Prishtina ka mirëpritur sot edicionin e tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në të cilën po marrin pjesë pjesëmarrës nga mbi 45 shtete të botës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet.
“Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet, për të trajtuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve që janë viktimat më të pafajshme dhe më të prekura nga pasojat e luftërave”, ka shkruar Presidentja Osmani./KultPlus.com


