të qytetarëve.

Në fazën e parë, CRA hartëzoi qytetin për të identifikuar vende të rëndësishme shoqërore e kulturore në të. Në këtë fazë, studioja u bashkua me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) për të përdorur inteligjencën artificiale në mënyrë që të formohet pamja digjitale e rrugëve të qytetit. Këto të dhëna përkatëse mund të ofrohen sipas kërkesës nga hulumtuesit e urbanizmit të hapur.

Në fazën e dytë vendosen rinovimet ose ndërhyrjet e përkohshme, për të treguar se si lokacionet e shumta, shumë prej të cilave në kushte të vështira e të rrezikuara, mund të rikuperohen edhe nga qytetarët e Prishtinës. Këto ndërhyrje janë me kosto të ulët, për një periudhë afatshkurtër dhe me qëllim spekulativ. Banorët ftohen të votojnë me qenien e tyre, duke vendosur nëse këto ndërhyrje duhen të modifikohen ose jo. Së fundmi, do të mbahen periudha vlerësimi për të lehtësuar sa më parë zhvillimin e qytetit.

Më tutje, themeluesi i CRA-së, Carlo Ratti u shpreh:

“Qytetet në mbarë botën po kalojnë një periudhë të jashtëzakonshme, të kapluar nga kriza të shumta, por ka edhe potencial për rilindje. Duke pasur parasysh një ngjarje pa precedent gjatë shpërthimit të pandemisë Covid-19, pushtetarët u detyruan të bënin eksperimente urbanistike për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”

Metodologjia u aplikua për të ndërtuar Korridorin e Gjelbër, një ish-hekurudhë, e gjatë 1.3 km e cila dikur mbushej me makina të braktisura si dhe me plehra. Shtegu i sapoformuar i këmbësorëve përmban pushimore të shumta si dhe hapësira të mbushura me bimë, që lidhin dy vendndodhje të rëndësishme: atë të Manifesta-14 dhe Fabrikën e Tullave.

Vendkalimi u rizhvillua në njëzet (20) ditë punë, duke pasur në konsideratë debatin se si të zgjidhet problemi i këmbësorëve në qytet. Një rrethanë, e cila siguron që të gjithë elementet e këtij korridori të jenë sa më praktike dhe të mund të përdoren edhe në lokacione të tjera.

Ndërhyrjet e tjera urbanistike, të realizuara nga CRA në vitin që lamë pas, janë integruar ndryshe në strukturën sociale të Prishtinës. Për shembull, ish-biblioteka Hivzi Sylejmani, dyert e jashtme të së cilës u morën nga një kompani ilegale parkingu në qershor të vitit të kaluar, u kthyen dhe u shndërruan në një institucion të përhershëm kulturor të quajtur “Qendra e Praktikës Narrative”.

Ish-fabrika e tullave u shndërrua fillimisht si një dhomë urbane, kurse tash u transformua në një qendër mësimore Eco Urban, që u hap së bashku me Bienalen. Këto projekte tregojnë se si urbanizmi i hapur mund të sjellë ndryshime brenda periudhave të ndryshme kohore”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Rama ia ndan “Çelësin e Qytetit të Prishtinës” Erion Veliajt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka ndarë Çelësin e Qytetit të Prishtinës, kryebashkiaut të Tiranës, Erion Veliajt shkruan KultPlus.

Përmes disa fotografive të publikuara nga Rama në “Facebook” shihet edhe ndarja e këtij Çelësi 

Postimi i plotë:

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua që sot, Çelësin e Qytetit të Prishtinës, ia ndaj kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Tirana dhe mikut tim të dashur e fort të çmuar, Erion Veliaj.

Me anë të këtij akti ne pohojmë se forcojmë dhe shtrëngojmë më tej aleancën tonë të palëkundshme dhe frymën e vëllazërisë e të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe vendeve tona, duke dëshmuar se jemi, e duam të mbetemi një. 

Këtë çelës të Prishtinës, Erionit ia dhuruam si një simbol që thotë se kryebashkiaku i Tiranës në Kryeqytetin tonë është jo vetëm një mik gjithmonë i mirëpritur, por se tashmë ndodhet në shtëpinë e vet”, thuhet në postimin e të parit të Prishtinës. /KultPlus.com

Sonte nis ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, Çeku: Puna e RLIOF e vendosë Kosovën në rrafshin operistik ndërkombëtar

Flonja Haxhaj

Në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, sot është mbajtur konferenca hapëse e festivalit ‘Ramë Lahaj International Opera Festival, shkruan KultPlus.

Koordinatorja artistike e këtij festivali, Ulpiana Alijaj e mori fjalën e para ku u shpreh e lumtur për hapjen e edicionit të dytë të RLIOF duke e cilësuar si një ndër festivalet më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për ta vënë jo vetëm Kosovën por edhe artin operistik në një piedestal evropian por edhe më gjerë.

“Në festivalin tonë këtë edicion do të paraqesim një gamë shumë të gjerë të repertorit operistik, por nisur ky edhe nga thelbi dhe muzika shqipe dhe të cilës i kemi dhënë një vend shumë të rëndësishëm dhe që jo më kot e nisim sot festivalin tonë me ‘Ensamble evening’ dhe me një lëvrim të mirë të muzikës folklorike shqiptare e sjellë kjo në një mënyrë shumë të rafinuar nga “Don’t listen to your neighbours” për të vijuar pas me një mbrëmje speciale në kuadër të ‘Opera night’ ku do të kemi dy kolegë nga Italia, sopranoja Erika Grimaldi dhe tenori Leonardo Caimi shoqëruar nga pianisti kosovar Mennan Berveniku i cili vjen enkas për këtë event”, tha Alijaj duke dhënë detaje për programin operistik të këtij festivali.

Po ashtu me datën 26, do të ketë mbrëmje të dedikuar enkas për repertorin e këngëtares Nexhmije Pagarusha.

“Në këtë mbrëmje do të celebrojmë edhe një kompozitor shumë të rëndësishëm shqiptar siç është Çesk Zadeja në 95-vjetorin e lindjes së tij dhe në këtë kuadër do të kemi edhe vepra që do të jenë premierë për skenën kosovare edhe për skenën shqiptare, pasi kemi sjellë vepra të cilat janë premierë në skenën e festivalit  tonë”, tha Alijaj e cila tutje tregoi se më datë 28 do të jetw një mbrëmje shumë interesante, konkludimi i një pune intensive, i cili përmbyllet me koncertin e ‘New Generation’ dhe ofrohet nga e gjithë puna që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve nga mjeshtri i zërit, Jean Bernard Thomas shoqëruar në piano nga Fjorda Veizaj dhe për të arritur kulmin e festivalit në datën 31 në sheshin ‘Skënderbeu’ ku përkrah tenorit Lahaj dhe miqve të tjerë do të performojw për herë të parë në trojet shqiptare një soprano e nivelit ndërkombëtar siç është Angela Gheorghiu.

Më pas fjalën e mori vetë themeluesi i festivalit, Ramë Lahaj i cili falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ e që këtë vit shënon edicionin e dytë.

“Ajo që më bën të vazhdoj dhe ta përballoj tërë këtë stres është që në shoqërinë tonë të fillojë një lloj tradite ose një festival i natyrës së tillë, që jo vetëm që se ka pasë Kosova por as rajoni. Ajo që më shtyn për me jep tërë këtë energji është dëshira për ta realizuar një festival i cili do të kthehet në traditë dhe do të jetë pjesë e pandashme sepse jam i sigurt që i duhet edhe institucioneve të Kosovës, sidomos nëse flasim për operan, meqë jemi në planifikim të ndërtimit të Institucionit të Operas”, u shpreh Lahaj i cili shtoi se me këtë festival ka dashur të paraprijë, të ndihmojë dhe t’i dalë në ndihmë të gjithë talentëve rinj, që e kanë talentin, por mundësinë të dalin jashtë, të punojnë me trajnerë e kanë pothuajse të pamundur, përcjell KultPlus.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrualla Çeku i cili u shpreh shumë i nderuar për prezencën e tij në këtë panel.

Ministri Çeku deklaroi se Kosova që nga viti i kaluar ka bërë hapa konkretë në themelimin e Institucionit të Operas së Kosovës dhe nga ky vit ka proceduar me funksionalizim të këshillit, me staf, me program vjetor dhe zhvillim të kapaciteteve infrastrukturore.

“Puna e komunitetit artistik që përfshin edhe kontributin e Ramë Lahaj dhe kolegët e tij vendorë e ndërkombëtar në festival ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, që është unik në Kosovë e rajon po e vendosë Kosovën në rrafshin operistik ndërkombëtar gjë të cilën Ministria e Kulturës e vlerëson shumë në veçanti në aspektin e diplomacisë kulturore”, u shpreh Çeku, e i cili thotë poashtu se Ministria e Kulturës e vlerëson faktin që Ramë Lahaj si artist i skenës botërore operistike kthehet në Kosovë dhe kontribuon përmes festivalit dhe fondacionit ‘Rame Lahaj’.

Në panelin e konferencës hapëse të festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ foli edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Ky festival operistik ofron kontribut të rëndësishëm e të drejtpërdrejtë  në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit duke bërë Prishtinën një platformë të rëndësishme të artit operistik meqë festivali ‘RLIOF’ është i vetmi në Kosovë dhe rajon me strukturë të tillë ku përveç programit të pasur dhe artistëve kulminantë, punohet edhe me talentët e rinj për të ndihmuar institucionet kulturore të Kosovës”, tha Rama.

Përparim Rama u shpreh po ashtu se me këtë festival dhe me ngjarjen kulminante më 31 korrik në sheshin kryesor të Prishtinës, jo vetëm që publikut u ofrohet një program me cilësi të lartë artistik të këtij zhanri, por ardhja e artistëve të shquar e promovon Prishtinën në arenën ndërkombëtare, në aspektin më të rëndësishëm, atë të artit dhe të kulturës. 

E për fund, fjalën e mori mjeshtri i zërit, Jean Bernard Thomas, i cili njëherit është edhe trajnuesi i Ramë Lahaj dhe që në këtë festival ka ardhur të ushtrojë edhe shumë talentë të rinj kosovarë.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për të marrë pjesë në festivalin e Ramë Lahaj, të cilin e kam njohur pak vite më parë dhe siç e dini unë jam trajnuesi tij, ne punojmë sëbashku ai është tenor edhe unë jam po ashtu tenor. Unë jetoj shumë larg nga këtu dhe po i thosha Ramës dy ditë para se të vija këtu që njerëzit më flisnin keq për Kosovën dhe jam shumë i surprizuar të shoh si janë evropianët këtu dhe se sa zëra të mirë ka këtu”, tha Jean Bernard Thomas, i cili pas përfundimit të konferencës filloi punëtorinë e tij.

Ramë Lahaj International Opera Festival, i vetmi festival i llojit të tij në rajon, prezanton edicionin e tij të dytë i cili do të zhvillohet në datat 21.07-31.07.2022. Synimi i festivalit është të ndërtojë një urë mes skenës kosovare dhe asaj ndërkombëtare, të nxitë dhe të ofrojë një mjedis ku artistë të rinj premtues zhvillohen dhe ekspozohen, duke hedhur kështu themelet e një tradite të artit të operas./ KultPlus.com

Në emër të kryeqytetit, kryetari Përparim Rama i dhuron mirënjohje Merita Halilit dhe Raif Hysenit

Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre.

Kjo është edhe arsyeja kryesore që e solli çiftin në Prishtinë ku po qëndrojnë tash e disa ditë.

Ndërsa sot i ka pritur në takim kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili edhe i nderoi me mirënjohje.

Rama është shprehur se është kënaqësi e veçantë të presësh ikonat e muzikës qytetarë shqiptarë, siç janë Merita Halili e Raif Hyseni.

“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e Raif Hyseni.  Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com

Rama: Ndërtimet pa leje na kujtojnë një periudhë kohore të Kryeqytetit të cilën nuk do të lejojmë të përsëritet

Përparim Rama ka njoftuar se artisti Alban Muja po rikthen në memorie gabimet e së shkuarës, që kanë rezultuar në degradim të Prishtinës, shkruan KultPlus.

Në kuadër të “Manifesta 14”, artisti Alban Muja ka bërë një “ndërtim ilegal” në mes të Prishtinës.

Postim i plotë i Ramës:

“Ndërtimet pa leje na kujtojnë një periudhë kohore të Kryeqytetit të cilën nuk do të lejojmë të përsëritet!

“Ky ndërtim legal – ilegal” në mes të Prishtinës, është vepër e artistit Alban Muja në kuadër të Manifesta Biennial, por që rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës.

Alban Muja sot jeton në Berlin dhe arti i tij vazhdon të vlerësohet nga kritik me renome botërore te artit.

Për mua, si Kryetar i Kryeqytetit, është kënaqësi e veçantë të shoh që artistët tanë, rikthehen në kryeqytet me veprat dhe talentin e tyre duke kthyer kështu edhe vëmendjen ndërkombëtare të artit dhe medias në Prishtinë”, thuhet në postimin e të parit të Prishtinës. /KultPlus.com

“Rame Lahaj International Opera Festival” këtë vit mbahet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës

Festivali i parë Operistik në vend dhe rajon, “Rame Lahaj International Opera Festival” këtë vit, me përkrahje unanime do të mbahet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili është shprehur shumë i lumtur.

“Jam tejet i lumtur që sivjet, me përkrahjen unanime të komunës së Prishtinës, marrim nën patronazh Festivalin e parë Operistik në vend e rajon, Rame Lahaj International Opera Festival.

Për artistin tonë Rame Lahaj nuk kam pse të them shumë, pasi vlerësimin ia ka dhënë bota, e ia kam ndjekur shfaqjet edhe personalisht në Berlin e në Londër. Por ajo që për mua, Prishtinën dhe Kosovën ka rëndësi shumë, prandaj edhe do ta përkrahim gjithmonë, është investimi në platformën edukativo/arsimore, të ideuar për talentët lirikë të rinj e në karrierë, e po ashtu në mundësitë e depërtimit të tyre në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

RLIOF sivjet do të ketë 5 mbrëmje koncertale, ku përveç yjeve operistike nga shtete të ndryshme, vend të rëndësishëm në repertorin e festivalit do të zërë edhe muzika e mirëfilltë shqipe.

“I dashur Ramë Lahaj, Prishtina dhe vendlindja të mirëpresin ty dhe kolegët e tu ndërkombëtarë”, shkruan tutje Rama. / KultPlus.com

Përparim Rama: Jemi në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë endacakë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë endacakë dhe se lokacioni është i gatshëm.

Ai tha se i kanë edhe shtatë llote të reja për kapje, spastrim dhe sterilizim.

Rama shtoi se me problemin e qenve endacak nuk mund të merret vetëm komuna por edhe Qeveria, andaj edhe duhet pritur vendimin e qeverisë për rregulloren e re për ligjin për kafshët.

“Ne vetëm e kemi vendosur lokacionin dhe jemi në proces të funksionalizimit të strehimores. Mirëpo i kemi edhe shtatë llote të reja për kapje spastrim, sterilizim të cilat janë duke kaluar nëpër prokurim. Nuk mundet vetëm komuna e Prishtinës të merret me problemi e qenve për arsye se është një problem i krejt vendit edhe komunave tjera dhe qeveria duhet të merret me të. Jemi duke pritur vendimin e qeverisë për rregulloren e re për ligjin për kafshët”.

“Duhet edhe një ndryshim që të na mundësoj që këtë çështje ta zgjidhim mirë e shpejt në gjithë territorin e Kosovës. Pra duhet t’i adaptojmë mundësitë që të mos ketë qenë endacak. Qentë të jenë ose pronësi e komunave ose të pronarëve dhe duhet t’i regjistrojnë. Në momentin që kapim qentë nuk duhet t’i lëshojmë prapë në rrugë po duhet dikush të ketë pronar. Duhet të shikojmë mënyrat më të mira që i përshtaten Kosovës sepse ligji duhet të na mundësoj këtë”, u shpreh Rama./EO / KultPlus.com

Përparim Rama: Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve ka rrezatuar pa u ndalur

Sot, arti në Kosovë mori lajmin e trishtë për vdekjen e producentes kosovare, Vjosa Berisha, përcjell KultPlus.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook shkroi se sot Prishtinës iu  shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

Vjosa e Prishtinës!

Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.

Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.

I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe./ KultPlus.com

Përparim Rama: Arsyeja e zhvendosjes së ‘Sunny Hill’ në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjes së Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ i cili së fundi është zhvendosur në Tiranë, shkruan KultPlus.

Sipas kryetarit Rama, arsyeja pse ky festival sivjet është zhvendosur në Tiranë është për shkak të zvarritjes nga ana e qeverisë në dhënien e pronës së kërkuar.

“Sunny Hill” i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetmë të këtij festivali. Arsyeja pse ky festival sot është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjes së qeverisë e cila pavarësisht se gjithë procesi i dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për festivalin është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e kuvendit komunal dhe në kompetencat e kryetarit të Komunës ashtu si e konfirmoi edhe dje Asociacioni i Komunave”, tha Rama, duke e cilësuar zhvendosjen e këtij festivali si një lajm dëshpërues për Kosovën dhe Prishtinën.

Ndërkaq, mosbajtja e festivalit në Prishtinë, pritet t’i sjellë Kosovës edhe humbje të hyrash deri në 15 milionë euro.

“Në bazë të kalkulimeve të mëparshme, përfitimi i qytetit ka qenë 7-8 milionë euro, është paraparë që do të jetë 12-15 milionë euro, këto janë humbje”, u shpreh kryetari Rama, i cili më pas deklaroi se beson që nga viti i ardhshëm ky festival do të kthehet në Prishtinë.

Kurse Doruntinë Maloku, e cila udhëheq drejtorinë e Pronave në Komunën e Prishtinës, shpjegoi gjithë procesin e dhënies në shfrytëzim të pronës nga Komuna e Prishtinës.

“Si qeverisje e re e kemi gjetë si një proces të hapur çështjen e festivalit ‘Sunny Hill’ nga viti 2021. Më 14 qershor 2021, Kuvendi Komunal i Prishtinës, unanimisht, ka vendosur pro dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për këtë festival për 99 vjet.”, tha Maloku.

Maloku thotë se në momentin që ‘Sunny Hill’ ka kërkuar nga Komuna që t’i vazhdojnë procedurat në mënyrë që mos të ketë vonesa, për shkak që rrezikohet mosmbajtja e festivalit, komuna e ka plotësuar dokumentacionin dhe është dorëzuar në Kuvendin Komunal.

“Meqë asnjëherë nuk është kundërshtu asnjëherë nga Ministira e Administrimit dhe Pushtetit Lokal 99-vjetëshi, në Kuvendin Komunal shumica e asambleistët e kanë votuar vendimi”, u shpreh më tutje Maloku duke vazhduar më pas se MAPL pas dorëzimit të dokumentacionit, e ka zvarritur procesin./ KultPlus.com

Përparim Rama mban sot konferencë për media për zhvendosjen e ‘Sunny Hill’ në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të mbajë konferencë për medie.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie, teksa theksohet edhe arsyeja që ka të bëjë me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë.

Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës. / KultPlus.com

Kryetari Rama nesër me konferencë për media rreth zhvendosjes së ‘Sunny Hill’ në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nesër do të mbaj konferencë për medie.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie, teksa theksohet edhe arsyeja që ka të bëjë me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë.

Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës. / KultPlus.com

Kryetari Rama: Anulimi i ‘Sunny Hill’ do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm dhe në zhvillimin ekonomik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi festivali Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë.

Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Rama tha se vendimi për anulimin e këtij festivali në kryeqytetin e Kosovës, është shkaktuar nga “zvarritjet e Qeverisë”. Sipas tij, kjo do t’i “shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm”.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e tij të plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Me keqardhje të madhe mora lajmin se Festivali prestigjioz, Sunny Hill, sivjet, nuk do të mbahet në Prishtinë.
Një vendim i tillë, i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm.
Dështimi i këtij festivali sivjet, është humbje jo vetëm për Prishtinën, por për gjithë Kosovën.
Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit.
Ne presim që Qeveria të reflektojë dhe Sunny Hill Festival, t’i kthehet shtëpisë së vet, Prishtinës, dinjitetshëm, ashtu siç e meriton secili qytetar i kryeqytetit. / KultPlus.com

Shënohet 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpitë shkolla

Shtëpitë shkolla luajtën rol jashtëzakonisht të madh, jo vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip, të cilin regjimi pushtues i kohës mbylli dhe i ndaloi, por edhe për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit.

Kështu u tha me rastin e shënimit të 30-vjetorit të organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla sot nga Komuna e Prishtinës, ku u përkujtuan edhe një herë sfidat e popullit shqiptar në përballje me ish-regjimin serb.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama falënderoi familjet e këtyre shtëpive për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë përkundër rreziqeve që u kanoseshin. Ai tha se këto shtëpi-shkolla shërbyen në të njëjtën kohë si vatra të dijes dhe si dritare të shpresës për lirinë dhe pavarësimin e vendit tonë.

“Ndodhemi sot këtu për të shënuar këtë 30-vjetorin kur të kushtëzuar nga represioni i shtetit jugosllav filluan të operonin ato që ne i quajtëm shtëpi- shkolla që njerëz atdhedashës i vunë në shërbim të shkollimit të brezave në kohë pushtimit dhe në shërbim të mirës gjithë popullore. Shtëpitë-shkolla luajtën rol jashtëzakonisht të madh, jo vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip, të cilin regjimi pushtues i kohës mbylli dhe i ndaloi, por edhe për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit. Kështu këto shtëpi-shkolla shërbyen në të njëjtën kohë si vatra të dijes dhe si dritare të shpresës për lirinë dhe pavarësimin e vendit tonë”, tha Rama.

Ndërsa Rexhep Osmani, ish-kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë dhe ministri i parë i Arsimit pas luftës lexoi deklaratën e kësaj Lidhjeje më 19 janar 1992, ku të ftuar ishin gjithë opinioni publik, prindër, nxënës e arsimtarë që ta mbështesin projektin shtëpi-shkolla.

“Këto ditë mbushen 30 vjet kur Kosova filloi zbatimin e dokumentacionit publik të nxënësve të dëftesave, të diplomave me logon Republika e Kosovës. Lidhja e Arsimtarëve ishte forca kryesore që përcaktoi dhe u përpoq për zhvillimin e arsimit në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa profesori Zijadin Gashi, i cili gjatë viteve ‘90-ta ishte në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Arsimit, ka treguar se Deklarata e 7 shtatorit nga delegatët e Kuvendit të Kosovës ndryshoi organizimin e arsimit dhe edukimit në atë kohë.

“Më këtë organizim po i nderoni dhe po i respektoni akterët e ndërtimi të sistemit të pavarur të arsimit 1990-99. Kur pushtetit okupues i Serbisë në vitin shkollor 1990-91 përjashtoi të rinjtë nga arsimi në gjuhën shqipe, ai largoi nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit shqiptarë me dhunë nga objektet shkollore. Çdo organizim të edukimit në gjuhën shqipe mundohej të ndalonte me aksione policore. Në Kosovë ekzistonte ky rrjet shkollor… Çerdhet e fëmijëve kanë qenë 44 në gjuhën shqipe dhe rreth 9 mijë fëmije kanë qenë të regjistruar… Qendra e studentëve dhe konviktet kanë strehuar rreth 7 mijë konviktorë atë kohë… Në këtë kohë janë për t’u përshëndetur vendimet e delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët nxorën Deklaratën Kushtetuese të 7 shtatorit ku krijuan bazën juridike për organizimin e të gjithë jetesës dhe veprimtarisë shtetërore në mënyrë të pavarur, që nënkupton dhe veprimtarinë e arsimit dhe të edukimit të ndarë nga sistemi juridik shtetëror i Serbisë”, ka thënë Gashi.

Në fund, kryetari Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti për disa prej pronarëve shtëpi-shkolla.

Ndryshe, mbi 6 000 mësimdhënës arritën të organizojnë aso-kohe mësimin nëpër shtëpitë private, pasi Serbia nuk lejoi nxënësit dhe studentët shqiptarë që mësimin ta mbajnë në objekte shkollore./kp/ KultPlus.com

Kryetari Rama i shpreh ngushëllime familjes së 30 vjeçarit që vdiq si pasojë e rënies së lisit

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ka shprehur ngushëllime familjes së 30 vjeçarit, i cili vdiq si pasojë e rrëzimit të një lisi.

Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

“Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”.

Një lis i rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës ka lënë të vdekur një 30-vjeçar.

Policia ka njoftuar se nga rrëzimi i tij është lënduar edhe një grua 35-vjeçare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor./ KultPlus.com

Presidenti i Malit të Zi vjen në Prishtinë, Përparim Rama ia dorëzon çelësin e kryeqytetit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Sot, i prishtinës, Përpari Rama ia dorëzoi atij çelësin e kryeqytetit.

Në vijim gjeni postimin e plotë të kryetarit Rama:

Nder i madh të mirëpresim sot këtu në Kryeqytet, Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Gjukanoviq!

Në shenjë mirënjohjeje e respekti, me përzemërsinë më të madhe, z. Gjukanoviq i dorëzuam çelësin e Kryeqytetit, duke synuar forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në çdo aspekt.

Jemi, e do të mbetemi fqinj të mirë për sa kohë të ketë jetë mbi tokë!

Rama: Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar Komunitetit Europian

Shtëpia e Evropës në Kosovë, e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizojnë një sërë aktivitetesh për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës. E ardhmja e gjelbër dhe transformimi digjital – Art i Rrugës.

Shefi i BE, Thomas Szunyog, është shprehur i lumtur që këtë ditë po e shënon në Kosovë, teksa ka thënë se shpreson që Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për ditën e Evropës për të festuar ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë ditën e Evropës, vitin e kaluar e kemi nisur nga Dragodani, sot po e nisim nga rrethi i Prishtinës, ku do të mbahen edhe festivale me shumë artistë. Unë mendoj se kombinimi i ngjyrave për ditën e Evropës është shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, tha ai, raporton “Ekonomia Online”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është kënaqësi kur sheh përkrahjen e BE-së për Kosovën. Ai ka deklaruar se artistët e Kosovës, do t’i japin ngjyrë murit të hirit në Kosovë edhe me flamurin e Ukrainës në shenje solidariteti për ta.

“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE-së këtu për të shënuar Ditën e Evropës. T’u pas parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian,  kjo sot tregon një suport të BE drejt anëtarësimit të Kosovës në BE”.

“Kjo tregon suport për Prishtinën intervenimet në kryeartët që t’i japim ngjyrë dhe jetë më të mirë qytetarëve të Prishtinës. Sot këtu bënë grup artistësh mi dhënë ngjyrat e Evropës këtij muri të hint, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës dhe lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama. / Gazeta Express / KultPlus.com

Rama dhe Çeku japin detaje për Muzeun e Artit Bashkëkohor, në rend Këshilli Inicues

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se Kosova së shpejti do të ketë një institucion të ri, atë të Muzeut të Artit Bashkëkohor, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Në një intervistë për KultPlus, Çeku deklaroi se janë në fillet e para konceptimit të Muzeut të ardhshëm të Artit Bashkëkohor, i cili është një institucion që Kosova nuk e ka dhe duhet ta ketë.

“Është një institucion kombëtar i kulturës për të cilin ne si ministri e kemi për detyrë që ta iniciojmë, por gjithsesi edhe me Komunën e Prishtinës për shkak të lokacionit ku duhet të ndërtohet ky muze. Tashmë e kemi konceptin fillestar dhe në ditët në vijim do të ngritet Këshilli Inicues i Muzuet të Artit Bashkëkohor, ku do të përbëhet nga emrat më eminent të artit tanë bashkëkohor, të emrave që i kemi edhe me karrierë ndërkombëtare dhe nga të tjerë. Besoj që ky këshill do t’i vëjë themelet e këtij koncepti edhe përmbajtësor se çfarë muzeu bashkëkohor të artit duhet të kemi, por edhe të konceptit arkitektonik se çfarë ndërtese duhet të bëhet. Ky muze do të shërbejë parasegjithash në komunikimin ndërkombëtar në sferën e artit, prandaj këtu jemi në hapat e parë por unë jam shumë optimist që gjatë mandatit tonë qeverisës do të jemi shumë afër e ndoshta edhe afër realizinit përfundimtar të këtij muzeu”, deklaroi Çeku.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pohuar për KultPlus se ekziton një bashkëpunim i mirëfilltë me Ministrinë e Kulturës dhe ata po punojnë së bashku në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirëfillt me Ministrinë e Kulturës, e pikëriht sot po bisedonim që piktorët e kryeqytetit e legjendave të tjera të artit, ju duhet një muze që t’i kemi të mbrojtura në mënyrë institucionale në galeri, nëpër muze të kryeqytetit. Jemi duke punuar në këtë aspekt, i kemi vendos zonat e jemi pajtu me MKRS-në për pikat, në këtë rast të Teatrit të Operas dhe Baletit. Tani jemi pajtuar edhe pikat edhe të Muzet të Artit Modern, gati janë termat e referencës dhe shumë shpejti do të kemi konkurse ndërombëtare për dizajnimin, e më pastaj dikur në vitin e ardhshëm edhe fillimin e ndërtimit të tyre”.

Komuna e Prishtinës së fundmi ka marrë vendim për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit prapa Pallatit të Rinisë. /KultPlus.com

Vepra “të thjeshta si lojë” që të bëjnë të besosh se makina e udhëtimit në kohë ekziston

Uranik Emini

Është krahasuar me piktorin Pablo Picasso, i cili konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të historisë, por kjo nuk e pengoi që shprehja më e perdorshme e artistit shqiptar, Nusret Salihamixhiq të jetë “kjo është e thjeshtë si një lojë” në çdo vepër që ai punonte, vepra që në radhë të parë përfshinin guximin në kohën kur po pikturonin dhe që përfshinin vlera shumëdimensionale, ngjyra voluminoze dhe piktura që lënë gjurmë në kohë që autori të mos harrohet kurrë, shkruan KultPlus.

Mbrëmë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës u hap ekspozita pikërisht me emrin “Loja” e artistit të shquar, Nusret Salihamixhiq, ku edhe në përpikmëri dhe vëndosshmëri u prezantuan veprat e autorit nëpër etapa të ndryshme të jetës, ekspozitë e cila është kuruar nga artisti tjetër i njohur, Jakup Ferri.

Planifikimi kërkon kohë dhe ekspozita të tilla nuk realizohen brenda muajve, gjithashtu kërkohet edhe punë e madhe, një punë që bëhet çdo ditë dhe gjithashtu gjatë gjithë këtij procesi ekziston frika se gjithë mundi dhe puna e bërë, madje edhe mund të dështojë. Por vendosmëria e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces, rezultoi suksesshëm dhe Galeria po mirëpriste njerëzit që po vinin në tufë për të parë e për të mësuar më shumë rreth veprave të artistit Salihamixhiqit.

Në një linjë me gëzimin, mungesa për të shfaqej natyrshëm

Gruaja e Nusret Salihamixhiqit, Mybera Ferizi, kujtimet për burrin e saj i mbanë në një vend të veçantë, derisa mungesa për të është e madhe.

“Unë të gjitha kujtimet me Nusretin i kam të mira. Gjithë kohën që kemi kaluar bashkë, ai ka qenë duke punuar natë e ditë. Ka punuar si profesor, është rikthyer në shtëpi dhe ka kërkuar që buka të jetë gati, mund të them që deri në shtratin e vdekjes e ka mbajtur brushën në dorë. Ka lënë piktura që nuk ka askush, mund të them që askush në botë nuk ka lënë piktura sa ka lënë Nusreti. Ai ka punuar sikurse me qenë fabrikë. Secila pikturë e tij është unikat në stilin e vet, nuk ka bërë asnjëherë një të njëjtë”, u shpreh ajo për KultPlus. 

E pyetur mbi hapjen e kësaj ekspozite, Mybera me emocione në fytyrë tha se ndjehet shumë e lumtur për këtë gjë. “Nuk e di se a mundet të bëhet më madhështore. Një gëzim tepër i madh, e gjëja e vetme që më mungon është ai, emocionet gjithmonë janë të pranishme”. 

(Mos)gatishmëria për ekspozitë dhe synimi për të rinjtë

Edhe djali i tij, Fatos Salihamixhiqi, rrëfen për KultPus se nuk ndjeheshin të gatshëm si familje për të hapur një ekspozitë të tillë, jo sepse mungojnë veprat, nuk ishin të përgatitur e në fund vedosën të sipërfaqin punën, guximin dhe pasionin e madh që ka pasur babai i tyre për artin.

“Kjo është hera e parë që veprat e tij po prezantohen në publik pas vdekjes së tij. Këto punime janë punime që janë punuar në faza të ndryshme, në etapa të ndryshme. Këtë seleksionim e ka bërë Jakup Ferri, në bazë të përzgjedhjes së tij e ka bërë për veprat që artisti ka realizuar në vitet 1960-70-80. Unë jam shumë falëndrues ndaj Dhuratës, e cila me një punë të palodhur ka bërë të pamundurën të mundurën. Unë nuk kam qenë i interesuar që në këtë kohë të hap këtë ekspozitë, nuk kam qenë unë i pëgatitur jo pse nuk kemi pasur vepra. Por e kam pasur të pamundur që t’i them jo Dhuratës dhe Jakupit”.

Sa i përket pjesës në qoftë se këto piktura janë në shitje apo jo, Fatosi thotë se për këtë gjë nuk është biseduar akoma asgjë, pasi qëllim kryesor dhe si mision kanë t’ia mundësojnë studentave, artistëve e njërëzve të ndryshëm t’i shohin ato dhe të mësojnë prej këtyre veprave.

“Këtu do të shihet guximi se si një artist si Nusreti në vitet 60-ta ka pas guximin që të bëjë vepra që vështirë është të bëhen në ditët e sotme. Për atë kohë ka qenë guxim, kështu që është shembull për gjeneratat e reja që të mos ketë paragjykime por të kenë lirinë e shprehjes në punën e tyre”.

Ideja, bashkëpunimi dhe realizimi

Drejtoresha ekzekutive e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, Dhurata Ramosaj, tregon se si erdhi nga ideja e deri te bashkëpunimi me familjarët për të risjellë veprat e Nusretit. 

“Ideja ka ardhur nga ne si udhëheqës të Galerisë së Ministrisë së Kulturës, Jakup Ferri ka qenë i ftuar. E kemi ftuar para dy viteve që të jetë pjesë e programit, pasi ekziston një procedurë e gjatë që shkon nga ftesa, pranimi e pastaj deri te ekspozita. Kemi pasur shumë kënaqësi që fillimsiht familja ka pranuar që të ekspozojë profesorin i cili nuk jeton më, e gjithashtu edhe Jakupin, i cili me qef e ka pranuar këtë obligim të ri si kurator. E deri sot i kemi vendour bashkarisht të gjitha se si do të vendosen pikturat, si do të prezantohet, si do të bëhet PR, të gjithë bashkë kemi ardhur te ideja finale”. 

Ramosaj gjithashtu njofton se data 5 maj është vendosur bashkarisht me familjen dhe gjithë të tjerët

“Data, ka qenë vjet e vendosur që të mbahet në maj. Ne kemi fatin që kjo ekspozitë të jetë e hapur edhe nga vizituesit e Manifestas, e ne jemi munduar që të jemi edhe pranë artistëve të rinj, studentëve por pse jo edhe turistat me pa një autor sikurse Nusreti. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 26 korrik të këtij viti.Sa i përket mënyrës së shitjes duhet të vendosë familja, ne e kemi hapur si promovim dhe familja duhet të vendosë për një gjë të tillë”.

Kujtime pozitive nga fëmijëria, të përhershme në sirtar

Për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, vizita në këtë ekspozitë e ka rikthyer në kohë, atëherë kur atelia e babait të tij vizitohej shpesh herë nga axha Nusret, siç e quan ai, e përveç bisedës, arti e pikturat shtoheshin takim pas takimi.

“Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme. Ne duhet t’i çmojmë vlerat e artistëve tanë, të cilat janë legjenda të kryeqytetit dhe jo vetëm. Nusret Salihamixhiqi është një piktor i veçantë me karakter botëror, e unë kam pasur fatin që ai dhe babai im të jenë miq të mirë. Unë jam rritur me pikturat e tij, ne e kemi thirrur atë axha Nusret e sot jam shumë i emocionuar sepse një numër të madh të pikturave që po i shoh unë janë të kohës kur unë nuk kam lindur dhe po e shoh atë ndërlidhshmërinë e fillesave të pikturimit të Nusretit, e deri te pikturat e tij të mëvonshme. Një kohë ai është thirrur edhe piktor më i madh se Pikaso, këto janë legjendat e kryeqytetit tonë, ky është Nusreti me të cilin duhet të mburremi ne të gjithë”, tha ai për KultPlus.

Kujtimet me artistin, Rama i ka në memorie si një gjë pozitive që do t’i mbajë me vete gjithmonë.

“Unë e mbaj mend shumë herë edhe në atelenë e babait kur vijke axha Nusret. Ai tërë kohën pinte cigare dhe mbante një brushë në dorë. Gjatë gjithë kohës ka qenë duke punuar, duke bërë skica, duke bërë art e kritika konstruktive. Babai im, Kadrush Rama dhe Nusreti kanë pasur një miqësi të mirë. Era e ngjyrave të ndryshme, buzëqeshja e shakatë që kanë bërë me njëri tjetrin, i kam në memorie si një gjë pozitive që i mbaj në vete gjithmonë”.

 “Rikthimi” i Nusret Salihamixhiqit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndau me lexuesit e KultPlus emocionet e veçanta për rikthimin e Salihamixhiqit në Galerinë e Ministrisë, pas afër 11 vitesh kur ai ishte në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare.

“Jam shumë i lumtur që Galeria e Ministrisë pas një kohe shumë të gjatë, e pas ekspozitës së fundit të Nusret Salihamixhiqit, pra, pas afër 11 vitesh e kemi edhe një herë në Galerinë e Ministrisë një nga emrat më të mëdhenj të artit bashkëkohor e pamor në vendin tonë. Ai është një figurë emblematike, të paktën për mua personalisht ndër më të mirët e vendit tonë dhe jo vetëm. Nusreti është një artist i botës shqiptare, por me përmasa ndërkombëtare, i vlerësuar edhe nga kritikët ndërkombëtarë”.

Vëllimin e madh të veprave të artistit e veçon edhe Çeku, që thotë se kjo e bën të dallueshëm nga të tjerët.

“Nusreti përpos që ka ekspozuar shumë, ka krijuar edhe shumë. Nuk dallohet vetëm për nga stili i tij shumë i veçantë, ka qenë shumë i guximshëm në kohën kur ka punuar, por dallohet edhe për nga vëllimi i krijmtarisë, ka lënë shumë vepra mbrapa”.

Blerja e veprave të artit nga artistët vendor

Çeku njofton se ka filluar cikli i parë i blerjes së veprave nga artistët vendor, derisa shumë shpejt do të aktivizohet edhe një formë tjetër e blerjes së këtyre veprave.

“Ne në Galerinë Kombëtare kemi një pjesë të vogël, por familja e cila vazhdon me shumë zell ta ruajë e t’i mirëmbajnë veprat e tij, po vazhdojnë të bëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm. Ne tashmë e kemi nisur ciklin tonë të parë të blerjes së veprave nga artistët tanë vendor, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndarë mbi 1 milionë euro për blerjen e veprave. Tashmë konkursi për blerje është i hapur dhe artistët mund të aplikojnë. Shumë shpejt do të aktivizohet edhe forma tjetër e blerjes së veprave që është përmes blerjes direkte dhe unë besoj që Salihamixhiqi dhe emra të tjerë duhet të jenë pjesë e koleksionit të shtetit me vepra të reja, sepsa disa i kemi në Galerinë tonë”.

Çeku lartësoi edhe një herë tjetër figurën madhështore të artistit, duke thënë se së shpejti do të botohet edhe një monografi me të gjitha veprat e Salihamixhiqit.

“Numri i madh i njerëzve të pranishëm këtu, anëtarë të familjes së tij, kritikët dhe fakti që ekspozita është kuruar nga artisti ynë Jakup Ferri e bën shumë madhështore këtë ngjarje. Prandaj unë besoj që kjo duhet të ketë vazhdimësinë e saj dhe një vazhdimësi që ne veçse e kemi nisur para ca kohësh me një vendim të Ministrisë, është botimi i monografisë së Nusret Salihamixhiqit, Galeria jonë e Ministrisë është duke punuar në këtë monografi me disa nga artistët, dizajnerët dhe fotografët më të mirë dhe shumë shpejti do ta kemi monografinë e të gjitha veprave të Salihamixhiqit të botuar”.

Muezu i Artit Bashkëkohor

Rama deklaroi se ekziston një bashkëpunim i mirëfillt me Ministrinë e Kulturës, e ata bashkë po punojnë edhe në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirëfillt me Ministrinë e Kulturës, e pikëriht sot po bisedonim që piktorët e kryeqytetit e legjendave të tjera të artit, ju duhet një muze që t’i kemi të mbrojtura në mënyrë institucionale në galeri, nëpër muze të kryeqytetit. Jemi duke punuar në këtë aspekt, i kemi vendos zonat e jemi pajtu me MKRS-në për pikat, në këtë rast të Teatrit të Operas dhe Baletit. Tani jemi pajtuar edhe pikat edhe të Muzet të Artit Modern, gati janë termat e referencës dhe shumë shpejti do të kemi konkurse ndërombëtare për dizajnimin, e më pastaj dikur në vitin e ardhshëm edhe fillimin e ndërtimit të tyre”.

Ndërkaq, i pari i Kulturës njoftoi për KultPlus se janë në fillet e para të konceptimit të Muzeut të ardhshëm të Artit Bashkëkohor, i cili është një institucion që Kosova nuk e ka dhe duhet ta ketë.

“Është një institucion kombëtar i kulturës për të cilin ne si ministri e kemi për detyrë që ta iniciojmë, por gjithsesi edhe me Komunën e Prishtinës për shkak të lokacionit ku duhet të ndërtohet ky muze. Tashmë e kemi konceptin fillestar dhe në ditët në vijim do të ngritet Këshilli Inicues i Muzuet të Artit Bashkëkohor, ku do të përbëhet nga emrat më eminent të artit tanë bashkëkohor, të emrave që i kemi edhe me karrierë ndërkombëtare dhe nga të tjerë. Besoj që ky këshill do t’i vëjë themelet e këtij koncepti edhe përmbajtësor se çfarë muzeu bashkëkohor të artit duhet të kemi, por edhe të konceptit arkitektonik se çfarë ndërtese duhet të bëhet. Ky institucion i ri i artit pamor duhet të jetë hapësira e re e shtetit tonë për të sigurar edhe një vend për mirënjohjen që duhet t’ia bëjmë emrave sikurse Nusret Salihamixhiqi, por jo vetëm. Ky muze do të shërbejë parasegjithash në komunikimin ndërkombëtar në sferën e artit, prandaj këtu jemi në hapat e parë por unë jam shumë optimist që gjatë mandatit tonë qeverisës do të jemi shumë afër e ndoshta edhe afër realizinit përfundimtar të këtij muzeu”, deklaroi Çeku.

Pikturat e Nusretit të japin një ndjenjë se ju po kaloni në një botë paralele, apo edhe dimension tjetër. Përmes ngjyrave, skicave, vijave, ideve të menduara, domosdo të “detyrohet” të vish në përfundim se kjo vepër është diçka jashtë kornizës së mendjes, pra, vërtetohej se imagjinata e njeriut mund të kalojë çdo kufi njerëzor.

Momenti kulminant ishte atëherë kur me shkronja të vogla dhe stil të veçantë shiheshin edhe 4 numra që kishte shkruar Nusreti, e që ishin pikërisht vitet në të cilat kishte realizuar këto vepra (1953,1960, 1973 etj), atëherë gjithçka ndryshonte dhe udhëtimi i njerëzve nëpër kohë dukej gjithnjë më i besueshëm, vepra që sipërfaqnin diçka që i përket së ardhmes, prandaj gjithsesi arti është gënjeshtra që na mundëson të kuptojmë të vërtetën.

E njohur si kërcimtare dhe koreografe moderne amerikane, Martha Graham kishte thënë se asnjë artist nuk është përpara kohës së tij. Artisti është në kohën e tij, vetëm se të tjerët janë pas kohës, prandaj neve na duhen vite të arrijmë në kohën e Nusretit dhe ai do të na presë me brushë në dorë dhe vepra të reja.

Ekspozitën “Loja” mund ta vizitoni deri më 26 korrik 2022 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. /KultPlus.com

Kryetari Rama: Vitet e pasluftës po shtohen, sivjet u bënë 23, e nga 1641 të pagjeturit ende nuk ka asnjë gjurmë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila përkon me datën e Masakrës së Mejës ka theksuar se vitet e pasluftës po shtohen e nga 1641 të pagjeturit ende nuk ka asnjë gjurmë.

“Më 27 prill 1999 forcat sërbe kryen në fshatin Mejë njërën nga masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë. Në nderim të viktimave të kësaj ploje dhe të gjitha të tjerave të luftës, Kosova shpalli 27 prillin si Ditën e të Pagjeturve.

Vitet e pasluftës po shtohen, sivjet u bënë 23, e nga 1641 të pagjeturit ende nuk ka asnjë gjurmë.
Bashkëndjejmë me familjarët e me gjithë popullin, me shpresën se drejtësia do të vihet në vend për viktimat dhe gjithë të pagjeturit e Luftës në Kosovë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Rama publikon raportin 100 ditor të punës së tij si kryetar i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar në 100 ditëshin e qeverisjes disa të arritura të cilat thotë se janë duke ndodhur për transformimin e kryeqytetit.

Rama është shprehur se gjatë këtij njëqind ditëshi bashkë me ekipin e tij kanë marr përgjegjësi për drejtimin e Kryeqytetit, me qëllim që ta jetësojnë vizionin për transformimin e Prishtinës në përputhje me planin, projektet dhe konceptet që shpalosëm vjet gjatë fushatës parazgjedhore.

“Sot, mund të shpallim se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, i kemi vënë në binarët e duhur. Siç do ta shihni në Raportin e parë të punës, projekte nga të gjitha llojet e sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rretheqark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin tonë për Prishtinën e përjetimeve; mjedisore, për hapësira të reja të gjelbëruara; bujqësore, për ujitjen e tokave të mbjella; zhvillim rural, rekreative, për më shumë ndërveprim sportiv. Këto të mësipërmet janë veç disa nga nismat e deritashme dhe të gjitha vetëm nga “ana e dukshme e medaljes””, është shprehur Rama.

Ai tutje ka treguar që gjatë këtyre muajve kanë punuar ngjeshur edhe që i gjithë kabineti të zotërojë njohje të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi (primar e sekondar) në fushën e vetëqeverisjes lokale. Partneritetet e panumërta, që gjatë këtyre ditëve i zyrtarizuan me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me ambasadorë të huaj, me ministra e titullarë të tjerë të pushtetit qëndror, si dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë, po i konkretizojnë, gjithmonë duke i gjetur pikëtakimet me palën ndërvepruese, pikërisht drejt vizionit transformues për Kryeqytetin e Prishtinës.

Sipas Ramës, ky është vetëm fillimi.

“E rëndësishmja është se jemi vënë, tashmë me hapa gjithnjë më të sigurt e më të shpejtë, në rrugë të mbarë”, shprehet kryetari.

Raportin e plotë të Komunës së Prishtinës mund ta gjeni KËTU./ KultPlus.com