Vdes regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno Milkani, përmes rrjeteve sociale, ku shkroi:

‘Iku babai, shoku dhe kolegu im.’

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës.

Lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës.Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si ‘Kur zbardhi një ditë’ (1971), ‘Zonja nga qyteti’ (1976), ‘Ballë për ballë’ (1979), ‘Militanti’ (1984) dhe ‘Ngjyrat e moshës’ (1990).

Përveç regjisë, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent./ KultPlus.com

Promovohet në Pragë, libri i regjisorit Piro Milkani, “E pabesueshme por e vërtetë”

Regjisori Piro Milkani promovoi në Pragë, librin e tij me kujtime, titulluar “E pabesueshme por e vërtetë”.  Libri u promovua, në një nga ambientet më simbolike të kryeqytetit çek, në librarinë “Vaclav Havel”.

Libri “E pabesueshme por e vërtetë” është përkthyer në gjuhën çeke nga albanologu, Přemysl Vinš, nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Një mbrëmje rrëfimesh e kujtimesh ka bërë bashkë figura të njohura të kulturës çeke e shqiptare, si aktorja Barbora Štěpánová (protagoniste në filmin “Trishtimi i Znj.Schneider”), producentja Jana Tomsova, shkrimtarë dhe lexues.

Në një postim të QKLL, në rrjetet sociale, ishin veçuar disa rreshta nga kineasti e poeti Petrit Ruka, dedikuar Piro Milkani: “Nëse jeta e tij e gjatë prej artisti (ashtu si jeta e çdo njeriu) është një lumë, Milkani ulur në breg të tij, ka marrë shoshën dhe ka shpëlarë tërë rërën e bregut për të gjetur ca thërrime ari, njësoj si ata kërkuesit e dikurshëm në Alaskë, që përshkruan Xhek London. Këtë radhë nuk është ai regjisori e as skenari. Përkundrazi, e tillë është jeta e tij dhe Milkani veç sa ka xhiruar ato episode që i ka diktuar ajo, kujtesa e një jete”. / atsh / KultPlus.com