Sazet e jugut ngjiten në Amfiteatrin e Tiranës

Pas premierës së suksesshme në REJA FEST, “Saz’iso” vjen për të performuar duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhimbjen, dashurinë, humbjen, heroizmin dhe tragjedinë.

Mos mungoni në natën e paharrueshme në Amfiteatrin e Tiranës, më 25 Maj, 20:00! Në këtë skenë do të ngjiten këngëtarët e njohur përmetarë Donika Pecellari, Adriana Thanasi dhe Robert Tralo, muzikantët korçarë Telando Feto, Agron Nasi , Agron Murati dhe Aurel Qirjo, pa harruar multinstrumentistin Pëllumb Meta nga Tirana. SAZ’ISO.

Ky ansambël, i krijuar posaçërisht nga 3 miq të apasionuar të muzikës Shqiptare (gjermania Andrea Goertler, shqiptarja Edit Pula dhe amerikani Joe Boyd) vjen në skenë , pas shumë koncertesh dhe turnesh të suksesshme në Europë si premierë./KultPlus.com