Ambasada franceze me konkurs për përkthim në kuadër të “Pranverës së poetëve”

“Pranvera e poetëve”, është një aktivitet që organizohet në Francë dhe kudo në botë, ndërsa këtë vit për 20 vjetor do të organizohet edhe në Kosovë, në kuadër të Javëve të Frankofonisë, shkruan KultPlus.

Përmes “Pranverës së poeteve”, poezia franceze nderohet në shumë vende të botës, ndërsa tema e këtij aktiviteti, këtë vit është “Ardour”. Ambsada Franceze në Kosovë, ka organizuar një konkurs për përkthim të poezive franceze në gjuhën shqipe.

“Kush do të guxojë të sfidohet me fjalë? Të transformojë emocionet franceze në deklarata drithëruese në gjuhë shqipe?Nëse keni shpirt poeti, ejani të pajisur me fjalorin tuaj për të qenë pjesëmarrës ne konkursin tonë të përkthimit”, shkruhet në njoftimin e këtij konkursi.
Të gjithë ata që duan të aplikojnë, këtë mund ta bëjnë në linkun më poshtë.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf29wu1mTEe8pjv0mCT-tpyHUWHkmGfDazTkIuMbfNTqe1dGg/viewform?c=0&w=1
Ky aktiviteti do të mbahet më 19 mars në Universitetin e Prishtinës!nga ora 15:00 deri në 17:00 ku do të përfshihet konkursi për kategorinë e nxënësve; ndërsa nga ora 17:00 deri në 19:00, mbahet për kategorinë e të rriturve./ KultPlus.com