“Kah po nisen dallëndyshet?”, ekspozita e Redina Qoses, pjesë e programit të Javës së Evropës 2025, u çel mbrëmë në ambientet e qendrës kulturore Tulla.
Kjo ekspozitë sjell në vëmendje tema si migrimi, identiteti dhe kujtesa, përmes teknikës tradicionale të qilimave dhe punës së përbashkët me gra artizane.
Ekspozita u vizitua edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Ekspozita është një ftesë për reflektim mbi çfarë marrim me vete kur largohemi dhe çfarë lëmë pas. Një instalacion që flet pa fjalë, për rrënjët, largimin dhe kujtimet që na ndjekin, bën të ditur delegacioni i BE në Tiranë.
Ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë deri më 29 maj, ora 09:00–17:00 në Qendrën Kulturore Tulla në Tiranë./atsh/ KultPlus.com
