Pianisti austriak Stephan Moller me masterklasë falas në Prishtinë

Pianisti i njohur austriak Stephan Moller po vjen me masterklasë në Prishtinë në kuadër të Prishtina International Summer University.

Kjo masterklasë do të jetë falas për shtetasit e vendeve të Ballkanit (jo anëtarë të BE-së), ndërsa për studentët ndërkombëtarë tarifa do të jetë 100 euro, ku përfshihet ushqimi dhe akomodimi.

Masterklasa do të mbahet në Universitetin e Prishtinës, 12-22 korrik 2022.

Linku për regjistrim: https://unvp.uni-pr.edu/ KultPlus.com