Regjistrimi i popullsisë shtyhet për 1 nëntor

Qeveria ka marrë vendim për të shtyrë për tre muaj regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi kishte për të filluar nga 1 shtatori dhe tani do të shtyhet nga 1 nëntori.

Sipas Kurtit, kjo është për shkak të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk ka arritur të planifikojë në të gjitha detajet këtë proces./Klankosova.tv/KultPlus.com

Kuvendi miraton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët opozitarë.

Pas rikthimit nga pauza, Kuvendi po vazhdon punimet, në rend të ditës është edhe debati parlamentar për mos liberalizimin e vizave. /KP/ KultPlus.com

Pas 11 viteve, Kosova do të bëjë regjistrimin e popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në vitin 2022 do të bëjnë regjistrimin e ri të popullsisë, përcjell KultPlus.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë ishte paraparë të bëhej gjatë vitit 2021, por për shkak të pandemisë një gjë e tillë është shtyrë.

“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë. /KultPlus.com