Përmbyllet edicioni i parë i PriGlobal, filmi ukrainas ‘Luxembourg, Luxembourg’ shpallet fitues

Është përmbyllur edicioni i parë i PriGlobal, javës së filmit ndërkombëtar të metrazhit të gjatë, përcjell KultPlus.

Në këtë program i cili mbahet në kuadër të PriFest, juria e përbërë nga Visar Morina – regjisor, Ilire Vinca – aktore dhe Burim Mustafa – regjisor, shpallën fitues filmin ukrainas ‘Luxembourg, Luxembourg’.

Në vijim gjeni postimin e plotë të PriFest:

Përmbyllet edicioni i parë i PriGlobal – java e filmit ndërkombëtar të metrazhit të gjatê.
Me projeksionin e mbrëmshëm të filmit ‘Ducks, an urban legend’ në Kino Armata, ku ishte prezent edhe regjisori Shahar Rozen, përfundoi PriGlobal.

Juria, në përbërje: Visar Morina – regjisor, Ilire Vinca – aktore dhe Burim Mustafa – regjisor, nga 5 filmat që ishin në konkurencë zyrtare zgjodhi filmin fitues, e ai është filmi Ukrainas: LUXEMBOURG, LUXEMBOURG nga regjisori Antonio Lukich dhe producentë Volodymyr Yatsenko dhe Anna Yatsenko.

PriFest do të vazhdon me iniciativat e reja dhe aktivitetin vjetor, në qershor nga datat 6-10 me javën e filmit dokumentar – PriDox./KultPlus.com

PriGlobal fillon sot, ju pret një javë me përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave

PriFest ka zgjeruar aktivitetet e tij me lansimin e PriGlobal, si javë e filmit e ndarë nga ngjarja kryesore që do të mbahet në shtator, përcjell KultPlus.

Nga sot, 24 prill e deri më 28 prill, PriGlobal sjell cdo natë duke filluar nga ora 20:00, një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave të pavarur artistik në qendër të qytetit, në Kino Armata. Tregime prej vendeve të ndryshme të botës që të nxisin të mendosh, të realizuara me qasje regjisoriale inovative, të shpalosura në 5 ditë të bukura pranvere.

Përzgjedhjen e filmave për PriGlobal e ka bërë Claudia Landsberger.

5 filma do të garojnë për filmin më të mirë, 3 nga këta filma janë premiera regjionale dhe 2 filma janë premiera në Kosovë.

PriFest falenderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë & Sportit të Republikës së Kosovës dhe Bankën Raiffeisen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, si dhe Kino Armatën për bashkëpunimin. / KultPlus.com