‘Mijëra dashuri rendin në qiellin e ulët, takohen dhe ndahen si vetëtimat’

Poezi nga Frederik Rreshpja

Shiu i fundit

Trak-truk, shi i verbër si at i poetëve
Duke kërkuar kështjellat.

Mijëra dashuri rendin në qiellin e ulët,
Takohen dhe ndahen si vetëtimat.

Pikë-pikë bien shpirtrat dimërorë
Një këtu, një aty trëndafilat e vdekur.
Nëpër muzgun e ngjyer me ajër.

Dikur, djalë i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar
Që tërë shirat e botës binin për mua.

Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht,
Nuk ka asnjë kuptim që bie shi. / KultPlus.com