“Poetët e Simfonisë” takohen në edicionin e tretë poetik

Të enjten mbrëma në restorantin e mirënjohur të Prishtinës, “Simphony”, është mbajtur aktiviteti letrar “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë” – edicioni i tretë me radhë.

Në orën letrare shoqëruar me verë dhe tinguj të kitarës, krijimet e tyre i lexuanpoetët: Sali Bashota, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, NaimeBeqiraj, Arben Veselaj, Bujar Tafa, Isuf Hoxha, Jeton Kelmendi,Fadil Bytyqi, Xhemil Bytyqi, Bislim Ahmetaj, Jona Bajraj, kurse përmes linjës telefonike nga Belgjika u paraqit edhe poeti Skënder Sherifi. 

Në orën letrare me një interpretim artistik u paraqit edhe aktori i mirënjohur, Luan Daka.

Poeti dhe profesori i letërsisë, Sali Bashota, bashkë me pronarin e “Simphony”-s, Naim Bajraktarin, që janë dhe organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti, thanë se “Mbrëmja poetike me miqtë e Simfonisë” në të ardhmen do të shndërrohet në aktivitet të përvitshëm letrar, kur përveç orës letrare, do të ketë edhe aktivitete të tjera letrare. 

Ndryshe, restoranti i mirënjohur të kryeqytetit të Kosovës, “Simphony”, është njëri prej vendeve më të frekuentuara nga poetët dhe artistët kosovarë dhe të huaj./ KultPlus.com

Nesër mbahet edicioni i tretë “Poetët e Simfonisë”

Në shenjë të kremtimit të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, të enjten, më 12 qershor 2025, në orën 19:00, në restaurantin “Symphony”, do të mbahet edicioni i tretë i aktivitetit të përvitshëm letrar “Poetët e Simfonisë”.

Në këtë mbrëmje të veçantë, magjia e vargjeve poetike do të shoqërohet me tingujt e bukur të kitarës në ambientin e mrekullueshëm e frymëzues të “Symphonisë”.

“Poetët e Simfonisë” është mbrëmje e autorëve: Lulzim Tafa, Xhevahire Izmaku, Binak Kelmendi, Naime Beqiraj, Jeton Kelmendi, Bujar Tafa, Isuf Hoxha, Arben Veselaj, Jona Bajraj dhe Sali Bashota./ KultPlus.com