Eurovisioni zhvendoset nga Ukraina në Britani

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se “Eurovision Song Contest 2023” do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar në emër të transmetuesit fitues të këtij viti, UA:PBC të Ukrainës.

BBC-ja do të marrë përsipër detyrat e pritjes së festivalit që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023, transmeton Zeri.info.

Këtë javë do të hapet konkursi për qytetet britanike që duan ta organizojnë Eurovisionin.

Ukraina do të kualifikohet automatikisht në finalen e madhe së bashku me 5 shtetet që zakonisht kalojnë në finale (Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia).

Televizioni publik ukrainas UA:PBC do të punojë me BBC-në për të zhvilluar elemente ukrainase në edicionin e ardhshëm http://loans-cash.net .

Në një deklaratë për shtyp të EBU-së të publikuar sot, u njoftua se ky vendim ishte marrë pas studimit të situatës në Ukrainë, ku thuhet se “me keqardhje” u mor vendim se festivali nuk mund të organizohet atje për shkak të situatës në të cilën gjendet Ukraina.

Kujtojmë se Ukraina fitoi festivalin evropian me këngën “Stefania” nga Karlush Orchestra, ndërsa Britania e Madhe është radhitur e dyta. / KultPlus.com