Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit risjell repertorin e Fitnete Rexhës

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizoi javën e kaluar një koncert të njërës prej këngëtareve ikonë e që mbetet një nga zërat më të njohur dhe të dashur jo vetëm të trevave të Shqipërisë së Mesme por të mbarë vendit, Fitnete Rexha.

Kjo shfaqje erdhi si premiera e parë e ciklit të koncerteve të Ansamblit Popullor “Gjerdani i artë” dedikuar kësaj artisteje dhe këtij zëri brilant, i cili në fakt nuk ishte vetëm një koncert por një faqe e rëndësishme e historisë së “TKOBAP”.

Nga institucioni i teatrit kjo shfaqje është vlerësuar edhe si “tërmet emocional, në një shfaqe tepër të veçantë, të mbushur me emocione të prekshme”.

Fakti interesant dhe bën optimist shumëkënd që jeta artistike po i rikthehet edhe njëherë tjetër normalitetit dhe se kjo është një arsye më e madhe për të vazhduar fuqishëm me organizime të projekteve të përmasave të tilla është fakti që numri i personave të cilët kanë ndjekur aktivitetin në faqen e rrjeteve sociale të “TKOBAP” arriti numrin e 27,183 personave online nga e gjithë bota. /atsh / KultPlus.com

Këshilli Drejtues i TKK-së, miraton repertorin e skenës së vogël për vitin 2018-të

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, sot ka aprovuar repertorin për skenën e vogël të vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Nga tetë projekte të propozuara nga udhëheqësi artistik në koordinim me drejtorin e përgjithshëm të TKK, KD, ka aprovuar katër projekte për të u realizuar përgjatë vitit 2018-të.

Në vijim ju sjellim projektet që do të jetësohën në skenën e vogël të vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në vitin 2018-të.

“Bardh” Dubravko Mihanovic, regjia Fatos Berisha, “Ana dhe Zefi” nga Ad de Bont, regjia Erson Zymberi, “Hamleti im” nga Ag Apolloni, regjia Ilirjan Himaj dhe “Si ta vrasim presidentin” Miro Gavran, regjia Marigona Bekteshi./ KultPlus.com