Kryeministri Kurti takoi pianisten Melisa Ibrahimi: Sukseset e tilla na rikujtojnë talentin dhe potencialin e rinisë sonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoren e saj, Alberta Troni, përcjell KultPlus.

Pianistja Ibrahimi dhe profesorja Troni kanë përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare të pianistikës. Së fundmi, më 7 korrik, ato fituan vendin e tretë në garën ndërkombëtare për të rinj “Dinu Lipatti Roma 2022”, e organizuar me mbështetjen e Presidencës së Republikës së Italisë.

Kryeministri Kurti i uroi për sukseset e deritanishme. Ai i tha se sukseset e tilla na bëjnë të gjithëve krenarë, dhe në të njëjtën kohë na rikujtojnë talentin dhe potencialin e rinisë sonë, si edhe përgjegjësinë që institucionet shtetërore kanë në mbështetje të tyre.

Melisa Ibrahimi është fituese e 15 çmimeve të ndryshme në gara të pianistikës në Gjermani, Rusi, Britani të Madhe e Suedi.

Së fundmi, ajo ka fituar medaljen e bronztë në “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022”. / KultPlus.com

mu

Pianistja Melisa Ibrahimi fiton medaljen e bronztë në “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022”

Ndonëse e re në moshë, pianistja kosovare Melisa Ibrahimi deri më tani shënon një numër të madh çmimesh nëpër garë të ndryshme ndërkombëtare për piano, shkruan KultPlus.

Rusia, Serbia, Gjermani e Londra tashmë veç janë njoftuar me talentin e saj, ku në gara të ndryshme të organizuara në këto vende, ajo ka arritur të dalë shpesh triumfuese.

Ndërsa tashmë Melisa ka njoftuar për një tjetër arritje. Është Roma vendi i cili përmes garës “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022″ ka shpërblyer pianisten kosovare me vendin e tretë.

Për këtë fitore ka njoftuar vetë Melisa duke e konsideruar si një fitore mjaft të rëndësishme që është përkrahur nga Presidenca e Republikës së Italisë.

🥉🇮🇹Vendi i III-te medalje e bronzte ne edicionin e 11-te te gares internacionale “International Music Competition for Youth DINU LIPATTI ROMA 2022” e cila eshte e perkrahur nga Presidenca e Republikes se Italise!

Faleminderit Profesoreshes sime Alberta Troni, per punen jashtezakonshme e te pakrahasueshme, dhe per perkrahjen motivuese ne kete udhetim dhe ne çdo sfide tjeter! Faleminderit nga zemra @albertatroni ❤️🙏“, ka shkruar ajo. / KultPlus.com