Rihanna në Harper’s Bazaar, kritikohet për “papërshtatshmëri kulturore”

Sulm ndaj Rihannës. Derisa disa foto apo momente nga xhirimet për kalendarin e “Harper’s Bazaar” janë publikuar, në rrjetet sociale fansat kanë kritikuar 31-vjeçaren për papërshtatshmëri kulturore.

Seti fotografik është realizuar në Kinë dhe këngëtarja ka zgjedhur disa veshje karakteristike nga kultura kineze.

Disa i kanë vlerësuar fotot, duke shkruar se janë të pranueshme falë ekipit kreativ kinez, që është marrë me realizimin e tyre. Por fansat në Twitter kanë lëshuar një lumë kritikash, duke ndarë kulturën amerikane me atë kineze, transmeton rtk.

Edhe mediat në Kinë, ditët e fundit kanë shkaktuar debat me komentet dhe kritikat për linjën më të re të Kim Kardashian, të quajtur kimono.

Rihanna është përzgjedhur për kopertinën e “Harper’s Bazaar” për muajin gusht.

Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna është shpallur këngëtarja më e pasur në botë.

Një klasifikim i revistës “Forbs” thotë se të ardhurat e këngëtares arrijnë në rreth 530 milionë euro. Ndërkohë, në listën prestigjoze bie në sy edhe rritja e numrit të grave miliardere.

Famë dhe bukuri, por jo vetëm. Rihanna është edhe artistja grua më e pasur në botë. Kështu thotë një klasifikim i hartuar nga revista “Forbes”, që rendit gratë me të ardhura më të larta të Amerikës. Vetëm 31 vjeç, këngëtarja nga ishujt Barbados është renditur në pozicionin e 37, me një pasuri të llogaritur rreth 530 milionë euro, duke lënë pas kolege si Madona, që nuk i kalon 500 milionët, Celine Dion me 400 milionë dhe Beyonce’, me 350, përcjell abcnews.

Por të ardhurat e Rihannës nuk vijnë vetëm nga muzika. Këngëtarja është edhe një sipërmarrëse falë punës që zhvillon në fushën e modës, bizhuterive dhe bukurisë. Të ardhurat minimale për të hyrë në listën prestigjoze është 225 milionë dhe nuk ka kufij moshe, që kryesisht varion nga 21 deri në 92 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më shumë gratë biznesmene, aq sa revistës i është dashur ta zgjasë listën me 80 pozicione, një e treta më shumë se ajo e 2018-s. Thuajse gjysma e pasanikeve, rreth 37, jetojnë në kaliforni, 9 kanë zgjedhur Nju Jorkun, ndërsa 16 kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Në listën e hartuar për këtë vit, numri i femrave miliardere është rritur në 25, një më shumë se ai i vitit të kaluar.

Rihanna nuk përjashton duetin e ri me Lady Gaga

Rihanna ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Lady Gaga dhe përfshirjen e përfolur të ish-të dashurit të saj Drake në albumin e saj të nëntë.

Këngëtarja ka zbuluar se R9 është në zhvillim, por fansat nuk do të kenë mundësi të dëgjojnë duet me Gagën pasi që dy këngëtaret u lidhën në rrjetet sociale.

“Ndoshta, sepse ajo më ndoqi në Instagram (fansat mendojnë se do të ndodhë), por tani për tani nuk është duke u planifikuar”, tha Rihanna për ‘T Magazine’ të The Times. “Por nuk jam kundër”, përcjell KOHA Ditore.

Sa i përket duetit me Drake, ylli i Umbrella shtoi: “Nuk shoh se do të ndodhë. Jo në këtë album, kjo është e sigurt”.

Ajo i falënderon fansat për titullin e pasuesit të albumit të saj “Anti”, duke shtuar, “Tani për tani është R9, falë Navy (fansave). Me siguri do ta emërtoj ashtu, ‘sepse më kanë përndjekur me këtë: ‘R9, R9, kur do të dalë R9?’ Si ta pranoj një titull tjetër pasi që ky është ‘djegur’ në kafkën time?”

Rihanna kthehet në studio, së shpejti me albumin e ri reggae

Rihanna konfirmoi gjatë një interviste se së shpejti do të nxjerr në shitje albumin e saj të ri reggae.

Këtë informacion për disa vjet janë duke e pritur mijëra fansa të saj, pasi që këngëtarja së fundi është përqendruar në markën e veshjeve të personalizuar, Fenty Beauty.

Ky do të jetë albumi i saj i nëntë, i cili me gjasë do të quhet R9 dhe pritet që në fund të vitit ose në fillim të 2020 të jetë në duart e adhuruesve të këngëtares nga Barbadosi.

“Shumë më kanë pyetur se kur po vjen R9 dhe kam vendosur që ndoshta kështu do ta emërojë albumin. Si do ta pranoja një emër tjetër, kur këtë e kam futur në kokë”, tha ajo për revistën “Times “.

Këngëtarja nuk ka thënë shumë detaje për albumin, por kur u pyet për mysafirët e mundshëm, ajo sugjeroi se ajo nuk kishte asgjë kundër bashkëpunimit me Lady Gaga.

Ajo gjithashtu tha se nuk do të regjistrojë asgjë me Drake dhe përveç albumit të ri, Rihanna ka njoftuar se do të nxjerrë në shitje një album me disa prej hiteve ndër vite.

Ndryshe, albumi i fundit me emrin “Anti” Riri e kishte nxjerrë në shitje në vitin 2016 dhe deri më tani ka tetë albume prapa saj. /Telegrafi/

Hyjneshat e 2018-ës

Viti 2018 do të lë shumë momente të bukura për t’u kujtuar në botën e Hollywoodit.

Ndër to, janë edhe veshjet e bukura dhe tërheqëse të shumë të famshmeve.

Revista e modës Elle ka përgatitur një listë me veshjet më tërheqëse të vitit 2018, ku në mesin e tyre, sigurisht është edhe Dua Lipa me veshjen kur realizoi fotografi për revistën Vogue.

Gjatë këtij viti kur ndodhën shumë ngjarje, u ndanë shumë çmime, por të famshmet paraqitën mahnitshëm edhe pamjen e tyre. /KultPlus.com

Rihanna dhe Axel Rose ia ndalon presidentit Trump përdorimin e këngëve të saj në mitingje

Rihanna dhe frontmeni i “Guns N’Roses” kanë kritikuar presidentin për përdorimin e këngëve të tyre për qëllime të qarta partiake, shkruan The Guardian.

Rihanna dhe Axl Rose janë artistët e fundit që kanë kritikuar Donald Trumpin për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në tubimet partiake në prag të zgjedhjeve të afatmesme në SHBA.

Reagimi i këngëtares erdhi pasi Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.

“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragike”, transmeton lajmi.net.

Të dy artistët i bashkohen listës së gjerë të artistëve që kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në mitingje politike, e i fundit që kishte bërë një reagim të tillë ishte Pharrell Williams. /KultPlus.com

Rihanna refuzon të performojë në “SuperBowl”

Pop ylli Rihanna ka refuzuar të performojë në “SuperBowl” duke shprehur përkrahje për ish-lojtarin Colin Kaepernick dhe protestën e tij kundër racizmit.

Sipas mediave amerikane, Liga Kombëtare e Futbollit në Amerikë dhe transmetuesi CBS “kanë dashur shumë që Rihanna të jetë ylli i vitit të ardhshëm”.

Gjithsesi, ajo ka refuzuar ofertën duke përkrahur Kaepernickun, lojtari i parë që u ul në gjunjë gjatë intonimit të himnit në një ndeshje për shkak të padrejtësive në baza racore.

“Ata i ofruan që të performojë, por ajo tha jo për shkak të debatit për uljen në gjunjë. Ajo nuk pajtohet me qëndrimin e Ligës”, ka thënë një burim për “US Weekly”.

Vendimi i Kaepernickut për t’u ulur në gjunjë gjatë himnit më 2016 kishte nxitur debat të madh në SHBA, duke përfshirë edhe presidentin Donald Trump që e kishte quajtur lojtarin jopatriot. NFL më pas kishte urdhëruar lojtarët që të mos ulen në gjunjë gjatë himnit. Pas protestave, Kaepernick mbeti i papunë për sezonin e vitit 2017 dhe paditi NFL-në, duke i akuzuar për sulm ndaj tij. Ai akoma është pa ekip.

“SuperBowl” është transmetimi më i shikuar çdo vit në SHBA, duke u ndjekur rregullisht nga më shumë se 100 milionë shikues. Ndeshja e ardhshme luhet më 3 shkurt, 2019 në Atlanta./ KultPlus.com

Rihanna premton se së shpejti do sjellë këngë të reja

Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka lëshuar ndonjë muzikë të re që nga ‘ANTI’ i vitit 2016, por ajo i ka siguruar tifozët se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj të brendshme dhe filmimin, ndërkohë që premton se do të lëshojë disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një tifozi në Instagram, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e ‘Diamonds’ u përgjigj.

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo, transmeton kp.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm./KultPlus.com

Rihanna me një kërkesë të veçantë për të gjithë liderët e botës

Rihanna i bëri një replikë në Twitter kryeministrit holandez, sepse ajo dëshiron që çdo fëmijë të shkojë në shkollë.

Dëshira e Rihannës që çdo fëmijë të vijojë një edukim kualitativ, tashmë ka bërë xhiron e botës në Twitter, shkruan Global Citizen.

Në shkurt të këtij viti, mbretëresha e popit iu dërgoi statuse në Twitter liderëve botërorë duke përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Australisë.

Ajo iu kishte dërguar mesazhi Twitteri edhe kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg, në janar dhe shteteve si Kanadaja, Gjermania dhe Argjentina.

Por asnjë lider botëror nuk është i sigurt nga Rihanna dhe Holanda është shteti i fundit i fundit që ajo ka dashur të shpërndajë kauzën e saj.

Të hënën, Rihanna i dërgoi një mesazh në Twitter edhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, dhe Ministrit për Tregti të Jashtme dhe Bashkëpunime për Zhvillimin, Sigrid Kaag, duke iu kërkuar për investim më të madh në edukimin global.

Por edhe më mirë, Qeveria Holandeze i është përgjigjur!

Duke iu falënderuar përpjekjeve të Rihannës dhe të organizatës “Global Citizens”rreth botës janë mbledhur 2.3 miliardë dollarë që mos të ketë fëmijë pa vijuar shkollimin, pavarësisht se ku kanë lindur.

Holanda nuk kishte mundur të kontribuojë në këtë fond për shkak të disa ndryshimeve
që i kishte bërë Qeveria Holandeze, por ata kanë premtuar që do të përpiqen që mos të mbetet askush pa shkolluar. /KultPlus.com

Dokumentari për jetën e Rihannës do të publikohet këtë vit

Në vitin 2016, drejtori Peter Berg njoftoi se është duke punuar në një dokumentar të ri emocionues për jetën dhe karrierë e këngëtares Rihanna, duke mos dhënë më shumë informacione.

Mirepo Berg bisedoi me SlashFilm për filmin e tij “Mile 22”, dhe gjatë bisedës ai tregoi edhe se dokumenti RiRi është pothuajse gati.

“Është me të vërtetë një profil mjaft i plotë i saj dhe i rrugës që ka kaluar për tu bërë ky yll që është sot,” tha ai, para se të theksonte se “filmi do të jetë gati për një muaj e gjysmë dhe për dy muaj ne do të jemi në gjendje që ta shfaqim atë”.

Regjisori dhe këngëtarja kanë punuar së bashku në të kaluarën, pasi ajo u shfaq në filmin e tij Battleship./ KultPlus.com

Rihanna rikthehet në muzikë

Janë bërë më shumë se dy vjet që kur Rihanna ka publikuar albumin e fundit “Anti” por ka lajme të mira për fansat e saj.

Duket se këngëtarja, po përgatitet të sjellë jo një por dy albume. Rolling Stone, raporton nga disa burime se Rihanna është në kërkim të beat-eve të reja për një album që do t’i dedikohet rrënjëve të saj karaibiane, e thënë ndryshe, një projekt plot me këngë dancehall dhe reggae.

Rihanna dhe stafi i saj janë duke kërkuar mes 500 këngëve nga producentë të ndryshëm për të përzgjedhur 10 prej tyre që do t’ia vlejnë të konsiderohen prej saj. Ndërsa projekti tjetër flitet të jetë i zhanrit pop. Mesa duket Riri nuk ka ndenjur duarkryq gjithë këtë kohë, ndërkoha bota është gjithë sy e veshë për të mirëpritur muzikën e saj./KultPlus.com

Rihanna: Snapchat, ju keni shpenzuar para për të animuar diçka të qëllimshme, që sjellë turp për viktimat e dhunës në familje

Snapchat ka largua reklamën, e cila ka qenë për një lojë, që pyeste njerëzit nëse preferonin që të “godisnin Rihannën apo Chris Brown”, reklamë e cila i referohet sulmit të Chris Brown mbi këngëtaren, në vitin 2009, përcjellë KultPlus.

Snapchat ka treguar për Newsbeat se kjo reklamë e cila ishte publikuar vetëm në SHBA është larguar menjëherë. Reklamat në platformën e mediave sociale i nënshtrohen një procesi të shqyrtimit, ndërsa gjithashtu ka një listë të përmbajtjes së ndaluar. Kurse Snap ka thënë se reklamimi është rishikuar dhe se ajo ishte publikuar gabimisht.

“ U miratua gabimisht, sepse shkelë udhëzimet tona të reklamave. Ne menjëherë e larguam reklamën fundjavën e kaluar, sapo u njoftuam për të. Na vjen keq që kjo ka ndodhur”, është përgjigja e ekipit të Snapchat-it, shkruan BBC. Në anën tjetër këngëtarja Rihanna ka shfrytëzuar rrjetin e saj social Instagram për të reaguar për këtë ngjarje.

“Snapchat ju tashmë e dini që nuk jeni aplikacioni im i preferuar. Mirëpo, unë jam duke u përpjekur që ta kuptoj se përse u bë tërë kjo rrëmujë! Do të dëshiroja që të ishte injorancë, mirëpo e di që nuk jeni aq budallenj!Ju keni shpenzuar para për të animuar diçka të qëllimshme, që sjellë turp për viktimat e dhunës në familje, e të bëni shaka më të. Kjo nuk ka të bëj me ndjenjat e mia, sepse nuk kam shumë…mirëpo për gjithë ato gra, fëmijë dhe burra që kanë qenë viktima të dhunës në familje në të kaluarën e në veçanti të atyre që akoma përballën me këtë…Na keni zhgënjyer!”, ka shkruar ajo duke shtuar ‘Turp për ju’. /KultPlus.com

Rihanna, ylli më me influencë në botën e modës për 2017-ën

Platforma e kërkimit mbi modën ”Lyst” ka kurorëzuar zyrtarisht këngëtaren Rihanna si femrën më të famshme më me shumë influencë për vitin 2017.

Çdo gjë që Rihanna prek kthehet në një gjë të shitur dhe kjo falë stilit të saj të guximshëm dhe unik që nxit shitjet e mëdha për markat e modës, transmeton kp.

Sipas të dhënave të analizuara nga ”Lyst”, nga 100 milionë kërkime, 80 milionë blerës në mbarë botën janë ndikuar nga veshjet e 29-vjeçares.

Duket sikur çdo gjë që ikona e muzikës vesh njerëzit e duan, duke lënë kështu në hije edhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton.

Në fakt Middleton u rendit e pesta si femra më me influencë më 2017.

Pas Ririt në vend të dytë ishte këngëtarja Selena Gomez, në vend të tretë supermodelja Bella Hadid, ndërsa në vend të katërt u rendit rivalja e re mbretërore, Meghan Markle./ KultPlus.com

Dua Lipa e para në “Spotify”, lë prapa Beyoncen dhe Rihannan

Këngëtarja e shqiptare Dua Lipa, ka lënë prapa emra të mëdhenj si Beyonce dhe Taylor Swift, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar në platformën britanike Spotify, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Hitet e suksesshme të yllit të pop-it përfshijnë “New Rules”,e cila është dëgjuar për 464 milionë herë në mbarë botën. Kurse hiti i saj “Scared To Be Lonely”, është dëgjuar gjithsej 453 milionë herë në këtë platformë.

KultPlus ju përcjellë listën e pesë femrave më të dëgjuara në “Spotify”, në Britaninë e madhe:
1.Dua Lipa
2.Rihanna
3. Ariana Grande
4. Taylor Swift
5. Beyonce

E vërteta pas fustanit të famshëm të Rihannas

Dizajnerja kineze, Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë, deri sa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepihun e kuq, 2 vite më parë.

Ky fustan nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren por kishte qenë në atelenë e dizajneres për më shumë se tri vite derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin për t’iu përshtatur temës së Met Gala-së në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”, shkruan koha.net.

Dizajnerja 50 vjeçare kryesisht punon fustane për elitën kineze që preferojnë produktet vendore mirëpo suksesi i saj u përmbush pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme duke e bërë Pein dizajneren e parë kineze që merr pjesë në Javën e Modës në New York, raporton The Guardian.

Fustani peshon 25 kilogramë, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vite. Përkundër faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë.

Pui është shprehur se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor sepse kur ajo e dizajnoi kishte në mend një grua që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj./KultPlus.com

Rihanna sjellë produkte të reja të kozmetikës

Qendra e kozmetikës nga Rihanna “Fenty”, ka sjellë produkte të reja të kozmetikës.

Gjatë ditës së sotme, Rihanna ka njoftuar se kanë dalë 40 lloje të nuancave të sherkut të cilat i japin shkëlqim fytyrës.

“Fenty Beauty është krijuar për të gjitha llojet e lëkurave, personaliteteve të grave, kulturave dhe racave”, ka shkruar Rihanna, duke shtuar se dëshiron t’i përfshijë të gjitha femrat në kozmetikën e saj. / KultPlus.com

Rihanna shkëlqen në Javën e Modës në New York (FOTO)

Në Javën e Modës në New York, aty ku janë parë shumë yje duke shkëlqyer me pamjen e tyre, nuk ka munguar edhe ikona e modës Rihanna.

Ylli i muzikës pop, ka mahnitur të gjithë me veshjen e saj në Javën e Modës në New York.

Këngëtarja 29-vjeçare ka shkëlqyer në tapetin e kuq me një veshje ngjyrë të verdhë, teksa është grimuar thjesht po me shkëlqim nga brendi i saj Fenty.

Rihanna është drejtoreshë e kompanisë Fenty dhe në paraqitjet e saj ajo gjithmonë kujdeset të prezantojë trendet e saj. / KultPlus.com

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 07: Rihanna arrives to the Fenty by Rihanna Launch at the Duggal Greenhouse on September 7, 2017 in New York City. (Photo by Paul Morigi/WireImage)